Pjesa 20

1.1K 68 34
                                    

"Enklea, bijë hyr brenda e dashur" më hap derën mami me mirësjellje

"Ç'kemi ma, si je?"

"Mirë e dashur, me Albanin ke ardhur?"

"Jo, erdha vetëm"

"Duhet të iki, ka ndodhur diçka" babi që del nga dhoma e tij e gjumit , ndalon sapo më shikon mua "Ti këtu"

"Nëse nuk do që të jem këtu, po largohem që tani"

"Ndalo aty e pafytyrë" më bërtet fortë

"Si më the? E pafytyrë?" S'mund t'a duroja këto fjalët e tij, jo pas di të vërtetën e tij, atë të vërtetën e mallkuar që u kthye në një barrë për mua.

"Të pafytyrë të thashë, se ashtu je."

"Ilir, pse i thua ashtu vajzë" pyet mami e shqetësuar dhe e frikësuar prej tij.

"Si guxon ti të kërkosh urdhër mbrojtjeje ndaj Albanit dhe do që të ndahesh prej tij. Ti pret fëmijë prej Albanit e nga ana tjetër kërkon divorcin. Kështu të kam rritur unë që të shkatërrosh familjen tënde"

"Si më ke rritur ti mua? Mendohu njëher se kush e shkatërroi familjen "
'Baba' "

"Ti nuk do ndahesh prej tij, tani do vish me mua se do të cojë tek shtëpia e tij" afrohet drejt meje ndërsa un i largohem.

"Në shtëpi the? Ajo është një burg për mua, ferr është. S'do kthehem më atije"

"Atije të rrish , atije e ke vendin ashtu si mamaja jote qëndron këtu"

"Kam duruar shum, s'mund të flasësh kështu për mamin tim sikur të jetë thjesht shërbëtorja jote, jo Zoti Iliri" për mua ai nuk është më babi im

"Enkela mos i fol ashtu babait tënd" ndërhyn mami midis nesh.

"Si mos t'i flas ashtu, Iliri nuk është më baba për mua, besoj se asnjëher s'ka qenë dhe ai asnjëherë s'më ka dashur. Burri që ti e do ma, që i qëndron në krahë, ka 20 vjetë që të tradhëton."

"Mos guxo të flasësh" Iliri babi im , përpiqet t'më ndalonte mua

"Ke frikë nga e vërteta z. Iliri, ti je thjesht një masakra që tradhëton mamin tim me një kurvë, me dashnore tënde. Do doja shumë që t'na kishe braktisur e të shkoje me të sesa t'na tradhëtoje në këtë mënyrë"

"Ti nuk i kupton këto gjëra, kështu mos fol" s'mund t'i besoj fjalëve të tij, kjo ishte e gjitha që mund të thoshte pasi e vërteta doli

"Si mos të flas, ti puthesh e shtrihesh me një femër tjetër e cila nuk është gruaja jote e as mami im dhe unë nuk e kuptoj. Ma, ndahu nga ky burrë, nga ky maskara. Të urrejë z. Ilir, i ashtuquajturi babai im , të urrejë sepse mamin e trajtoje si një leckë, sikur një përqafim apo një fjalë të mirë t'i thoshje. Sikur pak dashuri t'i falje ndërsa dashnores i thua të dua pa asnjë problem. Tani e kuptoj pse ti nuk më doje, pse më detyrove që të martohesha , se doje që të vuaja në atë ferrë. Ti je burrë, je mashkull dhe ke të drejtë të jetosh dashurinë tënd, por ashtu e të martohesh me një grua që e përdor për të bërë punët e shpisë, të rrisi fëmijët dhe ti vetë të jetosh fshehurazi atë dashuri pasionante. Ma, dua që neser të bësh kërkesë për t'u ndarë"

"Nuk mundem bija ime, ai është burri im" thotë mami duke ulur kokën.

"Hahaha ca mendoje ti se mamaja jote mund të ndahet nga mua, ajo s'mundet. As ti nuk do ndahesh nga Albani sepse nuk mund të jetosh do e vetme. Asnjë femër s'mund të jetoj pa një mashkull"

"Ma, më dëgjo cfarë po them" i shkoj afër mamit dhe i jap duart

"S'mundem bija ime, na kanë mësuar që t'i falim burrat dhe t'i ulemi atyre, ata janë shtylla e shpisë dhe nuk mund t'a shkatërroj këtë martesë kështu. Cfarë do mendojnë të tjerët?"

"Akoma mendon se çfarë do të thonë të tjerët, këtu po flasim për ty ma dhe nuk je ti që po e shkatërron këtë martesë por është ai"

"Ec Enklea, të coj në shtëpi" më kap fortë prej krahu, e kishte harruar fare që isha në muajin e shtatë të shtatzënisë.

"Nuk kthehem atije më, ngulite këtë në mëndjen tënde"

"Do kthehesh atije se kështu po të them un, ti je një grua e martuar dhe duhet t'i qëndrosh pranë bashkëshortit tënd"

"Bashkëshortit tim the? Bollllll se jam lodhur, boll" bërtas fortë e me duart e mija godisja kokën "jam lodhur, vërtetë jam lodhur shumë, nuk mundet më ky shpirt të durojë dhe unë një njeri jam, pse nuk e kuptoni këtë pse"

"Ec tani, boll me këto drama e tua, shiko se nuk po të godas vetëm se je shtatzënë" niset për t'më kapur sërisht prej krahu, por e largoj me dorën time

"Shiko, shikoj mirë këto shenjat, plasi sytë këtu" i tregojë shenjat nëpër krahë dhe tek kurrizi "Shikoj 'BABA', këto janë shenjat e zgjidhjes tënde, të zgjidhjes që t'i bëre për jetën time, këto janë shenjat e dhunës"

"Albani nuk e bën atë gjë"

"Nuk e bën? Ai më ka dhunuar duke më rrahu me rripin e pantallonave, duke goditur me shqelma dhe më abuzoi seksualisht"

"Shhh ca janë këto fjalë" nuk i tërhoqën vëmendjen aspakt fjalët e mija apo shënjat e dhunës por ishte pikërisht fjala seksualisht ajo që i tërhoqi vëmëndje

"Akoma s'duhet t'a përmend fjalën seks në shtëpi? Po të them që ai abuzoi me mua. Jam duke folur kot sepse asnjëri prej jush nuk më beson dhe kurrë s'do më kuptonin. E mban mend kur të thashë atëherë që kjo është zgjidhja jote për jetën time, a e mban ti tani përgjegjësin për gjithcka që më ndodhi. Hë fol, s'ke të drejtë të heshtësh."

"Enkela bijë, un..."

"Mos më thirr bijë mua, unë..."ndjenjë dicka nëpër këmbët e mija, mos ujërat kishin plasur, vendos duart mbi barku " Jo jo , të lutem s'dua që të ndodhi diçka ty. Të lutem shpëtojeni djali tim" humbas ndjenjat

"Enklea bija ime, Ilir shpejt njofto ambulancën."

***

Autor Pov

"A ka ndonjë doktor këtu" thërriste i shqetësuar Iliri duke shoqëruar infermierët që po e merrni Enklean me barrelë

"Cfarë ka ndodhur?" pyet doktori që shfaqet pasi dëgjoj të bërtitura

"Vajza ime, ajo është shtatzënë, ju lutem shpëtojeni atë"

"Mos u shqetësoni do bëj gjithcka për të" futet në sallën e operacionit, Enkela përmendet por sërisht ishte e pafuqishme

"Ku jam këtu?"

"Mos u shqetësoni, jeni në spital"

"Fëmija ime, ju lutem shpëtojeni atë. Zgjidhni jetën e djalit tim, dua që ai të jetoj" këto ishin fjalët e fundit që i tha doktorit para se të humbiste sërisht ndjenjat

𝐄𝐧𝐤𝐥𝐞𝐚 ✓Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt