Sapo tha ate fjale nje kercitje dere u degjua,nga ato qe sillnin termet.Nga ato ku zbrazje nervat e ngritura ne kulm.Ajo kercitje jo vetem qe tronditi themelet e dhtepis,por edhe vete Viktorian.
Te dyja dolem per te pare se kush ishte ai dhe mesuan se kishte qene vete Liveni.
"Po ai c'pati?" pyeti Dena.
"Nuk e dim!Ishte duke vajtur per ne dhomen e tij kur as 2 minuta ai doli i xhindosur nga shtepia." u pergjigj Regi.
Ne mendje i kaloi fakti nese ai do e kishte degjuar teksa fliste,do kishte degjuar per urrejtjen e saj.Por jo nuk ka mundesi,mendonte ajo.
E verteta ishte se ai e kishte degjuar.Kishte degjuar teksa pohonte urrejtjen e saj ndaj dashuris.Ishte xhindosur me faktin se ajo mendonte se cdo dashuri eshte njesoj.Se ne mendjen e saj fjala dashuri mohej.Por ai nuk e di te verteten e saj.
Nuk e di se asaj iu mohua e drejta per te dashuruar,per tu dashuruar.I humbi e drejta e mbrojtjes nga dikush,e drejta e te qenurit e sigurt.Dhe qe pas asaj nate cdo mashkull per te te ishte njesoj.Ai nuk dinte sekretet e saj me te fshehta...Nuk dinte asgje!
.....
I vendosur per ta harruar perfundoi ne nje nga baret e njohura e te populluara te Londres.Me qellimin per ta harruar boten qe e mbeshtillte,per te harruar ate dhe ndjenjat ndaj saj.
Per te ishte hera e pare qe dashuronte,dashuronte me te vertet. Hera e pare ku mendonte tere kohes vetem per nje person,pikturonte ne mendjen e tij portretin e vetem nje femre.
Te tjerat here kishin qene vetem kalim rradhe per te,por kjo...kjo ishte nga ata qe me pak fjale te mblidhnin si mashkull.Te benin te peruleshe para saj,e ne qenien tende te mos ekzistonte asnje tjeter pervec atij personi te vecante.Ishte heret per ta shprehur ate dashuri,heret per ta zgjuar,por asnjehere vone per ta perjetuar.
...gota e pare...nje djegie fyti..
...gota e dyte...nxehtesi qe perhapej ne te gjithe trupin...
...gota e trete...asgje me shume...
...gota e katert...paraardhese te pestes...
...gota e peste...kerkimi i nje shisheje...
...nje shishe...paraardhese e tjetres...
Nuk i mjaftonin gotat,e as dy shishe nuk mjaftonin.Asgje nuk po mjaftonte per te harruar ate.
"Deshiron ngushellim zemer?" pyeti nje ze i cjerrur femeror,duart e se ciles nisen te ferkoheshin ne trupin e tij.
E pa me syte gati gati te perenduar,por e permbante veten shume mire.Nuk ishte edhe aq i dehur.Vetedijshmeria ekzistonte akoma,por ishte pija qe beri ate ta pranonte ngushellimin e saj.
"Eja ne katin e siperm,kam dhomen!" i foli serisht dhe duart e saj te paturpshme udhetuan ne pjesen qe tregonin burrerin e cdo mashkulli ne shtrat.E ledhatonte,por asgje nuk ndjente nderkoh,asnje ndjesi nuk iu krijua.
"Jo!" u pergjigj bindshem."Do shkojme me shtepin time!" i foli ai dhe nisi ta terhiqte per ne dalje te lokalit,jo pa paguar faturen.
Sapo doli nga lokali u ndesh me ajrin e ftohte te Londres.Ajrin e ftohte te asaj nate.Ajer i cili arriti ta ngrohte,por jo aq sa prania e saj.Jo aq sa nata e kaluar teksa ndodhej vetem pak centimetra larg saj.Atehere e kishte ndjere ngrohtesin e munguar te gjithe ketyre viteve jete.Ndonese kontakt fizik nuk kishte pasur,prania e saj aq e afert kishte bere qe gjaku t'i vlonte e zemra t'i buciste aq sa edhe nje i shurdhet mund ta degjonte.
Hyne ne shtepi e ai akoma e terhiqte pas vetes se tij,duke iu drejtuar dhomes se tij.Ndjeu frymore te pranishem,por nuk pa askend prej tyre..vetem bertiti me zerin e lekundshem nga pija:
YOU ARE READING
Droga qe nuk shitet
General Fiction..."Do digjesh po mos vazhdo me shume!" ia ktheu ai po ne te njejten menyre ai,por duke bere qe fryma e tij te perhapej ne pjeset e saja te zbuluara,ato me te afertat,e duke vazhduar udhetimin e tyre pak me ne brendesi te rrobave,por serisht ajo nuk...