'Kjo qe shihni ketu eshte nje nder pikturat me te famshme te tij. E perfundoi ne momentin qe fundit te jetes e per shkak te kuptimit qe personifikonte per te, eshte blere qindra mijera dollare'
'Sa?' pyeti njeri nga turma qe ishte mbledhur ne katin e dyte te ekspozites se famshme Derek Eller.
'Le te themi aq shume sa po ta degjoje, sdo qendroje dot ne kembe' pasi kuptoi mire gjendjen e tij financiare, vec me nje shikim te hedhur.
'E kush e bleu?' vazhdoi biseden i panjohuri.
'Une' u krekos ndersa fryu gjoksin.
Asaj i shpetoi nje buzeqeshje e vogel, thuajse se nuk ishte aty. E ai e pa. Per nje cast, donte te ishte dikush tjeter, diku tjeter e ashtu do ta bente per vete. Kayla ishte nje vajze terheqese, capkene, e hedhur te ciles kushdo i kushtonte qofte edhe nje sekonde te vetme.
'Jeni shume i hallakatur per te pelqyer nje pikture si kjo. Jo me pastaj ta blini' nderhyri ajo, si per te terhequr vemendjen e atij djalit te pashem, zeshkan, kacurrelave te te cilit askush si rezistonte.
'Nga e vini re kete?' ngriti vetullen per ta sfiduar. Mesa dukej zonjushes i pelqente te dukej, te vinte te tjeret ne loje. As ai nuk ngelej mbrapa.
'Nga menyra si qendron e flet. Tejet urbane' dhe kryqezoi krahet si per ti thene qe e kish fituar.
'Epo, vogelushe, jetojme ne kohen postmoderniste. Njeriu zgjedh te jetoje si te doje' iu afrua afer, a thua do e puthte, i qeshi pak dhe u largua drejt piktures tjeter.
Ajo perplasi kembet fort ne dysheme dhe mori fryme thelle per te larguar inatin e saj. E ndjente ne ajer tensionin e krijuar. Askush me pare se kish bere te ndjehej ashtu. As Toni, i dashuri i saj. Dhe sapo u kujtua per te, pa rreth e rrotull per ndonje shenje dyshimi dhe u drejtua per ne tualet. Diku rruges per aty, ishte nje korridor qe te conte ne nje bodrum te vogel. Aty e priste ai. E kishin bere me fjale qe naten e mbremshme qe atje do te ishte piketakimi.
Mirepo, Kayla Barren se kish planifikuar kurre qe jeta e te atit do e ndikonte ate drejtperdrejt. Do te behej karremi i nje hakmarrjeje te ftohte. Mekat qe nje bukuroshe si ajo do perfundonte ne nje biruce te kalbur te lagjeve te rendomta te New Yorkut. Ajo qe ish rritur mes luksit dhe komoditetit, do perballej me nje tjeter jete.
Plani ishte i menduar mire. Njeri prej tyre nje ciceron, nje tjeter roja, tjetri shoferi qe priste jashte nga momenti ne moment per sinjalin e dhene dhe tjetri me nje pambuk me alkool ne dore qe do e grabiste vajzen e re. Cdo gje po shkonte ashtu sic duhej, ashtu sic e kishin paramenduar.
Ndersa takat e saj trokisnin neper dyshemene, qe shkelqente nga pastertia, njeri prej djemve iu afrua me ngadale, duke u munduar mos bente zhurme dhe ashtu e kapi nga mbrapa. Ia vendosi pambukun e bere qull me alkool ne hunde. Ia bllokoi dhe gojen, per te mos lejuar qe britmat e saj te arrinin te degjoheshin nga te tjeret.
Ajo e kafshoi disa here, e goditi me shuplaka te zbehta, te cilat u shuan sapo ra pa ndjenja ne krahet e tij. Nuk ishte e rende, por as e lehte smund te thuhej. Doli nga dera e pasme, atje ku e priste perseri njeri prej tyre. E hipen ne makinen e zeze, te marre hua dhe me te shpejte iken drejt vendit ku ata mblidheshin perhere.
Aty priste ai, ulur ne nje karrige, me nje cigare ne dore e shikimin e kishte te perhumbur. Kishte ore qe priste dhe ish merzitur. Mendoi se mos ndoshta kishin bere dicka gabim, ose dicka kishte shkuar keq. Me e keqja do ishte ti kishin kapur. Atehere, si do ia dilte te merrte hak per Kalebin?!
Sa ishte bere gati te telefononte dike, dera u hap dhe Mason u shfaq menjehere. Plogeshtia iu shuajt nga fytyra dhe u ngrit ne kembe.
'Ca u be?' kurioz te dinte ckish ndodhur, nuk priti qe ai te fliste i pari.
YOU ARE READING
Mellifluus
General FictionAshtu ishte zeri i saj per te, nje melodi qe skish fund te cilen do zgjidhte ta degjonte pafundesisht, deri ne infinit. Ishte i embel qe e bente zemren e tij te rrihte fort. E ashtu ishte dhe jeta per ta. Zhurme. Zhurme e madhe qe ne fund, i shtohes...