Kishin kaluar kohe qekur ishin njohur dhe cdo dite e me teper, Gloria ndjente veten te terhiqej me shpesh drejt nje rreziku, qe mbante emrin Dilan. Ish perpjekur me dhjetera here te largohej prej tij dhe sapo fillonte te distancohej, ai bente ndonje gje qe asaj ia prishnin planet.
'Dua te di me shume per ty Dilan' i kerkoi ate pasdite, ndersa shijonin rrezet e ngrohta te diellit, te pakta ato dite.
'Cfare do te dish Gloria?' i merzitur prej se njejtes kerkese ate jave, shfruy duke larguar doren prej shpatullave te saj dhe u distancua pak.
'Se di. Cfare te duash, qofte edhe dicka te parendesishme. Me duket sikur ti me njeh kaq mire, ndersa une hic' dhe kjo ish e verteta e ai e dinte.
'Jam rritur ne nje familje problematike. Prandaj nuk preferoj te flas shume per ta. Kam nje moter me te vogel qe jeton ne Seattle. E takoj rralle, per te mos thene fare'
Gloria buzeqeshi qe ai po mundohej ti tregonte pak nga jeta e tij. Ndoshta sishte asgje, por per te do te thoshte shume. E kjo ishte nje shenje e mijera kujtimeve qe ai do ndante me te. Te gjitha kujtime te se shkuares, sepse te tashmen sdonte ta perziente me bardhesine e vajzes qe po ia rrembente mendimet.
'Do doja te largohesha njehere nga shtepia. Te behem njehere te vetme nje rebele aventuriere' shpalli krejt papritur sepse e dinte qe Dilani sdo dilte me nga guacka e tij.
'Pse se ben?'
'Sepse njehere qe tentova, perfundova ketu ku jam sot' e ashtu, trishtueshem, filloi ti tregoje pak nga pak per historine e saj.
'Cfare ndodhi ate nate, Glo?' butesisht, ia preku doren dhe e afroi prane vetes.
Nje kthim ne kohe, dritheroi trupin e saj, ia perpeliti shpirtin sepse te kaluaren sdonte ta sillte ne kujtese serisht. Ai i perkiste te shkuares dhe ajo po perpiqej te ecte drejt te ardhmes. Cuditerisht, shoqeria me Dilanin i kish kthyer jeten. E kishin vene re edhe prinderit. Betina here pas here, kuriozohej dhe e pyeste te bijen ne kish ndonje arsye per buzeqeshjet e saj pa pikenisje. E Gloria skuqej, shkundte koken dhe mohonte.
'Pse sflet me mua?'
'Sepse e kam te veshtire. Eshte dicka e groposur thelle, qe smund ta ringjall serisht. Sepse atehere do zgjidhja te vrisja veten'
'Ne fytyren tende te bukur, sduhet te kete asnje fije merzie. Sepse i prish gjithe persosmerine tipareve te tua gdhendur kaq mjeshterisht. Skam pare dike tjeter me te bukur se ty'
'Lajka kot' beri shaka ajo, kur ne te vertete brenda vetes shperthenin fishekzjarre prej rrefimit te tij.
'Aspak. Une nuk bej lajka kurre' ne ato momente u hap dera dhe u duk Xhoni.
'Kush je ti?' i alarmuar se tepermi, vrapoi drejt te panjohurit per ta ngritur peshe, pa kuptuar qe po ngaterrohej me njeriun e gabuar.
'Te keshilloj ti heqesh duart e tua te ndyra prej meje'
'Cfare kerkon ketu? Cpune ke me Glorian?'
'Si jap llogari njeriu. Aq me pak ty'
Gloria nuk mund te shihte dot skenen perballe saj, ama mund ta imagjinonte qe ata te dy ishin gati te kacafyteshin me njeri tjetrin. Prandaj, edhe ngriti zerin e kerkoi qe te ndalonin cfaredolloj gjeje qe kishin ndermend. Sduronte dot nje zenke perleshjeje, sidomos per shkakun e saj.
'Thuaji ketij te pispillosurit ti heqe duart prej meje, perpara se tia kepus gishtat nje dhe nga nje' kercenoi duke qeshur Dilani, edhe pse vihej re qe kishte deshiren ta torturonte me te gjitha metodat, me te cilat kish vrare kedo qe ish ngaterruar me banden e tij.
'Po me dridhen kembet' qeshte me ironi Xhoni, ndersa vazhdonte te mbante shtrenguar xhaketen e lekures te Dilanit.
'Mos me lodh si shume, qullac. Po hiqi duart prej meje, dreqin' dhe spriti qe ai te bindej, por e shtyu me gjithe forcen qe kishte duke e perplasur ne nje prej tavolinave te xhamit.
YOU ARE READING
Mellifluus
General FictionAshtu ishte zeri i saj per te, nje melodi qe skish fund te cilen do zgjidhte ta degjonte pafundesisht, deri ne infinit. Ishte i embel qe e bente zemren e tij te rrihte fort. E ashtu ishte dhe jeta per ta. Zhurme. Zhurme e madhe qe ne fund, i shtohes...