Parate ia vendosi ne nje prej makinave te zeza qe gjendej para shtepise se tij. Pa njehere me vrer drejt dritareve te mbyllura me grila dhe peshtyu tere mllef. Do ti vinte dita edhe atij. Vecse jo tani, sishte koha e duhur. Shpirti i Dilanit akoma vuante per Kalebin dhe ai sdo mund te derdhte gjithe urrejtjen e tij mbi Barrenin. Do te priste dhe pak, vec pak.
Mbajti pjesen e tij te parave, para te qelbura qe ishin mblere me gjak. Vetem se i kishte bere nje premtim vetes, vendosi ti mbante, se te ishte per te, do i kish djegur me kohe. Telefonoi mikun e tij ne Kanada dhe caktoi nje takim pas 10 ditesh te klinika e syve. Ishte me e pakta qe mund te bente per te. Gloria meritonte edhe me shume. I gjeti dhe nje hotel, jo shume te shtrenjte, afer klinikes qe mos ta kishte shume te veshtire. Pasi mbylli gjithe kerkesat e tij, u fut ne nje nga bankat qe ndodhej prane rruges 24.
Me te hyre brenda, punonjesit e pane cuditshem, me syte gjykues qe ndiqnin cdo hap te tij. E ndjente si pervelonin mendimet e tyre pas shpines se tij, zjarrin qe dilte prej iriseve. Duke filluar qe nga roja tek dera kryesore, qe e pa mire nga koka te kembet si per ti thene 'Ckerkonte nje rrugac brenda dyerve te atyre zyrave'. Nuk i foli, sepse e dinte qe nese do hapte gojen do e perplaste pas murit dhe atehere do perfundonte ne pranga. Kaperdiu edhe poshterimin e personave qe qendronin ne radhe dhe kur u ul perballe vajzes sporteliste qe jepte informacionet. Asaj iu ndalua frymemarrja, perpos faktit qe personi perpara saj therriste rrezik, ishte shume terheqes. Dilani e vuri re kete gje, por u soll me indiferentizem dhe as ia hodhi syte.
'Ku duhet te shkoj per te hapur nje llogari bankare?' mjekra e lene ato dite, i jepte me shume hijeshi.
'Atje, mm, mbrapa, tek....khem, te ajo vajza me syze' belbezoi si nje femije qe sapo kish mesuar te fliste dhe puliti syte, kur ai kaloi fare prane saj. Aroma e tij ishte perzierese, por nga ato qe te terhiqnin, si cdo tipar tjeter i vrazhde i tij.
U gjend para vajzes bjonde simpatike. Ajo rregulloi syzet e saj, kemishen e saj te zhubrosur dhe mori nje qendrim te drejte.
'Po? Me se mund tju ndihmoj?' skepticizmi shkruhej qarte ne fytyren e saj, por se dha veten.
'Dua te hap nje llogari. Me drejtuan ketu' i foli shkurt dhe me urgjence ne zerin e tij.
'Doni te hapni nje llogari?' pyeti sikur Dilani mos i kish thene te njejten gje, pak sekonda me pare.
Dilani ngriti vetullat si per ti thene qe po. Sishte nevoja qe ta perseriste te njejten gje. Por, mendoi se ajo nuk e kishte besuar. Dhe me te drejte. Kush do te kishte bindjen qe ai do kishte para dhe per me teper do i depozitonte?!
'Me duhet nje mjet identifikimi nga ju' perplasi me force karten e tij te identitetit, duke terhequr vemendjen e te gjitheve.
'Dilan Hobs?' skishte si te ndodhte ndryshe. Edhe ajo e njihte.
'Po' foli neper dhembe ai.
'Me prisni nje minute ketu' u ngrit nga karrigia e saj, per tu zhdukur ne nje dhome nga pas.
Ai shfryu, i lodhur me diskriminimet. I lodhur nga jeta e New Yorkut, i lodhur nga vetja. Kur pa rreth e rrotull ata njerez, te veshur bukur, secili me kompjuterin e tij para, deshiroi te ishte nje prej tyre. Deshiroi te jetonte jeten e dikujt tjeter, ate jete te paqte, pa rremuje. Dhe mendoi, si do te ishte ai?
'Pershendetje, zoti Hobs. Une jam Michael Markel, drejtori i bankes' i zgjati doren per ta takuar, por lendimi ne zemren e tij e stepi.
'Duam te dime nese parate qe do te depozitoni jane te deklaruara ne menyren e ndershme'
'Cdo te thuash me kete?' nuk e mbajti me veten, por ngriti zerin per te shprehur revolten e tij.
'Thjesht procedura te zakonshme' u mundua ta qetesonte, duke u buzeqeshur shtirshem klienteve te tjere, per ti thene qe cdo gje ishte ne rregull.
YOU ARE READING
Mellifluus
General FictionAshtu ishte zeri i saj per te, nje melodi qe skish fund te cilen do zgjidhte ta degjonte pafundesisht, deri ne infinit. Ishte i embel qe e bente zemren e tij te rrihte fort. E ashtu ishte dhe jeta per ta. Zhurme. Zhurme e madhe qe ne fund, i shtohes...