29

605 66 139
                                    

'Ti e di qe sapo re dakord qe me ke falur' i tha ai sapo u shkeputen prej puthjes.

Atij iu duken sikur kishin vite larg njeri tjetrit. Sikur kish harruar te merrte fryme, sikur jetes i kish munguar kuptimi.

Dilan Hobs e dinte qe skishte shpetim kurre prej fenomenit Gloria Parker. Ishte perjete i prangosur pas saj. Por jo vetem kaq. Ajo ishte shpresa e tij. Pavaresisht erresires se tij, demoneve qe e perndiqnin, ajo kish fituar mbi te gjitha. Gloria i kish mposhtur pengesat. Ajo e kish bere ate te behej nje mashkull me i mire. Nje mashkull ndryshe, i cili smendonte me per veten.

'Kush e tha?' murmuriti ajo, nder buzet e tij.

'Me lejove te te puthja'

'Kisha nevoje'

'Pranoje qe te kisha munguar. Ashtu si une. Pranoje qe me ke menduar cdo dite qe ka kaluar. Sepse per mua, dreqin, per mua ka qene nje agoni e gjalle. Te te kisha larg dhe mos te te shihja. Te kisha ne mendimet e mia dhe deshirat e mia cdo dite. Sdoja te hiqja dore. Sepse nese ste kujtoja me dukej sikur do harroja cdo gje tenden, e kjo me frikesonte. Une dua ti shumfishoj momentet e mia me ty, ti bej me te bukura. Ste premtoj qe do bej romantikun apo do te te shtroj petale trendafilash. Sjam i tille. As qirinj sdo te te ndizja dot, por jam i sigurt qe do beja cmos per te te bere ty te lumtur. Dhe keshtu dua ta harxhoj jeten time. Duke vendosur buzeqeshje ne fytyren tende, duke fshire cdo lot, duke i kthyer hidherimet e tua ne gezime'

'Po me propozon martese me duket' e kishte momente kur Gloria do e prishte gjithmone castin.

'Gloria behu serioze njehere te vetme' i terhoqi vemendjen ai.

'Mire, mire. Po behem serioze'

'A je menduar per ato qe te thashe?'

'Gjithcka eshte kunder nesh. Cdo situate, cdo rrethane'

'Smjafton dashuria jone?'

'Dashuria seshte gjithcka Dilan'

Ai e terhoqi pas vetes, sepse iu duk larg edhe pse qendronte vec disa centimetra larg tij. E puthi serish, si mos kish te ngopur dhe ia ledhatoi floket e gjate ngjyre gruri. Gloria ishte bere edhe me e bukur se kurre me pare. Syte i shnderrisnin dhe ai smund ti permbante deshirat e tij mishore. Donte ta bente te tijen.

'Per mua po. Kam jetuar vite te tera duke u perballur me situata me te veshtira se kaq, por sdija pse ne fund ndjehesha vetem, edhe pse i kisha gjetur zgjidhjen. Kurse tani qe te kam ty, me duket sikur dhe boten te ma falnin sdo te te nderroja me asgje. Je pjesa ime me e mire Gloria'

Ai djale ishte i mire me fjalet. Dinte si ta zhyste Glorian ne mendime edhe atehere kur ish e vendosur. E bente konfuze, te menduar, nderdyshase.

'Ti me corienton. Isha mire para se te te njihja ty. Erdhe dhe me bere te bija ne dashuri me ty si e marre. Pastaj u largove. Me le vetem dhe duhet te mundohesha te hiqesha si e forte. Sikur asgje mos kish ndodhur. Sikur une te isha e njejta dhe Dilani mos kishte ekzistuar kurre. Dhe me pas u shfaqe perseri. E kerkon nje mundesi te dyte. E jo vec kaq. Por tia mbathim se bashku'

'Ke rene ne dashuri me mua si e marre?'

'Vetem kete pjese kape nga gjithe ato qe te thashe?' shfryu tere inat.

Ia mblodhi fytyren me te dy duart, i largoi disa fije floku qe ia bezdisnin faqet e saj te embla dhe i buzeqeshi.

'Cme qesh ashtu si budalla?'

'Ti me do'

'Sikur se dije zotrote' ai i dhuroi nje puthje te vockel ne hunde, gje qe e beri Glorian te skuqej pak.

'Te dua Gloria. Aq sa smund ta imagjinosh. Ti me mrekullon. Qofte me nje buzeqeshje, qofte me nje shikim. Ti ben qe gjithe mendimet e mia te rrotullohen rreth teje dhe une humbas sensin e kohes. Dua te ndaloj akrepat dhe me to te formoj perjetesine. Nje perjetesi mes ne te dyve'

Mellifluus Where stories live. Discover now