20 vjece
Kishin kaluar plot dy vite qe nga dita e asaj ngjarje.Pasi kishte marre vesh qe Dena kishte rene ne koma gati sa nuk kishte shkalluar,por nga ana tjeter nuk mund te humbiste shpresat.Dena mund te zgjohej.
Kishte kaluar cdo dite te atyre dy viteve prane saj.I qendronte prane me shpresen se do te zgjohej nje dite.Nder duart e saj shtrengonte ato te se shoqes me shpresen se mund t'i dhuronte jete nga e saja.Se mund t'i jepte kurajo per tu zgjuar.
Doktoret nuk i kishin dhene shprese qe diten e pare,por ajo besonte brenda vetes se shoqja e saj nuk do e linte vetem,e ndiente.Ndjente se heret a vone ajo do hapte syte e saj te zinj dhe do t'i tregonte buzeqeshjen e saj te cilter qe gjithmone ia dhuronte.
"Hej kam sjell torte!" foli teksa vendoste kutine me torte mbi nje tavoline qe ndodhej ne dhomen e spitality"Hajde tani zgjohu dhe me uro per ditelindje...Pa me perqafo njecik tani...He pra cohu mos bej keshtu per shoqen tende...motren me fal." i fliste asaj.Cdo infermiere qe hynte per te vizituar Denen e shihte si te cmendur nderkohe qe ajo i fliste,por ajo e dinte se Dena e degjonte.I kishte mesuar neper artikuj te ndryshem mjeksore,te cilet i kishte lexuar pa pushim.
"Dhe sot do me lesh vetem?" pyeste serisht ate. "Me mungon shume!Ti e di qe une veshtir se i pranoj gjerat,por me ty ndryshon muhabeti,apo jo?Sot duhet te ishim duke festuar,madje tani do ishim duke gjetur ndonje fustan neper dyqane.Me pas do dilnim per qejfin tone.He pra zgjohu qe t'i bejme realitet sot."
"Uff o Dena edhe ti!Mos bej keshtu te lutem.Me duket sikur te kam bere ndonje gje dhe me ben te ndihem fajtore." i foli pas disa castesh heshtje. "E di,e di faji im eshte!Nuk do ia fal asnjehere vetes.Tani duhet te ndodhesha une ne vendin tend po te mos me kishe mbrojtur.Perse e bere,perse?" foli serisht,kesaj rradhe vendosi koken ne barkun e se shoqes e nisi te qante.
"Shi sa me jan rritur shkurret.Nuk kam shkuar ne asnje parukeri.Vetem te kam pritur ty qe te m'i prisje.Ndonjehere ne shtepin tone te famshme i mbaj si shall.Vec te me shohesh.Hajde tani zgjohu!" u mundua te ndryshonte humorin e saj dhe qeshi me veten.
"E di ti qe eshte bere shume e qete shtepia.I mungojne te qeshurat dhe bertitjet e tua.Mire qe nuk kemi komshi apo jo?!Do na rrinin te dera or e minute.E di ti qe e kam rregulluar deren.Nuk eshte me ajo porta e madhe.E di ti se ta kam treguar.Po kete tjetren e di...e di edhe kete se ta kam treguar!Hajde tani zgjohu,mos me ler te flas me veten." fliste e fliste pambarimisht.
"Hajde edhe 100 vetja ime." uroi veten teksa kapercente nje cop torte. "Ke inat ti une po ha tort,rri aty mos u zgjo ti.E di kam blere torten tende te preferuar.Shiko edhe ditelindja ime edhe blej torten tende.Shih c'bej per ty une,qe kshu zgjohu tani mjaft ndenje aty." i fliste serisht,po behej shume qesharake.Nuk po e njihte me veten e saj,qekur kish nisur t'i fliste Denes,e cila qendronte e shtrire si bukuroshja e fjetur.
U cua nga karrigja e parehatshme dhe doli jashte dhomes.Po e mbyste ajo gjendje ashtu.I duhej nje cigare ne ate moment,prandaj edhe ajo u nis jashte spitalit me nje te atille ne dore.
"Vogelushe!" degjoi nje ze pas saj.Kurioze per te njohur personin u kthye.Si fillim mendoi se mos po therrisnin ndonje tjeter,por jo,kur pa personin u bind se ajo thirrje ishte per te.
E mbante mend ate fytyre qe e kish trembur atehere kur endej rrugeve duke kerkuar Amelian."Si e kishte emrin?..ah po,Blek." mendoi ne vete teksa mundohej te gjente emrin e tij,pasi fytren nuk ia kishte harruar asnjehere.E di mund t'ia harronte kur ai ishte i vetmi qe e kishte trembur me se shumti.
U kthye per tu larguar,por dora e tij qe kapi krahun e saj,e ndaloi."Nga me mban mend xhanem?" pyeste veten dhe kerkonte nje pergjigje.
"Hej ku po shkon vogelushe?" e pyeti ai.
"Nuk ka c'te duhet ty?Me lesho!" e urdheroi teksa u kthye serisht ne personin e eger,ndryshe nga ajo qe shfaqte ne prani te Denes.
"Apapa sa e eger qenka bere goca!Nuk me mban mend?!Jam ai qe do te te ndihmonte per motren." i foli serisht.
"Me lesho te thashe!" ngriti zerin,nderkoh qe tentonte te lironte krahun e saj.Ia doli,por ne ate moment u shfaq nje tjeter person dhe nje tjeter ndjenje.
"Blek!" degjoi nje ze mashkullor qe qendronte pas shpines se Blekut. "Nuk te derguam te merresh me zocka,por per gje tjeter." fliste ashpersisht ai.
"Nuk esht zock kjo jo!" ia ktheu Blek. "Liven te kujtohet ajo vajza?" pyeti shokun e tij ai.
"Leri vajzat po bej ate qe te tham.Edhe shpejt!" foli ai duke ngritur zerin,per te cilen nuk kishte nevoj,sepse vendi i heshtur arrinte te jehonte shume mire dhe nje ze te ulet.
Teksa degjonte dy djemte,Viktoria vendosi te largohej,por serisht dicka e ndaloi.
"Ama c'kurva qe zgjedh edhe ti?" degjoi djaloshin me emrin Liven teksa i drejtohej Blekut.
E inatosur kthehet drejt tyre.Vendos si fillim cigaren ne xhepin e xhaketes e me pas vendos te realizoj ate qe po i vinte ndermend.
Plot delikatese u afrua pran Livenit dhe doren e saj te majte e vendosi prane fundit te barkut.Teksa i buzeqeshte ne nje menyre djallezore ngrinte ngadale doren e saj.Kjo gje i shkaktoi te dridhura atij,por me shume te dridhura i shkaktoi shpulla e papritur e saj.
Pas asaj qe beri u largua nga aty dhe doli jashte duke ndezur menjehere cigaren.
Nga ana tjeter Liven kishte ngelur i shushatur.Nje vajze kishte guxuar ta qellonte,e ai nuk kish bere asgje.
"E meritove vella!" i tha Bleku duke i qelluar mbi shpatull.
Pasi edhe ai largohet,Liven vereu ne cimento nje fotografi te palosur.Perkulet per ta marre dhe kur e sheh zbulon se vajza per te cilen Blek e kishte fjalen, ishte vogelishja e asaj nate.Ajo vajza imcake e kokekuqe qe kerkonte te motren.Ajo qe ia kishte mbathur me te katerta sapo ishte liruar nga Blek.
Veshtroi se si ne fotografi qendronin te stampuar fytyra te qeshura,sidomos e saja, me dhembet e vegjel e bardhoshe te nxjerre ne pah.Ishte ritakuar me ate vogelushen e friksuar te disa viteve me pare,sepse sot,perball tij,qendroi nje egersire.Ne syte e saj nuk pa me nje femije,por nje femer.
Iu drejtua daljes nga spitali ne ndjekje te saj, duke harruar qe brenda njeres prej dhomave qendronte shtrire nje shok i tij.
E pa teksa thithte rrembimthi cigaren e saj.E veshtronte te perhumbur ne mendime.Kushedi se ku po i fluturonte mendja,e ne cilin planet ndodhej.Iu afrua ngadale prane saj e iu afrua per t'i folur.
"Merre!" foli ftohtesisht,teksa ruante distancen midis tyre.
"Ku e gjete kete?" e pyeti me zerin paksa te ngritur e ter nerva.
"Te kishte rene ne toke pasi u largove." ia ktheu ai e u nis per tu larguar,por jo pa shtuar edhe dicka te fundit. "Pra ti qenke vajza e asaj nate." shtoi ai para se te largohej per ne hyrje te spitalit.
Nuk i kishte kerkuar falje,as nuk i permendi ndodhin e pak casteve me pare,kjo e cuditi Viktorian.
Ai kishte bere mjaft sot duke lejuar nje vajze sot qe ta qellonte.
Ndersa Viktoria,ajo kishte ndjere serisht mbrojtjen qe i percillte ai,prandaj kishte vepruar ne ate menyre.E kish ndjere se asgje nuk do i vinte nga ai.Kish ndjere cdo gje ne ate moment,madje me shume se ate nate kur ai e kishte shpetuar.
Pjesa e dyte per sot.
Dhe kjo si paraardhesja eshte e gjate por me 100 fjale me pak.😜
Shpresoj qe t'iu pekqej ☺iljena shpresoj mos te te duket edhe kjo e shkurter 😁😉
YOU ARE READING
Droga qe nuk shitet
General Fiction..."Do digjesh po mos vazhdo me shume!" ia ktheu ai po ne te njejten menyre ai,por duke bere qe fryma e tij te perhapej ne pjeset e saja te zbuluara,ato me te afertat,e duke vazhduar udhetimin e tyre pak me ne brendesi te rrobave,por serisht ajo nuk...