-Ngrohtesi!-

1K 77 13
                                    

Miremengjesi miq...
Nje pjes jo shume e gjate,por qe mua nga fundi me pelqen shume..
Enjoy this part ;) Shpresoj tiu pelqej si gjithmone!!!

Kalofshi bukur sot... :)

⬇⬇⬇⬇⬇⬇⬇⬇⬇⬇⬇⬇⬇




U largua me vrap prej asaj shtepie.Te cikes nuk donte t'ia shihte me bojen.Per pak do kish ndiere serisht ndjesin e te perdhunuarit.Por kishte shpetuar,kesaj rradhe Zoti kishte menduar per te...

Zemra i gufonte nga frika.Ndihej e pambrojtur!Nxitimi i ishte shpejtuar ne te ecur,Floket kacurrela i ishin te shperndara e te fryre.Ndiente frike!Per here te pare ajo ndiente frik!
Ate ndienje humane te padeshiruar..

"Ku je?" peshperiti me vete.-Ke therriste?Ke kerkonte?Pse lotet po i dilnin?!-E ndjente nxehtesin e atij uji te pershkronte faqen e saj te bute e te thate.Ndjente syte e skuqur,te marre flak.Ndjeu buze e duar t'i dridhedhin,si e droguar.Ndjeu trupin e zhveshur!

"Pse kaq e veshtire?" e serisht peshperiti.-Po tani kujt i drejtohej?!-Jetes!Pse nuk i thonin arsyen?!Kaq te veshtire e kishin t'ia shpjegonin!Pse e kishte aq te veshtire ate jete te ndyre!Shanc i humbur,per ta jetuar si gjithe te tjeret.Per te qene edhe ajo e buzeqeshur si qindra buze te harkuar,qofte edhe fallso.Por nuk mundej,nuk mundej te genjente!S'mund te shtirej sikur asgje nuk i kishte ndodhur.Ta merrte jeten e saj sikur,e veshtiresit e saj t'i kalonte aq lehte.E pamundur!

"Loto edhe ti me mua!" ngriti koken drejt qiellit dhe brendesia e saj i uleriti atij.Lote te pashtershme!
"Loto!" bertiti.I bertiti qe ai ta ndjente.Te ndjehej njesoj si ajo!
U gjunjezua ne rruge e me koken e ngritur kapi floket e saj,i nderthuri mes gishtat,e grushtoi duart.I grushtoi aq shume,por ata mbijetuan dhe nuk u shkulen.

"He pra c'pret!Loto bashke me mua!" tha serisht,bertiti serisht."Ose loto ti per mua,sepse une fuqi nuk kam me!" ze cjerrur foli serisht,e pafuqishme!

Ai iu pergjigj.Mbi te rane lotet e tij si ujvare.Rrebeshi filloi,ndersa ajo akoma qante!Shihej qarte se si trupi i saj bente ulje ngritje!Se si shkrihej ne te qare...

I buzeqeshi!I tregoi se u ndje mire qe ai e kuptoi.Qe qau me te.I buzeqeshi cmendurisht e po cmendurisht u nis me vrap neper shi.Por serisht ndaloi!Ndaloi e hapi gojen,ne menyre qe ai uje i rene nga qielli te lagte fytin e saj te thare.Ta njomte qe zeri mos t'i dilte me i ngjirur!

Ajo skene,ajo cmenduri qe ajo po bente,ishte deshire e shprehur e dikujt.Dikujt qe nuk ish i pranishem.Dikujt qe do perfitonte nga situata per te plotesuar deshirat e kenaqesit e tij.Dikujt qe nuk ish i pranishem,por vetem disa hapa large..

E serisht vrapoi...E serisht ndaloi me lotet e pareshtur...

***

Nxorri çelesat nga xhepi i xhaketes.Duardridhur provonte te hapte deren,por e pamundur.Celesi nuk gjente dot nje hyrje..

E kur me ne fund e hapi,atletet e qulleta i la jashte deres,ne pragun e saj.Duke terhequr veten zvarre arriti prane dhomes se saj.

"Tani vihet ne shtepi!" degjoi nje ze ta ngacmonte ne vesh.Kthehu koken dhe indiferente pa ate te mbeshtetur ne murin e atij korridori e me krahet e kryqezuar.

Ne tjeter rast do e pershkruante ndryshe qendrimin e tij ne mendjen e saj,por sot jo.Sot nuk kishte fuqi per te atilla gjera.

Pa i kthyer pergjigje drejtohet per te hyre ne dhomen e saj.Epo serisht nje penges tjeter..

"Te ka ngren macja gjuhen!" shikimi i tij ndricues nuk i shpetoi Viktorias,nuk ishte e nevojshme qe dritat te mbaheshin ndezur.

"Qepe Liven!Shko se po te presin,mua me ler rehat." foli pa deshire.

"U bere xheloze ti!" tha dhe iu afrua aq afer saqe hapsire nuk kishte mbetur shume midis tyre.

"Zhduku!" foli ashper.I dha nje te shtyre trupit te tij,e me shpejtesi hyri ne dhome.Iu drejtua banjos,aty ku do bente nje dush te nxehte.Sepse nxehtesia qetesonte ate.

"Pse?" pyeti veten."Pse e largove?" foli serisht.Ne ate moment cdo ndjenje negative per te ishte zhdukur,per te mbire mbrojtjen dhe ngrohtesin.Ai i zhduku cdo gje!

Qetesisht qendroi nen ujin qe rreshkitshem dilte prej atij "mikrofon-nxjerres" uji.E ngrire si statuje ferkonte veten,derisa per nje moment
nuk qendroi dot ne kembe.E mbeshtetur ne pllaka rreshkiti per tu ulur ne qeramiken e ftohte.E serisht qau...e serisht!

Pasi kishte perfunduar se lari e se thari floket niset per tu shtrire,por jo pa veshtruar edhe shoqen e saj qe qetesisht flinte gjum.Deshiroi te ishte ne vendin e saj,te mos shihte makthe e qetesisht te flinte.

U mbulua dhe syte i mbylli.Sic kish ndodhur kohet e fundit sapo ate niste ta zinte gjumi e dicka e zgjonte serisht,degjoi deren te hapej.Hapa te lehte dhe te ngadalte i afroheshin.Hapa mbrojtes!

Ndjeu shtresat mbulues te ngriheshin dhe te ftohtin t'i futej ne shtrat.Por ajo ngrohtesi qe i erdhi me pas ishte e pa pershkruar,munguese.As mbulesat nuk arrinin ta ngrohnin aq shume sa ai.Ndjeu nje dore t'i kalonte ne bel dhe nje force terheqese.Ai e afroi prane vetes dhe puthiti trupat e tyre ne nje.Frymemarrja i ledhatonte qafen,ia perkedhelte aq sa arriti te dridhej.

"Cfare ben ketu?" e pyeti ajo duke peshperitur.

"Shshsh!" ishte e vemja gje qe ai i tha.

"Te pyeta c'ben ketu?" foli serisht,e kesaj rradhe ne tone urdheruese.

"Te ngroh ty meqe te ftohu shiu!" iu pergjigj ai.Nuhaste aromen e saj dhe ajo aromen e tij.Arom e te cileve bashkohej ne nje,duke e bere te vecante.

"Kush te tha qe kam nevoj te me ngrohesh?"

"Trupi jot!" dhe trupi asaj ne ate moment u drodh."Sic po me flet edhe tani!" shtoi serisht dhe nenqeshi.

U kthye perball tij.Shiheshin ne sy e flisnin fjale,fjale ngacmuese.Ne nje moment nderthuren kembet me njeri tjetrin,e ne nje moment tjeter ajo afroi fytyren e saj prane qafes se tij.Merrte prej tij ajrin e nevojshem.Ate O2-on e munguar!E ai puthi koken e saj, nepermjet te ciles transmetoi dashuri.

"Mos me ler edhe ti!Qendro prane meje!Mos u largo e mos me trajto keq!Ti me nevojitesh!" peshperiti ajo,para se gjumi ta merrte.Nje lot i shpetoi per te fundit here ate dite.Lot qe njomi bluzen e tij.
Ndersa ai,ai premtoi ne heshtje.I premtoi pa e degjuar ajo.Sepse premtimin e tij ajo nuk mund ta degjonte,vetem ta kuptonte me vepra.Sepse ai do e plotesonte ate veprim.Do e degjonte lutjen e asaj nate..!

Droga qe nuk shitetWhere stories live. Discover now