-Hajdute Ndjenjash!-

1.1K 86 22
                                    

Gjumi ishte gati duke e rrembyer kur ndjeu nje hije te rende siper saj,nje hije mashkulli.Ndjeu nje arome  dehese e paralizuese ne te njejten kohe.

Po i mungonte forca per tu zgjuar,per te hapur syte e saj e per tu ndeshur me te.E kishte shume te veshtire!Qepallat i rendonin e sado te deshironte ajo,ato nuk mund te hapeshin.

Ndjeu sy pervelues siper saj,sy te cilet deshironte t'i shihte,i deshironte pamase.Ndjeu nje te panjohur ta kerkonte,kundra ndjenjave te saj.Nuk ia merrte mendja se ai i panjohur te ndodhej prane saj dhe ne momente te tjera.

Ndjeu nje frymemarrje te nxehte qe fliste shume.Qe kerkonte ndihme,kerkonte gjera te cilat ajo ndiente se mund t'ia jepte.Kerkonte ate,shpirtin e zemren e saj,kerkonte asgje te pamundur.

Shtrengoi batanijen dhe si nje kotele ledhatoi jastekun e bute.Levizi!Ashtu ne shume ndryshoi pozicion per te shijuar me mire ate hije.Hije parajse!

Cdo gje po i ndodhte kundra deshires se saj,por po i lejonte ndoshta dhe pa pasur dijeni."Hmm!" leshoi nje pasthirme kenaqesie e pergjumur.Pasthirme qe hijen veshtruese e trembi.'Jo,mos!' nuk duhej te largohej,jo tani qe me ne fund,per fare pak caste,ndjente lumturi mes gjith atyre dhimbjeve te perbrendshme.

Ajo lumturi po i tregonte se ishte e gjalle.Merrte fryme mes mijra frymoreve te tjere.I tregoi se kishte jete!Jeten e pajetuar akoma!

Po deshironte,ashtu e pergjumur,qe ajo hije te ishte diell i neteve te saja.Por ne te njejten kohe asgje te cilen ta lendonte.

Ishte nata ajo qe po i nxirrte cdo deshire te fshehur thelle nga ajo!Cdo ndjenje te mohuar!Cdo 'sy qorr' te saj!
Ishte nata ajo qe e zhvishte nga te gjithe ato mure te ngritura prej saj.E zhvishte ne menyren me te bukur duke e kthyer ne nje naive!

Por kur hija nisi te fliste ate e rrembeu gjumi.Ai gjum dredharak qe fshiu fjalet embelsuese.Ai qe i rrembeu shansin e vetem qe kishte per ta njohur nepermjet zerit.Per ta cliruar nga ajo paraliz qe e kishte mberthyer.

"Hajdute ndjenjash!" i peshperiti nje ze prane veshit.Ajo buzeqeshi embelsisht pa e ditur se pse.U struk edhe me thelle duke u mbeshtjell sikur t'i mungonte ngrohtesia.Sikur i ftohti ta kishte pushtuar,pas zhdukjes se menjehershme te tij.

Vetem kur u zhduk,atehere ajo arriti te clirohej.Te cohej nga shtrati per t'iu drejtuar deres me nxitim.Kur u gjend jashte dhomes veshtroi te dyja anet e korridorit,por asgje.Gjithcka ishte fshire,zhdukur,sikur te ishte nje enderr.Enderr reale!

                                 . . .

E kishte pare me nga afer.Kishte arritur te studionte edhe me mire tiparet e saj piktoreske.

"Te jete aq ndjenj-dhenese valle ajo fytyrngrysura?" pyeste veten e tij pasi ishte larguar prej saj,i shtrire ne shtratin e tij,i rehatuar me duart pas koke e syte ne tavanin e bardhe.

"Fitorja ime!" iu drejtua asaj sikur te gjendej perball tij.
E c'te kishte fituar; veshtrimet e pajeta apo ndjenjat e fshehura te saj?!Apo asgje?!

Nuk kishte frike!Nuk kishte frike se mos dashuronte,te dashuronte ate!E lejoi vete,nuk ngriti mure mbrojtes.As nuk u fsheh ne keshtjellen e tij duke u treguar si nje burracak.Nuk iu largua se vertetes.Aspak,i urdheroi ato ne zemren e tij duke i lene te lira e te fshehura ne te njejten kohe.

Nje djale si ai te dashuronte?!"E c'te keqe ka?" mendoi me vete.Te dashuronte nuk kishte asgje te keqe,e keqja vinte nga personi qe i dhuronte dhe priste dashurin.Ama nuk i interesoi,sepse dicka kishte tek ajo,qe ne momentin kur e kishte pare per here te pare:

Ne ate rrugic te erret kur kishte kerkuar Blekun,kishte pare ate vajzen e vogel kokekuqe e fytyre me quka,te trembur.Kishte pare ne syte e saj dhe dicka kishte ndiere.Dicka qe as e ema,e as i ati nuk ia kishin dhuruar ndonjehere.Kishte humbur arsyen e kohes ne ato pak sekonda qe kishte ndejtur prane saj para se ajo te largohej.

Ne rrethana te tjera do e kishte mberthyer ne krahet e tij per te mos ta lene t'i largohej,por humbja ne te e kishte bere ta harronte se ajo ishte larguar."Ndoshta nga syte,ndoshta nga floket e kuqta,ndoshta nga fytyra e pafajshme!" ishte justifikuar atehere.Po tani?!

E cuditeshme se si fati,koha,jeta,i kishin perplasur serisht me njeri-tjetrin.Tashme te pjekur!

Flejti dhe ai.Lejoi qe gjumi t'i vinte,por jo mendimet t'i largoheshin.

                               . . .

Mengjesi i se nesermes u duk se erdhi me shpejt sesa pritej.Drita vrasese udhetoi der ne syte e vajzave duke i zgjuar nga gjumi.

-Miremengjesi!- i folen njera-tjetres njehereshi.Me pas te dyja iu drejtuan banjos.E c'te keqe kishte,te dyja femra ishin!

"Kam pare nje enderr dje!" foli e para Viktoria duke thyer qetesin e mbizoteruar.

"Cfare enderre?" pyeti tjetra akoma pergjumesht.

"Hmm...sikur dikush me shihte teksa flija gjume...sikur ishte nje hije mashkulli!" tregoi shkurtimisht.

"Dhe.."

"Dhe mua po me pelqente shume.Me percillte emocion!Dukej shume reale." shtoi Viktoria.

"Kaq?" pyeti.

"Kaq sepse me pas u zgjova!" tha ajo.

"Me dukej sikur nuk merrja fryme,sikur ai po me dhuronte oksigjen!" shtoi serisht pasi kishin dale nga banjoja.

"Po me dukesh si e dashuruar!" u tall Dena me te.

"C'thua moj?!Une e urrej ate qe sapo permende!" foli ter inat ajo.Ndjeu qe dikush i kishte degjuar,por kur doli per te pare asnje nuk gjendej rrotull.
"Ndjesi e cuditshme!" mendoi e u fut serisht ne dhome duke mbyllur deren pas vetes.

"Ee thuaj c'te duash ti!" i foli per here te fundit dhe ai muhabet u mbyll,por jo ne mendjet e atyre te dyve,Livenit dhe Viktorias!



Miremengjesi miq,
Shpresoj qe t'iu pelqej pjesa! ;)

Effiola Jasemintafa LauritHyseni iljena selviehasani4 MadLand
Ju falenderoj shume per komentet tuaja...!
Gjithashtu edhe votuesit per votat e tyre..!Gjithashtu edhe lexuesit qe harxhojn kohe me historine time! Xp
Me pak fjale ju falenderoj te gjitheve...!  ^_^

Droga qe nuk shitetWhere stories live. Discover now