Koha kishte kaluar per ta.Asgje nuk kishte ndryshuar pervec moshes,pervec lidhjeve midis tyre dhe fytyrave.Cdo lidhje ishte e njejte:sjellja,dashuria,miqesia,ndjenjat.Vetem se kishin arritur te ecnin perpara pa e kthyer per asnje moment koken pas.Pa u penduar per asgje!
Albumi i fotografive sa vinte e shtohej nga dita ne dite.Fotografi te qeshura,poza te ndryshme,ne momente te ndryshme...ata te paharrueshmet.Nje album mbushej,pasohej tjetri e tjetri...derisa nje mini bibliotek ishte krijuar ne nje cep te dhomes se pritjes.Ato foto qe shiheshin ne cdo feste te tyre,ne cdo gezim ose dhe ne perditshmeri.Qeshnin e qanin duke i kujtuar!
E kur cdo gje e shkuar zhduket,rilind nje jete e re.Ashtu kish ndodhur me familjen e tyre.Jo vetem qe midis tyre ishte shtuar nje anetare tjeter pas Laurenit,Kiara,por edhe cifte kishin lindur.Dena kishte gjetur princin e saj te kalter shqipetar,Leon.Regit dhe Blekut gjithashtu iu ishin mbledhur kembet.Regit vetem nga nje vajze,Xhina,ndersa Blekut nga dy,pervec gruas se tij,Anes,ishte dhe e bija.Regi dhe Dena ishin te vetmit qe kishin djem,te lindur per te mbrojtur motrat e tyre.
Familja ishte zmadhuar.Gjithashtu dhe shtepia.Ata ishin transferuar ne dy vila dy kateshe ngjitur me njera-tjetren,te vendosur per te jetuar sebashku.Ne njeren jetonte Blek dhe Dena,ndersa ne tjetren Liven me Viktorian dhe Regi.Lokali i tyre nga i thjeshte ishte shnderruar ne nje restorant,e nga nje kishte pasuar ne dy te tjere.Bizneset e tyre sa vinin e rriteshin dhe per kete mund te thuhej se mundimi i tyre ia kishte vlejtur.
Liven dhe Viktoria jetonin ne dashurin e tyre.Dashuri qe kishte arritur te celte dy gonxhe,dy vajzat e tyre,Lauren dhe Kiara.Tashme Viktoria ishte plot tetembedhjet vjece,nje vajze teper e bukur,magjepsese me sakt.Nje femer me plot kujtimin e saj.Ndersa Kiara qe sapo kishte hyre ne te katermbedhjetat,i ngjante Livenit,aspak e ndrojtur sic e motra ishte dhe jo shume e qeshur.Ajo ngjante ne djaloshin shtatembedhjete vjeçar qe Liveni kishte qene dikur.Motrat shkonin shume mire me njera -tjetren.Mes tyre gjenin edhe shoqen e ngushte pervec motres.Arrinin te kishin gjuhen e perbashket midis tyre.Keshilloheshin me njera-tjetren pa pasur nevoje per ndihmen e Viktorias.Megjithese me e vogel Kiara arrinte te kuptonte,e ndonjehere keshillonte ne menyren e duhur.
Vitet kishin kaluar!Te themi se ato nuk ishin ndjere aspak nga ata do ishte mese e sakte.Akoma ndiheshin sikur ishin ende ne rinine e tyre.I kishin mbijetuar barkes se pare te tyre,e cila ishte mbytur ne ujerat e jetes,per tu zhvendosur ne nje tjeter,ndodhur ne ujera me te qete.
"Mami me duhet fustani per sonte dhe pak ore kane mbetur." u degjua zeri i Lauren,ze qe permbante ankthin brenda saj.
"Cfare te te them une zemer!Merr Kiaren dhe shkoni tek dyqani qe e keni porositur." u pergjigj me zerin e pafajshem ajo.Nje femer qe ende nuk kishte ndryshuar.Pas atyre qe i kishin ndodhur nuk kishte rene si njeri,por ende qendronte e forte ne kembe dhe e re si ne shpirt edhe ne fytyre.Shijonte ato qe jeta i kishte falur,ato qe e benin te lumtur.
"Hej njerez,me dorezuan nje pako ne dore me thane se ishte per zonjush Laurenin." u degjua zeri i Livenit qe sa vinte e ndihej me shume derisa u shfaq perball tyre me nje kuti ne duart e tij.Kish mbetur i njejti si me pare,por me burreror.
"Ma jep shpejt ketu ba!Kete po prisja!" tha Lauren dhe me nxitim rrembeu prej tij kutine per t'iu drejtuar me pas dhomes se saj."Kiara hajde me ndihmo,te lutem!" therriti me te madhe qe nga dhoma e saj.
Ajo shfryu nga gjithe kjo atmosfere qe ishte krijuar e duke zvarritur kembet drejtohet per tek e motra."Qetesohu se na cmende!" iu ankua sapo hyri ne dhome.
"Kam shume emocione Kia,Klintoni me familjen e tij do vijne sonte.O zot nuk e ke iden si ndihem." fliste papushim.
"E kam si nuk e kam..." ndaloi ajo."po nuk e them!" shtoi pas nje cop here.
"Kiar nuk kam nerva per humorin tend te bukur po afrohu dhe me mberthe fustanin."
YOU ARE READING
Droga qe nuk shitet
General Fiction..."Do digjesh po mos vazhdo me shume!" ia ktheu ai po ne te njejten menyre ai,por duke bere qe fryma e tij te perhapej ne pjeset e saja te zbuluara,ato me te afertat,e duke vazhduar udhetimin e tyre pak me ne brendesi te rrobave,por serisht ajo nuk...