12 vjece-Miqesia-

1.3K 110 11
                                    


12 vjece

Dy vitet e fundit kishte mesuar shume.Kishte kuptuar se jeta e rruges ishte me e veshtire se nje jete normale.Shpresat se do te permiresohej i rriteshin dita dites,por ndonjehere pesimizmi te ben qe ajo shpres te zhduket.

Jetesa ne rruge dhe mos pasja e nje familjeje,nje mbeshtetje,e kishin bere qe te lypte ne rruge,shumicen e rasteve te vidhte.Duke e kthyer ne nje eksperte!Kjo ishte jetesa e saj,te vidhte e te lypte,e ne fund te dites te shtrihej ne nje vend aspak te rehatshem.Nje vend qe e imagjinonte dita dites sikur te ishte shtepia e saj.Sa here qe shtrihej mendonte se ndodhej ne nje krevat me dyshek te bute dhe nje jastek mjaft te rehatshem.Mendonte se batanija e holle qe akoma ekzistonte,te ishte i bute edhe i ngrohte.Me pak fjale Viktoria shihte enderra me sy hapur,sepse ne ato me sy mbyllur ishte shfaqur nje mister i ri.

Nje djal e ndiqte kudo.Fytyren asnjehere nuk ia sheh dhe zerin asnjehere nuk ia degjon.Sa here qe mendohej t'i afrohet ai zhdukej.E me pas ishte kjo qe e kerkonte dhe e ndiqte pa asnje rezultat.E kish enderruar,por pas kesaj cdo gje i fshihej nga memoria."Edhe nje tjeter makth!" mendonte pas zgjimit te saj ne oret e vona te nates.

Ndersa prinderit,ato i shfaqeshin te lumtur e te perqafuar si gjithmone.Aq te lumtur saqe ajo here pas here i drejtohej qiellit,gjithnje te zymte,cetem me nje pyetje: A nuk e ndieni ate qe un' po perjetoj?"  Por pergjigje nuk kishte,po here pas here kishte vetem shkreptima qe ndriconin qiellin.

Pas shikimit te endrrave gjithmon dilte nga ajo godine e harruar edhe shetiste neper rruge.Tashme kishte mesuar cdo cep te atij qyteti,cdo vrime miu,e thene ndryshe.

Sot ishte nje dite aspak ndryshe nga te tjerat.Me rrobat e vjedhur se fundmi del dhe shijon ajrin e nates.

Floket i ishin zgjatur goxha.Trupi i saj nuk ishte me ai imcaku,por i nje vajze te rritur tashme,ndonese jo me moshe.Qukat avash avash po i zhdukeshin.Ngjyra jeshil e syve i theksohej me shume.Gjoksi kish nisur te rritej dita dites,per te mos lene pas as te pasmet e saj.Sa her gjate dites dilte per shetitje,nuk mund t'i shmangte dot rastet kur djemt i jargaviteshin,por ajo as qe ua varte.

Ishte rritur!Jo vetem fizikisht,por edhe menderisht.Kishte arritur te kishte njohuri pothuajse per gjithcka.Lexonte libra te ndryshem qe njerezit hidhnin neper kazane."Si nuk ia dini vleren!" kishte thene nje dite.Askush nuk e kishte degjuar.E kush mund te degjonte nje endacake rrugesh qe endej vend e pavend duke vjedhur e lypur.

Nje dite nga ato te sajat kishte hasur nje vajze qe ngacmohej nga nje cun.Ishte nevrikosur aq sa i afrohet djalit dhe i ngul bicakun e saj,te cilin nuk e ndante asnjehere nga vetja,ai bicak kish zevendesuar arushet dhe kukullat barbi.Sigurisht qe nuk ia nguli ne nje vend qe atij t'i shkaktonte vdekjen.Pas kesaj ishte larguar pa kthyer koken per asgje.

"Hej shum faleminderit.Dena!" falenderoj dhe u prezantua vajza e shpetuar.Tashme vajza me emrin Dena ishte qetesuar nga ndodhia e meparshme dhe i buzeqeshte embelsisht Viktorias.

"Asgje!" ia ktheu Viktoria serioze me veshtrimin drejte.Serioziteti ishte nje nder gjerat qe praktikonte cdo dite,nuk kishte shaka e batuta per te.Madje vetja ndonjehere i dukej e cmendur!

"Ku jeton?" pyeti sinqerisht ajo.

"Aty ku ti nuk e imagjinon dot jo me te jetosh." ia ktheu tjetra pa e pare ne sy.

"Pse ku jeton ti?" e pyeti serisht.

"Nuk paske te ndalur ti.Vetem te flasesh di." i foli ter inat.

"Epo kur rri ter diten me nje kujdestare llafazane keshtu do behesh.Kot nuk e thone ate shprehjen...prit si eshte..." fliste duke u menduar. "Ahh po,Me thuaj se me ke rri te te them se kush je!" foli serish pas njefare kohe,nderkohe qe edhe ecnin.

"Uff!" shfryu e lodhur nga gjithe keto fjale.Vetmia nuk ia kishte mesuar kete gje.

"Te prezantohemi sic duhet.Jam Dena.Jetime!Dhe 14 vjece!" u prezantua pak me teper si dhe duke buzeqeshur.
Viktoria ndjeu dicka ne zemer sapo fjala "jetime" u permend.Kishte gjetur dike si vetja.Kjo i pelqeu me shume.

"Viktoria.12 vjece dhe jetime si ty!" ia ktheu tashme pergjigjen.

"Waw jemi njesoj,por nuk me dukesh si 12 vjecare ti mua!"

"Po pra!" ia ktheu shkurtimisht.

"Ne cilen jetimore ben pjese ti?" e pyeti Dena.

"Jetoj e vetme.Nuk kam nevoj per jetimore." ia ktheu ajo.

"A mund te bashkohem edhe une me ty?" pyeti serisht.

"Nese nuk do flasesh kaq shume...po!" ia ktheu dhe serisht serioziteti ne fytyren e saj nuk u largua.Ndiente se duhej te kish shoqeri me dike.Ndiente se Denes mund t'i besonte.

"Hajde edhe ti tani,mos bej kshu!" i foli nderkohe qe e shtyu tutje me bel.
"Mund te shkojme per te marre rrobat e mia?" pyeti ajo dhe Viktoria vetem pohoi.

"Merr nje batanije." ishte fjala e fundit qe tha dhe me pas heshten.

Dena ishte nje vajze me e shkurter se Viktoria.Flok geshtenje dhe syte kafe mjalti.Trup jo shume te beshem.Ne fytyre i mbizoteronte nje buzeqeshje e sinqerte.E vetmja gje qe kishin te perbashket deri me tani ishin forma e flokeve,kacurrelat e pabindura te tyre...

"Shoqe!" i kish thene Dena nje dite tjeter dhe ajo kishte pohuar.Me pas kishte marre nje perqafim mbytes nga ajo,por te ngrohte.

Nje miqesi e re!Kohe pa pasur nje mike te sajen.Kohe pa qene me nje person,te cilit mund t'i tregonte te verteten e saj.Te dyja kishin folur rreth jetes se tyre.Qe pas asaj nate kur kerkonte te motren,nuk kish ndjere me lote ne syt e saj.E ndersa diten kur u hap me Denen ajo ishte cliruar nga cdo gje qe mbante perbrenda.Vetem Dena e kuptoi,vetem ajo ia njohu dhimbjen.

"Ketu jeton ti?" e kishte pyetur diten e pare Dena.

"Po!" Ia kish kthyer ajo."Pse?" foli serisht para se Dena te shpallte

"Sepse...sepse qenka shume qejf.Te kesh nje vend komplet tendin." i foli ajo duke enderruar.

"Dhe te rrenuar!" ia kish kthyer ajo duke rrotulluar syte.

Ditet kalonin per te dyja,ashtu sic edhe ndryshonin ato teksa hidhnin hapat e tyre.Rriteshin dita dites bashke me miqesine e tyre te shtrenjte…

Droga qe nuk shitetWhere stories live. Discover now