1

1K 93 91
                                    

Shikimin e kishte te perqendruar ne dritaren e dhomes se saj, dic mendonte. Luante gishtat lehtshem ne ane te kolltukut, si per te kujtuar melodine e nje simfonie. Fytyra e bardhe, si bora ishte veshur me copeza trishtimi dhe buzet e kuqe flake i kishte te puthitura me njera tjetren.

Papritmas, dikush trokiti bute ne deren e saj dhe kerkoi leje. As fuqi skishte te kthente pergjigje, por lejoi personin te futej brenda. Ndjeu hapa te afroheshin drejt saj. Me siguri, e ema.

'Shpirt, ske dale nga dhoma fare sot. Ka ndodhur gje?' i kapi doren se bijes e ia shtrengoi fort.

Gloria ktheu koken drejt Betines, dhe me doren tjeter kerkoi per fytyren e nenes se saj. Ia ledhatoi me embelsi dhe buzeqeshi. I prekte faqet, ballin, dhe ne fund ia gjeti syte. Betina i mbylli qepallat plot dhimbje e disa lote iu formuan, por si lejoi te dilnin jashte. Per Glorian, do behej e forte.

'Mos me thuaj qe po qan? O ma, te kam thene ske pse qan' kuptoi qe lotet i kishin shpetuar krejt natyrshem, kunder deshires se saj dhe ishin gishtat e holle te se bijes qe ia fshinin ngadale.

U ngrit paksa per ti dhuruar nje puthje ne balle, puthje qe fliste me shume se cdo fjale. Ia kalonte fijet e arta te flokeve neper duar, ishin aq te buta, ashtu si vete ajo. Nje engjell me krahe te prera, ne nje bote mizore qe i vodhi driten.

Gloria nuk ankohej kurre, as ngrinte pyetjen pse. Pse asaj? Pse duhet te vuante ajo?

Mirepo, gjithnje e gjente veten te dorezuar para jetes, jo se e quante veten deshtake. Por kishte pranuar fatin e saj. Kishte pranuar te jetonte ne boten e saj, pa ngjyra.

'Thjesht jam lodhur pak. Kam menduar shume mbreme dhe kjo sme ka bere mire' tentoi te ngrihej, duke kerkuar per shkopin e saj.

Gloria ishte e verber. Gjthcka kish ndodhur shume shpejt dhe po aq shpejt shikimi i saj ishte erresuar, per ti lene vendin zbrazetise. Fillimi kish qene i veshtire. Me mundime, me djerse te ftohta qe cdo nate mbulonin trupin e saj, pasi makthet e pushtonin. Neper endrra, perbindesha e ndiqnin, me kthetrat e tyre mundoheshin ta shkaterronin dhe kur i afroheshin, ajo zgjohej e perpelitur. Serisht e njejta gje. Serisht e verber.

Shpresa se mos nje mengjes, do zgjohej nga endrrat e llahtarshme, por me se tepermi, nga endrra qe i mundonte shpirtin, shuhej. Venitej si nje flake qiriu, per te mos u ndezur kurre me. E atehere, deshperohej, bertiste dhe qante.

E kish pranuar me kalimin e kohes gjendjen e saj, zhytej thelle ne boten ku askush se shihte sepse ishte i vetmi moment kur ajo ishte ndryshe. Ajo mund te shikonte, sepse shpirtin e saj e kuptonte vec ajo. Ate dite, kish kaluar shume kujtime ne mendjen e saj, kish harruar realitetin per tia mbathur ne te kaluaren. Sepse aty ishte e lire, ishte vetvetja. Sa deshire kishte ti kthente pas vitet, te lodronte serish e lumtur, serish plot jete.

'Ke kohe qe kete e ke braktisur' i foli Betina, ndersa ne duar mbante gjene me te cmuar qe Gloria kish. Kishte patur...

E pershkoi objektin me gishtat e holle dhe nje lemsh iu mblodh. Por, as lot skishte me. U pertyp, sikur te largonte tutje ate qe digjte brenda kraharorit te saj. Ndoshta edhe te largonte violinen e saj, ate qe e kish shoqeruar per me shume se 15 vite.

'Sdua' e akullt ne fytyre dhe me vetulla te ngrysura, ia shtyu.

'Dua te te shoh te lumtur' iu pergjerua e ema, ndersa dhimbjen me te madhe perpelitej ta mbante brenda.

'Te lumtur? Me thuaj, a mund te jem e lumtur une? Si mundem?' atehere lejoi vargonjte e akujt te thyheshin, per te lene te lire lotet qe ishin burgosur prej vitesh.

'Zemra ime' sduroi me, por mbeshtolli te bijen ne kraharorin e saj, e rrethoi me krahet e dashurise.

'Ska me jete per mua, ma. Mbaroi. Cdo gje ka marre fund' ngasherimat ia benin te pamundur te nxirrte fjalet dhe shtrengimet ne fyt e dobesonin.

Mellifluus Where stories live. Discover now