Pjesa 24

1.2K 71 69
                                    

Hap telefonin të cilin për 9 muaj e mbajti Albani, mesazhe të pafundme nga Laura dhe Leo, si fillim hap mesazhet e Leos të cilat thjesht më shtuan e më shumë dhimbjen. Gjatë këtyre ditë që qëndrova me Laurën nuk i hapa mesazhet sepse doja të isha vetëm kur t'i lexoja. Çdo mesazh i pa lexuar u kthye një thikë për zemrën time, gjithçka që më kishte ngelur nga Leo ishin pikërisht këto mesazhet dhe Ori. Tek mesazhet e Laures lexoj një mesazh ku thoshte:

"𝐸𝑛𝑘𝑙𝑒𝑎 𝑘𝑢 𝑗𝑒 ?? 𝑃𝑠𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑚𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑔𝑗𝑒𝑠ℎ? 𝐸𝑛𝑘𝑙𝑒𝑎 𝑚𝑒̈ 𝑘𝑡ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑖𝑔𝑗𝑒 𝑜𝑠𝑒 𝑑𝑎𝑠ℎ𝑢𝑟𝑖𝑎 𝑗𝑢𝑎𝑗 𝑑𝑜 𝑚𝑎𝑟𝑟𝑖 𝑓𝑢𝑛𝑑. 𝐾𝑜ℎ𝑒̈𝑡 𝑒 𝑓𝑢𝑛𝑑𝑖𝑡 𝑒 𝑘𝑎𝑚 𝑝𝑎𝑟𝑒̈ 𝐿𝑒𝑜𝑛 𝑚𝑒 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑣𝑎𝑗𝑧𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟, ℎ𝑎𝑗𝑑𝑒 𝑛𝑒̈ 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛𝑒̈, 𝑛𝑑𝑎ℎ𝑢 𝑠𝑎 𝑚𝑒̈ 𝑠ℎ𝑝𝑒𝑗𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝐴𝑙𝑏𝑎𝑛𝑖 𝑜𝑠𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑛𝑑𝑟𝑦𝑠ℎ𝑒 𝑑𝑜 𝑡𝑎 ℎ𝑢𝑚𝑏𝑒̈𝑠ℎ 𝐿𝑒𝑜𝑛. 𝐸𝑛𝑘𝑙𝑒𝑎𝑎𝑎..."

Pra Leo paska qenë gjatë kësaj kohe me vajzën që erdhi në spital, a duhet ta besoj se vërtet ka diçka midis tyre apo jo? A isha un fajtore që kjo lidhja jonë përfundoi kështu? A duhet të vrapojë pas kësaj lidhje akoma? A do i'a dal dot e vetme, e pse të gjithë na kanë mësuar që femra duhet të ketë në krahë një mashkull që të arrijë diçka në jetën e saj !

Sa të bukur e përshkruajnë këtë botë por ja që në të vërtetë nuk është aq e bukur, ndjeva dhimbjen kur shpesh herë qaja e me zë e pa zë ose thjesht kafshoja buzën që mos t'më dilte zë, u trishtova, humba veten por tashmë nuk mund të dëshpërohem më, jo më.Nuk dua të jem një grua që mërzitem pse u largova si nga mashkulli që dashuroja ose nga familja por dua të jem ajo grua që do luftoj për jetën time por mbi të gjitha t'a jetoj jetën time.

...

Udhëtimi zgjati 5 orë, ishte një udhëtim i lodhshëm për mua pasi herë pas here Ori qante dhe nuk arrinte ta zinte gjumi. Arrijmë në Brindisi, ja ku jam në qytet të huaj dhe as italisht nuk di të flas dhe as nuk di ku të shkoj, në xhep kam thjesht lekët që më dha gjyshi i tij që me ato s'do mbijetoj dot as edhe një ditë. Duke pyetur gjeta një hotel që nuk kushtonte shumë i cili quhesh hotel l'approdo, një dhomë e vogël por që mjaftonte për mua dhe Orin. Ori e kishte të nevojshme që të lahesh por s'mund t'a laja dot pa një govat kështu e lajë tek lavamani i banjos, gati 10 minuta prita që të vinte uji i ngrohtë, me vështirësi e lajë aty, e mbështjellë me peshqir dhe e shtrijë në krevat. Nuk kam me vete as një krem apo pudër që ai e ka të nevojshme, dhe këtë krem që kam është gati fundit. Çfarë do bëj? Ky është fillimi pas një fundi.

Lekët që kam nuk mjaftojnë as për të ngrënë buk, do përpiqem të punojë.
Zgjohem që pa dal dielli , nuk prita as që rrezet e ngrohta të diellit të ngrohjne dhomën, vendos Ori tek koshi i tij ashtu në gjum siç ishte dhe dal në qytet për të kontrolluar nëse arrija të gjëja ndonjë punë.
Pyesja por sapo më shikoni me një fëmijë në dorë nuk më pranonin pasi s'kisha askënd tjetër që të kujdesesh për të. Shkojë në një market për të blerë një buk dhe pak djath e një shishe ujë, kjo ishte e gjitha çfarë mund të blija nëse do të doja që të kaloja natën në hotel. Shkoj në hotel dhe ha pak bukë, duke lënë bukë edhe për darkë e per nesër, ushqejë Orin me gji.

Ardhja ime këtu nuk shkoi aq mirë sa mendova në fillim, pas lekët më mbaruan në mëngjesin e një dite pronari i hotelit më largon nga hoteli, ja ku jam sërisht në mes të rrugës me një foshnje në dorë. Shkoj tek shëtitorja që ndodhet gjatë bregdetit, ulem në një stol dhe shikoj detin, a duhet që sërisht të shkoj në anën tjetër, pra të rikthehem në Shqipëri? Në atë vend të mallkuar?

Cili ishte vendimi im ? Asgjë përveç se disa lotë që shpërtheun në atë moment. Një grup të rinjsh që po kalonin aty më pyesin:

"Çfarë ke ?" Në italisht, arrija t'i kuptoja këto pak fjalë por s'dija të flisja kështu i kthejë përgjigje në anglisht duke shpresuar që ata do më kuptonin

"Nuk kam se ku të shkoj, s'kam as lek dhe asgjë"

"Nga jeni ju?" Pyesin sërisht

"Nga Shqipëria"

"Pra qenke shqipëtare, ne do të ndihmojë dhe mos qajë më, bebushi i vogël ka nevojë për ty" më thotë një vajzë prej atij grupit, ajo e cila po komunikonte me mua sepse dinte anglisht. "Le të shkojmë tek bashkia"

"Shumë faleminderit"

"Asgjë, jam shum e lumtur që po të ndihmoj"

Shkojmë në bashki, së bashku me vajzën e cila le të themi u bë edhe një përkthyese për mua i'a shpjegoi atyre të gjithë historinë dhe problemin tim. Ata vendosën për mua që të jetoja në një shtëpi sociale, ku në atë shtëpi jetojnë njerëz që kanë nevojë si unë, më ndaluan të punoja deri sa të mësoja gjuhën (italishten) dhe Ori duhet të mbushte 1 vjeç sepse duhet të kujdesha për të, bashkia do më mundësonte një rrogë minimale që do më mjaftonte për të ushqyer dhe plotësuar gjërat bazë. Shkojë tek kjo shtëpia, futem brenda dhe takojë një vajzë të verbër e një vajzë tjetër dhe tre djemtë që në pamje të parë dukeshin njerëz normal por secili mbante një histori.

"Mirëserdhe" më mirëpresin, ka kaluar kaq shumë kohë kur dikush më thotë mirëserdhe në shtëpi e pse isha një e huaj për t'a.

"Përshendetje" i përshëndes të gjithë ata, u treguan shumë të sjellshëm, luan dhe po tregonin një kujdes për Orin që as babi im nuk e tregoi. Pasi jetova me ata për gati një vitë, i tregova historinë time të ashtuquajtur lavire, nje femër e përdalë në Shqipëri, këtu në asnjë moment nuk më paragjykuan dhe nuk më panë asnjëherë si një femër të përdalë apo një grua që kishte tradhëtuar por më panë si një femër të fortë që kisha luftuar me atë shoqërinë patriarkale, që kisha gjetur forcën për të jetuar e pas dhunës së ushtruar mbi mua. Sa afër jemi me Italinë e sa të ndryshëm jemi, këtu shihemi si një femër e fortë dhe kam të drejtën time për të qenë e lirë ndërsa në Shqipëri shihemi si një e përdalë, që tradhëtoi burrin e saj me dashnorin dhe që po rris fëmijën që edhe vetë babi im e quajti një kopil.

Shumë gjëra ndodhën gjatë këtij viti, shkova në Shqipëri vetëm njëher sepse duhet të firmosja për divorcin, tani isha në mbrojtjen e shtetit Italian dhe s'mund të qëndroja në Shqipëri pasi më rrezikohesha jeta ime. Largohem nga Shqiperia, ndryshe nga hera e parë që u largova si një e pashpresë këtë herë po largohesha si një femër e lirë.
Punova fortë dhe me orë të zgjatur, nga Brindisi shpërngulem në Bologna, një qytet që mund të dashurohesh shumë lehtë me të. Orin e rregjistroj në një cerdhe e po ashtu edhe unë rregjistrohem në university of bologna për psikologji, po nuk hoqa dorë nga ëndrra ime për t'u bërë psikologe. Kam punuar ditë e natë, kam studiuar fortë dhe mbi të gjitha u kujdesa shumë për Orin, kaloja kohë dhe me gjënë time më të shtrenjtë. Ori ishte rritur vërtet shumë, sa më shumë që ai rritesh aq më shumë i ngjante Leos, sytë i ka si të tija dhe buzëqeshjen, sa herë që buzëqesh më kujton buzëqeshjen e ëmbël të Leos.

Cfarë do jetë duke bërë Leo tani në këto momente? A do jetë i lumtur? A do ketë krijuar një familje të re me dikë tjetër??

"Mama" më thërret Ori që e ngre në krahë dhe e përqafoj fortë.

sʜᴘʀᴇsᴏᴊ ᴛᴊᴜ ᴘᴇ̈ʟǫᴇᴊᴇ̈ ᴘᴊᴇsᴀ ᴇ ʀᴇ ᴅʜᴇ ᴍᴇɴᴅᴏᴊ sᴇ ᴘᴊᴇsᴀ ᴛᴊᴇᴛᴇ̈ʀ ᴅᴏ ᴊᴇᴛᴇ̈ ᴘᴊᴇsᴀ ᴇ ғᴜɴᴅɪᴛ🥲🦋

ᴠᴏᴛᴇ⭐

ʟɪɴɪ ᴍᴇɴᴅɪᴍɪɴ ᴛᴜᴀᴊ ᴛᴇᴋ ᴋᴏᴍᴇɴᴛᴇᴛ💬

𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓Where stories live. Discover now