Te nesermen u duk serisht ne lagjen e vjeter dhe perballe nderteses ku kishte kaluar ditet e saj me te bukura. Nuk e bente per Xhonin. E bente per te. Kishte ende shprese qe Dilani sillej aty rrotull dhe ajo ishte gati ta takonte. Ti tregonte mrekulline ne jeten e saj dhe ta falenderonte sepse e gjithe merita i takonte atij.
Betohej qe do e njihte. Mendonte se zemra do i levizte vendit kur ta shihte dhe atehere do e kuptonte qe ishte ai. I shikonte njerezit te gjithe me radhe per te gjetur tek ta ndoshta ndonje shenje te tijen. Por edhe si diten e pare, deshtoi ne te gjitha te tjerat qe pasuan.
Pas nje jave deshire te shuar dhe zhgenjimi, u gjend perballe te njejtit grup si diten e pare qe ishte te qendra. Serisht i njejti djale misterioz. Provoi ti fliste por vajza qe kishte ne krah e stepi. Ndoshta ishte e dashura dhe nuk donte te shkaktonte mes tyre probleme. Por donte aq shume ta pyeste ne e njihte Dilanin, ne e kishte pare diku.
'Hej Di, ajo vajza po te shikon' ishte Mason ai qe i terhoqi vemendjen nga nje loje ne celular Dilanit.
'Hmm?' picerroi syte drejt shokut te tij si per ta pyetur per cfare e kishte fjalen.
'Gloria. Eshte serisht perballe teje. Sikur do te te flase' dhe atehere ai ktheu koken drejt saj e u magjeps.
Kishte veshur nje fustan te shkurter me lule, kishte marre pak ngjyre dhe dukej mahnitese. Deshi aq shume te shkonte dhe ta mbyste me te puthura, ta zhyste ne perqafimin e kraheve te tij te fuqishem si per ti thene qe sdo largohej kurre e do ishte perhere mburoja e saj. Por, hezitoi. Jo sepse nuk deshi por ishte krahu i Anes qe e ndali.
'Di, ke ndonje gje per te pire?' zeri mjaullites ia bezdiste veshet dhe donte kaq shume te zhdukej prej aty.
Thjesht shkundi koken, per te mohuar kerkesen e saj dhe ia hoqi krahun. Ajo u ndje keq per shkak te te tjereve dhe me takat e larta qe trokisnin rendshem ne asflat, u largua plot qendrim. Dilani la pas shoket e tij dhe u drejtua drejt vajzes qe ia rrembente frymen cdo cast.
'Nje vajze si ty smund te sorollatet ne lagje si kjo' mesa u duk zeri i tij e kish trembur, sepse ajo i hodh pak perpjete dhe paksa e frikesuar u kthye drejt tij.
'Cdo te thuash me nje vajze si une?' dhe ja ku dilte serisht koka e Glorias, qe spertonte te kthente pergjigje, packa fshihte brenda.
'E brishte' ai e dinte qe Glorias si pelqente ta quanin te tille. E per me teper donte te shikonte Glorian e tij tek rrudhte ballin sepse i pelqente aq shume.
Dhe ajo sdoli fare jashte parashikimeve te tij dhe ai u dashurua edhe me teper me te.
'Ti sme njeh hic' kryqezoi krahet per ti treguar te kunderten e asaj qe i kish thene dhe fustani iu ngrit pakez.
Dilanit nuk i shpetoi ky detaj, te cilin e ndoqi me sy dhe per here te pare pas shume kohesh, nuk e pa femren perballe tij me instikte kafsherore. E deshiroi per ta dashur dhe per tu kujdesur. Ajo u ndje ne turp se ndjeu dhe faqet ti mbuloheshin nga skuqja dhe uli koken.
'Cben ketej, vogelushe?' ajo fjale i kujtonte Dilanin e saj dhe se dinte pse, por menyra si e tha iu duk sikur perballe kishte ate.
'Si e ke emrin?' pyeti instiktivisht, pyetje qe i buroi nga shpirti.
'Nje pyetje me nje pyetje? Ncncnc, jo mire keshtu' e ngacmoi serisht me te njejten ngerdheshje qe prej fillimit.
'Ketu kam qene edhe per pare. Sjam e re ne keto ane. Po ti?' nuk diti pse vendosi te vazhdonte nje bisede me te huajin e misteriozin. Thjesht e beri.
'Rritur ketu. Jetoj ne keto ane' meqe ajo se njohu prej zerit, do mund ti tregonte pak per jeten e vertete te tij, ate jete qe Gloria se njohu kurre.
'Te te pyes per dicka?' i kerkoi embel, sa atij gjunjet iu drodhen.
YOU ARE READING
Mellifluus
General FictionAshtu ishte zeri i saj per te, nje melodi qe skish fund te cilen do zgjidhte ta degjonte pafundesisht, deri ne infinit. Ishte i embel qe e bente zemren e tij te rrihte fort. E ashtu ishte dhe jeta per ta. Zhurme. Zhurme e madhe qe ne fund, i shtohes...