-Permiresimi-

1K 84 13
                                    


U habit kur gjeti veten e saj ne spital.Gjeja e fundit qe mbante mend ishte karuseli,te qeshurat e kota dhe fytyra e Livenit.

Koka po i dhimbte pamase,ndersa trupin e ndiente te mpire.Vinte era alkol,madje edhe kolltuku kishte marre ate ere.Vendosi te hap dritaret,ajri i rende qe mbizoteronte aty duhej te largohej.

"Aa syt e mi!" u ankua kur ndjeu driten te depertonte ne syte e saj."Oh zot i madh,si kam perfunduar ketu?" pyeste veten ajo,por pa pergjigje.Mundohej te kujtonte dicka e asgje nuk i shfaqej.

"Si ma bere gjumin sot?Je shendosh duke ndejtur ter kohen shtrire." iu drejtua Denes.Iu afrua prane dhe i shtrengoi doren."Me fal per eren time dhe te dhomes!" iu drejtua serisht asaj.

"Vogelushe!" degjoi zerin e Blekut.Ai qendronte ne hyrje te dhomes, mbeshtetur ne pragun e deres i qeshur.

Viktoria hodhi syte e ftohte nga ai pa folur,por zhurma e aparatures ia terhoqi vemendjen.Pa se ritmi i rrahjeve te zemres se Denes nisi te shpejtohej.E cuditshmja ishte se ndodhi ne momentin kur Blek u shfaq ne dhome.

"Pse tani?Pse jo me heret ose me vone kur ai te mos jete?" pyeste veten. "Mos u be budallack Viktoria po therrit doktorin.Dena ka rendesi ketu jo mendimet e tua te kota." gjykoi veten e saj.

"Shko lajmero doktorin.Shpejt!" iu drejtua Blekut me zerin e ngritur.
Pa se si ai u nis me nxitim.Ndjeu se si era e parfumit te tij u perhap sapo ai u largua furishem.

"Hej Blek!" degjoi nje ze tjeter pas dere.Ishte zeri i Livenit."Ku shkoi ai?" pyeti Viktorian pasi kishte hyre ne dhome.

"Cfare kerkon ketu?" ia ktheu me pyetje ajo.

"Erdha te shoh se si je pas se djeshmes." i foli pafajesisht.

"Nuk eshte e nevojshme,mund te ikesh." injoroi ajo."Dreq po ky mut doktori pse nuk po vjen?" mendoi me vete.Deshironte te mos gjendej e vetme me ate.Megjithese e pranishme ishte edhe Dena,por ajo qendronte me nje kemb mbi varr.

"Njeriu ka..." por fjalen ia nderpreu mjeku i cili hyri ne dhome bashke me Blekun.Liven shtrengoi duart dhe qendroi i ngrire derisa zeri i doktorit u degjua:

"Dilni nga dhoma ju lutem!Me duhet te vizitoj pacienten." iu drejtua mjeku per te disaten here atij.

Pasi erdhi ne vete i largua nga dhoma.As me Blekun nuk qendroi,i cili qendronte i mbeshtetur prane deres se dhomes me kemben qe i dridhej.
Iu duk e cuditshme sjellja e tij.Ai e njihte mire shokun e ngushte dhe e dinte se dicka e kishte ne ate moment.Ajo sjellje nuk u humb as nga Viktoria,e cila si shtatanike nuk rrinte dot pa e marre vesh...

"Po ti c'ke qe me dridhesh ashtu?" e pyeti me tone seriozoteti.

"Une..hic..asgje!" belbezoi.

Nderkoh qe ai mundohej te sqarohej doktori del nga dhoma dhe drejtohet per tek ata.

"Pacientja eshte mire per momentin vetem ka dhene nje shenje permiresimi asgje me shume." thote doktori dhe largohet.

"Shyqyr!" shfryu ajo. "Mund te te kerkoj nje nder?" iu drejtua Blekut.

"Sigurisht!" ia ktheu.

"Dhe pse nuk te besoj shume me duhet te ta kerkoj.A mund te qendrosh me Denen derisa te vij une?" dhe shenjat e mosbesimit ne syte e saj nuk mind te fshiheshon,nuk mund t'i besonte asnjerot,megjothese nuk kishte rruge tjeter.Gjithsesi ndjente se asgje e keqe nuk do te ndodhte. "Merr dhe numrin tim te telefonit." i zgjati nje kartvizit te sajen.

"Akoma ketu ti!" i foli i qeshur,pasi shenoi numrin e saj ne telefonin e tij.

U largua me nje falenderim drejtuar Blekut.E heshtur ecte neper rruge e drejtuar per nga shtepia e saj.Iu neverit edhe me shume vetja kur ndiente shikimet ter neveri te kalimtareve.Ndjeu neveri per personin qe kishte lindur qe pas aksidentit te prinderve.

Pas nje ore u gjend ne lokalin e saj.E kishte lene pasdore qe nga renia ne koma e Denes.Nuk kishte me fuqi.Fytyra i ishte zverdhur,ndersa trupi ishte dobesuar.E ushqyera me alkool dhe cigare nuk eshte se e mbante te shendetshme,perkundrazi e shkateronte me shume sec ishte.

"Serxhio,si ka qene gjendja keto dite?" pyeti banakierin simpatik.

"Shume mire,shkelqyshem!Gjithnje e me shume kemi fitime." i foli i buzeqeshur ai.

"Shume mire!Me sill bilancin e javes ne zyre kur te mbarosh." tha per here te fundit dhe iu drejtua zyres,ne te cilen u mbyll dhe nuk doli derisa iu degjua zilja e telefonit.

"Kush eshte?" depertoi zerin e saj.

"Vogelushe!Nuk ta di as emrin,nuk di as si te te therras!" foli me zerin e tij prej karagjozi.

"Cfare ka ndodhur Blek?" shqetesimi nuk u fsheh as nga ai telefon ndares.

"Qetesohu vogelushe!Mrekullia ndodhi,shoqja jote u zgjua!" deklaroi.

Zemra gati sa s'i pelciti nga gezimi
.Syte iu mbushen me lot.
Dy vjet.Duheshin kaluar dy vjet qe ajo zgjohej per te qen serisht me te.Vetem dy vite te gjata pritje qe duhej te zgjohej shoqja e saj.

Ndali nje cast."Po sikur te mos doj te me shohi?Po sikur te me fajesoj mua?Po sikur te me urrej?Une isha shkaktaria!" fliste me "po sikur-et" e veta. "Gjithsesi une do te shkoj!" foli e vendosur.U nis me nxitim dhe teksa dilte nga lokali i fliste Serxhios.

"Serxhio lokali eshte ne doren tende.Dena u zgjua!" fliste e lumtur.Kishte te stampuar nje bizeqeshje rrezellitese.Nje buzeqeshje qe tregonte lumturi,ate te cilen nuk e kishte ndier asnjehere.

Vrapoi per te shkuar ne spital.Vrapoi per te pare miken e saj.Vrapoj per te qene atje,prane saj si gjithmone.

"Si eshte Dena?" pyeti Blekun,i cili qendronte ne nje nga stolat teksa fryma i merrej.

"Nuk e di!Po e vizitojne." iu kthye ai.
Nderkoh doktori del nga dhoma e u thote se gjithcka ishte mire dhe se mund te futeshin ne dhome,por pa e shqetesuar shume pacienten.

"Dena!" foli ne tone faji Viktoria.Priste nje pergjigje,nje buzeqeshje,por Dena qendronte serioze.

"Shushka ime!C'me rri aty si e huaj moj?!" i foli ajo.Shakate e Denes nuk mungonin as kur situatat ishin serioze.Madje dhe Viktoria dyshoi nese me te vertet kishte qene ne koma.

"Si nuk i le njehere shakat." iu kundervu ajo.E perqafoi,e perqafoi forte.

"Na moj se me mbyte.Nuk thua shyqyr qe u zgjova po direkt tek ankesat shkon." ia ktheu ajo."U lodha duke te degjuar ty pa pasur mundesi te te ktheja pergjigje."

"Duhej te shfaqesha une qe t'i te zgjoheshe." u degjua nje ze nga drejtimi i deres.E jo vetem ajo,por serisht u degjua ne njeren nga aparaturat se si rrahjet e zemres se Denes u shpeshtuan.






Ckemi miq
Kerkoj ndjes qe nuk kam publikuar pjese te re,por nuk kam pasur fare kohe...Ju falenderoj shume per komentet dhe votat qe jepni.

Shpresoj qe t'iu pelqej pjesa :)

Droga qe nuk shitetWhere stories live. Discover now