15 vjeceNe duar mbante lulet e fresketa te sapo blera.Ecte e vetme ne rruge e veshur e gjitha me te zeza.E vetmja qe dominonte ishte e kuqja e flokeve.
As serioziteti nuk ishte zhdukur,jetonte me te cdo dite.E vetmja qe kish arritur ta zhvishte personin e krijuar per kete bote ishte Dena.Me pozitivitetin e saj kishte arritur ta bindte se disa gjera ishin gabim.Arrinte ta bente te arsyetonte.Kishte gjetur nje mike te vertet ne ate bote te pakuptimt.Duart i dridheshin!Sot ne pervjetorin e vdekjes se tyre te gjashte kishte vendosur te shkonte prane varrit te prinderve.Hera e pare qe shkonte ne ate vend pas varrimit.Madje ne mendje nuk i kishte shkuar te shkonte atje,por ishte Dena qe kishte ndikuar.E bindur nga fjalet e saj ishte nisur pernjehere,por pa harruar lulet.
Pa se si porta e varrezave ishte lene e hapur dhe pa roje.Hyri brenda dhe u nis ne drejtim te varreve.Rruga ishte me balte dhe me gjethet e rena nga pemet e larta qe i rrethonin.Vend i shkrete vetem me te vdekur.
Veshtroi dy fotografite e vendosur ne pllaken e mermerit dhe nje dedikim per ta.Syte nisen t'i mbusheshin me lote,por lotet nuk dilnin.Po e detyronte veten te ishte e forte para tyre,megjithese ato nuk ishin frymor per ta pare.
Veshtronte se si ne ato fotografi te akullt nuk kishte asnje buzeqeshje te dhuruar per te.Se si nuk kishte asnje ndryshim ne fytyrat e tyre.C'mund te priste nga nje mermer qe posht tij mbante eshtrat e prinderve te saj?!C'mund te priste nga ato dy fotografi?!
"Mami,babi!Ja ku jam duke qendruar perpara jush.Koh pa u pare?!Me fal qe nuk iu kam vizituar,por forca me mungonte." nisi tu drejtohej atyre sikur te ishin me te vertete te gjalle. "Shikoni sa jam rritur!Shikoni!Nuk ju kam pyetur:Perse me late?He,m'u pergjigjni.Pse e late femijen tuaj?Pergjigjuni!" urdheroi ajo dhe u shtri ne ate mermer,i cili nga pakujdesia ishte bere i teri me dhé. "Nga e gjetet guximin ju?!A e dini qe kisha nevoj,akoma kam nevoj per ju!Me mungoni!" bertiti kesaj rradhe,por asnje nuk e degjonte. "Po Amelia?!Dhe ajo me la.Harroi se kishte nje moter te vogel per tu kujdesur.Nje moter qe kishte nevoj per te,per t'a mbrojtur.E dini?!Tanime kam nje tjeter moter.Dena quhet!Ajo me shtyu qe t'iu vizitoj megjithese ne gjithmon takohemi neper endrra.Por perse nuk me flisni?!Kam nevoj t'iu degjoj zerin tuaj." lotet e saj nuk kishin te mbaruar.Teksa fliste me zerin e mekur,mundohej te permblidhte veten.Te behej e forte perpara tyre. "Te gjithe me braktisen,ata qe ne quanim familje.Me lane ne mes te kater rrugeve duke harruar qe isha vetem nje femije.Por nuk ka problem,sic e shihni dita dites forcohem edhe me shume,jam mesuar tanime.Me falni per rrugen e keqe qe kam marre,por eshte e vetmja menyre per te mbijetuar.Ju do donit qe t'iu beja krenar,por pa ju un' jam asgje.Kisha nevoj per ju,ashtu sic edhe Zoti qe iu mori prane.Kisha nevoj me shume se kurre!" peshperiti se fundmi.U ndie e cliruar.Ledhatonte ate pllakez te ftohte sikur te ledhatonte prinderit e saj.I donte serisht,por nuk ndodheshin,ashtu sic nuk u ndodhen asnjehere pas vdekjes se tyre. " Me falni dhe mos harroni qe iu dua!" perfundoi dhe u largua nga ai vend pa harruar se leni edhe lulet.
Fjalet me prinderit e saj te vdekur iu duken sikur i hoqen nje barre te madhe nga vetja.Premtoi me vete se do te vinte me shpesh qe pas asaj dite.Premtoi per te mos i harruar serisht.
Pas kesaj nisi jeten e vet serisht aty ku e la,por me nje ndryshim.Me nje lehtesim qe nuk e kishte ndier asnjehere.
Lotet iu thane serish,u be e forte si me pare dhe nisi qellimin e saj!
____ … ____
Nje muaj tjeter u gjend serish ne varret e prinderve.Kesaj rradhe ndodhej me Denen.Deshironte t'ua prezantonte prinderve te saj.
"Erdha serisht!" u kishte thene ajo,por nje tufe tjeter me lule qe qendronte mbi varrin e tyre e ndaloi te fliste serisht.
"Po keto?" e kishte pyetur Dena."Ke ardhur dje,sepse duken te fresketa?" e kish pyetur serisht.
"Jo keto nuk jane lulet qe sjell une.Jane te tjera!" i ishte pergjigjur.I kishte marre e flakur tutje.Asnje nuk mund t'i vinte prinderve te saj per t'i vizituar.Te gjithe i kishin harruar me kohe!Ne nje nga mendimet e saj u gjend Amelia.'Nuk ka mundesi!Do e kisha pare ndonje dite!" kishte menduar,por serish e kishte hedhur tutje.Me siguri edhe ajo do te kete vdekur si ata,por nuk i interesoi.Tashme nuk ishte me ajo femija qe shqetesohej per te motren,jo per ate qe e braktisi.
"Kjo eshte shoqja ime Dena.Ajo qe iu kam folur.Sot erdha t'ua prezantoj!" i ishte drejtuar varrit pas disa castesh heshtje. "Kjo eshte ajo qe me shpetoi nga vetmia.U tregua si nje moter per mua." nisi te fliste serisht dhe i shtrengoi doren Denes. "Ju i dini te gjitha nuk kam c'flas me.Ju dua shume!" tha dhe qendruan nje cop here te heshtura.Me pas i beri me shenje Denes te largoheshin,por jo pa puthur edhe nje here fotografite e tyre.
"Viktoria sonte duhet te marrim "pakot" e reja." i ishte drejtuar ajo pas njefare rruge qe kishin bere.
"E di,e di.Tani hajde shkojme ne shtepi." i ishte pergjigjur dhe i ishin drejtuar asaj godine ne te cilen akoma jetonin.E kishin rregulluar dhe me te vertete e kishin bere si shtepin e tyre.
~¥~Ckemi miq,
Ja dhe pjesa e dyte per sot..Gjithashtu edhe shume faleminderit per komentet tuaja! 😄😄 Me frymezojne edhe me shume ~¥~
YOU ARE READING
Droga qe nuk shitet
General Fiction..."Do digjesh po mos vazhdo me shume!" ia ktheu ai po ne te njejten menyre ai,por duke bere qe fryma e tij te perhapej ne pjeset e saja te zbuluara,ato me te afertat,e duke vazhduar udhetimin e tyre pak me ne brendesi te rrobave,por serisht ajo nuk...