Pjesa 15

1.2K 73 26
                                    

"Ëmbëlsirë s'do kthehesh më atije" thyen heshtjen që po mbizotëronte që kur u larguam nga Fieri

"Zemër mos të flasim për këtë tani"

"S'dua që të qëndrosh më me atë pedofili, kërko divorcin dhe çdo gjë merr fund" thotë Leo i nervozuar

"Qetësohu Leo, në këtë moment jemi vetëm ne të dy dhe nuk të flas për asgjë tjetër" vërtet nuk mund të flisja për diçka tjetër në këto momente, jam e mbingarkuar si psikologjikisht dhe fizikisht, dua disa momente qetësie.

"Në rregull ëmbëlsirë, po e lë si muhabet por do i rikthemi sërisht kësaj bisedës" vendos dorën e tij mbi këmbën time, e pse me gjestet e vogla Leo më tregon se si është kur dikush të fal dashuri, si është kur të duan. Gjatë rrugës ishte heshtja ajo që fliste më shumë përveç disa bisedave të vogla që bëm, arritëm në Durrës dhe shkojmë tek hoteli.

"Zemër tani është vonë, a do jetë hapur hoteli tani?"

"Mos u shqetso per asgjë ëmbëlsira ime, e kam marr dhomën disa ditë më para sepse un do të merrja ty."

"E kishe menduar që t'më rrëmbeje"

"Po sigurisht" më kap prej dore "le të shkojmë" hipim në ashensor, Leo hap derën e dhomës.

"Leo"

"Po, prit të ndez dritat. A do gjë të hash?"

"Jo"

"Mund të ulesh tek krevati"

"A mund të bëjmë dashuri?" Qëndroj para tij dhe e pyes

"Çfarë po thua?"

"Dua që ti të jesh i pari, s'dua që.."

"Shhh" vendos gishtin tregues tek buzët e mija, më shikon drejt në sy "Nuk dua që të bëjmë dashuri thjeshtë për të marr virgjërinë ty, dua që ti e para të jesh gati dhe dua që të dy t'a shijojmë atë momentin, të jetë diçka e veçantë për ne."

"Më fal" shpërthejë në lot, e di u tregova shumë budallaçkë që i kërkova që të bënim seks ndërkohë ai më shpëtoi prej ferrit, nuk mendova aspakt për ne por mendova vetëm për veten, më shumë nga të gjitha për frikën time se dikush përveç tij do më preki.

"Mos kërko falje ëmbëlsira ime" më përqafon "ke nevojë të qetësohesh pak, çdo gjë do shkoj mirë tashmë unë jam me ty. Mos mendo asgjë, jepi pak kohë vetes."

"Kam nevojë të të përqafoj"

...

Shtrihemi të dy në krevat , kokën e kisha vendosur tek krahrori i tij e thjeshtë dëgjoja rrahjet e tij të zemrës, Leo luante me flokët e mija.

"Ëmbëlsirë"

"Po"

"Si thua të luajmë pak?"

"Të luajmë tani??"

"Po."

"Nuk dua të luaj, thjesht dua të rri me ty, të përqafoj ty , të ndjenjë afër meje" Leo po përpiqesh t'më lumturonte sa do pak por vetë ai është lumturia për mua.

"Ëmbëlsir të dua shumë" më puth lehtë mbi buzë

"Edhe unë" ulem sipër tij "T'i heq vëthët?"

"Hiqi"

"Akoma e paske vethin që bëm bashk"

"S'kam për t'a hequr deri në vdekje atë."

"Më fal për dhimbjen që ke përjetuar, gjithçka për fajin tim"

"Për fajin e dikujt tjetër" e kishte fjalën për babin tim "Ça muti është kjo , të detyrosh vajzën tënd që të martohet me dikë tjetër. Si ekzistojnë akoma këto gjëra të fëlliqura në shoqërinë tonë"

𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin