'A ka mundesi te mbash shikimin drejt dhe duart te timoni?'
'Ti ma ben teper te veshtire, zemer'
Po udhetonin drejt jugut te vendit, nje nga ato netet defryese, ne te cilat genjente shpesh prinderit. Ishte nje nga ato netet e nxehta, ku era perkedhelte faqet e saj, duke ia skuqur pak mollezat.
'Faqekuqe' i foli ai me perkedheli, dhe ajo u skuq edhe me.
'Ku do shkojme?' pyeti ndersa puliste syte.
'Diku' e veshtronte dhe nuk ngopej me te.
'Syte para, te thashe' e ai qeshte.
Me te njejten fytyre te qeshur, ktheu koken para e atehere u terrorizua. Klithi me te madhe dhe anoi shikimin drejt saj. Drejt saj qe vec bertiste dhe therriste per ndihme.
Mbylli syte dhe lejoi vorbullen e atij sekondi ti perfshinte. Perplasje dhe zhurme e madhe u degjua neper rrugen e asfalte.
Sirena te forta dhe dritat qe vetetinin ne erresiren e nates, zgjoi vetedijen e tij. I gjymtuar, ngriti koken nga timoni dhe u kthye ne te djathte te tij. Se donte me veten. Ishte fajtor per gjithcka. E ashtu, i perhumbur ne ndjenjen e fajesimit, uli koken serisht mbi timon dhe e la veten te qante.
U zgjua ne nje dhome te mbushur me aparatura qe benin nje zhurme bezdisese. Provoi te ngrihej, por vigoni ne krahun e djathte se lejonte. Renkoi disa here dhe buzet i kishte te thata. Belbezoi per pak uje, e infermierja qe u fut ne dhome, ia lagu buzet me nje tampon te paster.
'Si eshte ajo?' veshtire arriti ti shqiptonte ato fjale.
'Mos u mundo. Ste ben mire'
'Me thuaj. Dua ta di. Kam nevoje ta di' u perpoq serisht e serisht, sepse per te do bente gjithcka. E ne fakt, kishte qene pikerisht ai qe e kish lenduar, me teper se kushdo.
'Eshte ende ne operacion. Pati demtime me te renda se ty' trishtueshem iu pergjigj.
'Me te renda? Operacion?' fjalet e godisnin dhe ai mundohej te gjente arsyen.
'Do behet mire' mirepo fjala mire nuk ishte gjithcka ai donte te degjonte.
Sepse fjale mire me vone do shnderrohej ne nje pus te erret, prej se cilit ai do ia mbathte e ajo do groposej.
Hello. I'm back.
Se mbajta premtimin e di 😜pooor fajin e ka AmmyReal98 dhe iljena 😜
Se di sa ju kam munguar po le ta shohim.
Kjo histori eshte shuuume ndryshe nga ato te parat. Shpresoj tju pelqeje.
Nje lajmerim te vockel: update ka 1 here ne jave 😂 keshtu qe nese doni ta lexoni, take your own risk 😂
Ky eshte vec prologu.
Me shume dashuri, Klea.P.s pres komentet tuaja. Me keni munguar shume 😍
YOU ARE READING
Mellifluus
General FictionAshtu ishte zeri i saj per te, nje melodi qe skish fund te cilen do zgjidhte ta degjonte pafundesisht, deri ne infinit. Ishte i embel qe e bente zemren e tij te rrihte fort. E ashtu ishte dhe jeta per ta. Zhurme. Zhurme e madhe qe ne fund, i shtohes...