10 vjeceNje femije e vogel ne ate te ftohte te acart,shetiste neper rruget e Londres, e friksuar.E c'mund te presesh tjeter nga nje femije?!Nuk ishte faji i saj.Jeta po ia veshtiresonte jetesen ne kete bote.Po e bente te perballej me realitetin e hidhur akoma pa hapur mire syte.
C'mund te bej nje jetime teksa gjendet e vetme?Ajo nuk mund te perballoje dot asgje.E veshtire qe ne nje bote kaq mizore te kete humanizem.
E lene jetime,jo vetem nga prinderit e saj,por dhe nga te afermit.Prinderit i vdiqen nga shkaqe te cilat ajo nuk i di.Asnje nuk ia tregonte!Pavaresisht se e vogel donte te dinte shkaqet,por te tjeret i thonin se ishte e vogel per t'i ditur.Kokfortesia e saj,e nje vajze te vogel,nuk e mundi dot ate te nje te rrituri.
Prinderit e lane te vetme me te motren.Ajo ishte shkaktaria se pse ndodhej ne rruget e Londres ne kete ore te vone.Ajo,pergjegjesja per te,e kish len te vetme me justifikime te kota.E veshur me nje veshje te cilen Viktoria e vogel nuk e njihte,nje veshje ekstravagante,ishte larguar nga ajo gazoniere ne te cilen jetonin pas.
Sic u tha,asnje nga te afermit nuk i ndihmoi.Te gjithe menduan vetem per jeten e tyre.Dhe e motra e detyruar kish shitur shtepin,per shkak te te ardhurave te paketa.E pas kesaj ishin zhvendosur ne nje gazoniere te vogel.
Ne shpine mbante nje cante,ne te cilen kish vendosur ato pak rroba qe i kishin mbetur,e ato pak sende te vyera.Ne nje xhep te fshehte te asaj cante i ndodheshin disa kursime te sajat,per te cilat e motra nuk ishte ne dijeni.Nese do e dinte do kish vdekur urie vetem ne njerin nga ato rastet kur ajo largohej e harronte ta ushqente.Largohej e vonohej jo me shume se dy dite.
Kesaj rradhe ishte ndryshe.E motra i ishte vonuar per rreth dy jave.E detyruar nga pronari i gazonieres ishte larguar.Arsyeja?Mospagesa e qerase.Me lote ne sy kishte mbledhur sendet e saj,i kishte futur ne canten e shpines dhe ish larguar sa hap e mbyll syte.
Vogelushja kokekuqe e me fytyre me quka endej akoma neper rruge edhe pas disa oresh."Amelia!" therriste here pas here te motren,por zeri i saj jehonte neper rrugicat e boshatisur.
Lote te nxehte rreshkisnin dhe ngrohnin faqet e saj te mbushur.Ishte mbeshtjell me nje batanije te holle dhe e zvarriste neper rruget e njoma.
Dritat e zbehta te rrugeve u jepnin pak shkelqim flokeve te saj.E shembellenin ne ujrat e grumbulluar vend e pavend.E shembellenin si person,por jo si shpirt.Shpirt te lodhur qe ne femijeri!
Ndiente frik aq sa per te perballuar ate qe po i ndodhte.Ndjente gjithcka negative aq sa per te mos qene e vetme,megjithese ishte.
Ndiene eren e ftohte qe e qellonte ne fytyre sikur te kish bere faj.Ndjente mallin qe kishte per familjen e saj,ate te shuaren."Mami!Babi!" peshperiste teksa lotet e ledhatonin ne vend te dores se mamase." Me merrni me vete,ju lutem!Ndihem vetem!Ku jeni?!" ai ze i embel i drejtohej qiellit pa re,atij qielli te zymte."Dua te jem me ju!" fliste e fliste mijera fjale.Shprehte mijera ndjenja!Fliste e fliste pafund!Tashme ecte ne nje tjeter rrugice.Ajo ishte nje nga me te erretat qe kish hasur der me tani.Frika iu shtua edhe me shume.Nisi te dridhej.I dridheshin kembet,kocka me te cilat qendronte ne kembe.Pak me tutje ndodhej nje tynel.Aty degjoi zera.Zera djemsh!Si nje e pafajshme u afrua per ndihme,por...
"Ku shkon moj vogelushe?!Nuk te ka thene mamaja se rrugicat nuk jane per vajzat sa ty.Nuk te ka thene te mos dalesh naten!" degjoi zerin e nje djaloshi me nje buzeqeshje dinake teksa i nderpreu rrugen.
"P..p..po ker..kerkoj motren time!" ia ktheu Viktoria e vogel,e friksuar.Hidhte hapa te vegjel per mbrapa,por ai i afrohej me shume.
"Te ndihmoj une qe ta gjesh." ia ktheu ai.Dinakeria zmadhohej akoma edhe me shume ne fytyren e tij.Syte e tij bojeqiell te hapur mbizoteronin te ndricuar ne ate cep pa drite.Ishte arsyeja tjeter e frikes se saj,shkaktari.
"Blek!" thirri nje ze prapa shpines se djaloshit me emrin Blek.Nje ze autoritar."Cfare je duke bere?Djemt po presin "pakon"!" foli serisht ai.Akoma nuk e kishte shfaqur fytyren e tij ne ate pak pjese te ndricuar.
"Kam gjetur nje karamele te vogel." ia ktheu djaloshi djallezisht.
"Po kerkoj motren time!" ngriti zerin ajo,tashme me nje ndjenje sigurie.Ajo force per te ngritur zerin i erdhi si e papritur,ndjeu nje ndjenje sigurie.Por nga cfare?!Mbase prinderit e saj i jepnin force dhe e mbronin nga aty ku ndodheshin.Sipas saj,ne parajse!
"I thashe qe ta ndihmoja une." foli serisht djaloshi "sy bardhe" dhe i shkeli syrin te panjohurit.Ky i fundit hodhi dy hapa para duke shfaqur fytyren e tij.Dallohej se ishte moshatar me djalin sy bardhe,por rreth 7-8 vite me i madh se ajo dhe me i vogel se e motra.
"Lere ate!Ajo eshte droga qe nuk shitet!" ia ktheu ai dhe Viktoria gjeti rastin te vraponte.Te vraponte me te katerta e te mos e kthente me koken pas.Por kur ndaloi ne nje vend te fshehte forca e meparshme iu zhduk,mbrojtia nuk ndodhej me,ishte zhdukur me ate largim.
La pas thirrjet e djaloshit qe e shpetoi nga sybardhi dhe u struk ne nje vend shume larg nga ai tynel.E lodhur u mbulua me batanijen e holle,te sapo nxjerre nga ajo cante sa dyfishi i saj dhe mbylli qepallat e saj te renduara tashme.
Ne enderra nuk enderroi me njebrireshat dhe keshtjellat e nje princeshe,por prinderit e saj teksa i buzeqeshnin te perqafuar.
~¥~ Pra kjo eshte historia ime e dyte.Nuk rrija dot pa e publikuar.Eshte nje histori qe me erdhi rastesisht ne mendje dhe vendosa qe ta publikoj,megjithese nuk ishte kjo e rradhes. :D
Shpresoj qe t'iu pelqej si histori!~¥~~P.s: Jepni mendimin tuaj cilado qe te jete... ;)~
YOU ARE READING
Droga qe nuk shitet
General Fiction..."Do digjesh po mos vazhdo me shume!" ia ktheu ai po ne te njejten menyre ai,por duke bere qe fryma e tij te perhapej ne pjeset e saja te zbuluara,ato me te afertat,e duke vazhduar udhetimin e tyre pak me ne brendesi te rrobave,por serisht ajo nuk...