19

503 69 36
                                    

U ndje e vetme ndersa hynte ne dyert e klinikes se madhe Mayo Clinic. Edhe pse doren e saj e shtrengonte fort e ema, perseri dicka i mungonte. Ato dite qe bere keq, donte te rrinte vetem. Madje, kishte protestuar kerkesat e prinderve te saj per te shkuar ne Kanada. Kish qene vec letra nga Dilani dhe parate e paguara, qe ia ndryshuan mendjen.

Moti kish filluar te ngrohej pak, por ajo kish ca morrnica qe i pershkoheshin ne gjithe trupin. Sishte i ftohti, ishin kujtimet, zeri, prekja e tij.

Degjoi zerin e embel te nje vajze, me shume mundesi recepsionistja, qe i drejtoi per ne katin e trete, atje ku doktor Nick i priste. Me kembet e duart qe i dridheshin, u shtrengua edhe me fort pas se emes, me friken se mos ndoshta binte, nga gjithe kjo levizje e madhe e jetes se saj. Endrrat po beheshin realitet.

Hyne ne zyren e madhe te nje doktori rreth te 50-ve dhe u ulen ne kolltuket e zinj. Pasi u rehatuan dhe i siguruan te bijes qe ishte nje vend i sigurte, kerkuan te dinin sa perqind do te kishte sukses operacioni i Glorias.

'Kjo pyetje eshte me vend te behet. Por, si fillim, me duhen nje sere analizash te vajzes qe ne fund tju them prognozen'

'I kemi bere te gjitha. Ja tek i keni' e mbi tavoline vendosen gjithe zarfet e bardhe te mundshem, me analiza gjaku, skaner te kokes, rezonanca dhe plot e plot shkresa te tjera.

'Keto nuk na ndihmojne aspak. Ne ecim sipas protokollit tone, me parametrat qe na vijne nga laboratory yne. Zonjusha Parker duhet ti beje analizat te gjitha nga fillimi, per te pare nese ka avancuar semundja apo ka ngelur aty ku ka qene, qe prej fillimit'

'Kur mund te fillojme?' pyeti Betina, ndersa Gloria heshtte.

'Sot si fillim do leme takimet e njepasnjeshme me specialiste te tjere. Dhe me pas do vazhdojme se bashku deri te kirurgjia'

Ate dite u moren me procedura te domosdoshme dhe naten e kaluan tek hoteli qe Dilani kish rezervuar per ta. Ishte nje vend i thjeshte, ndoshta me 3 yje, i paster, qe plotesonte kushtet mesatare. U sistemuan duke vendosur rrobat ne dollap dhe vendosen te darkonin te restoranti i katit te pare. Gloria nuk ishte e uritur dhe zgjodhi te qendronte ne dhome, packa perpjekjeve te se emes per ta marre me vete.

Gloria kishte nevoje te rrinte vetem, te merrte fryme njehere e vetme. Kishte nevoje qe te kuptonte stadin tjeter ku do kalonte jeta e saj, ne nje stad ku sdo kishte me Dilan. Qe prej fillimit, ajo e kish kuptuar qe Dilani sishte si te tjeret. Edhe pse nuk e shihte, arriti te ndjente auren e tij qe asnjehere sish e qendrueshme, asnjehere e njejte. Ama, dicka nuk ndryshonte kurre. Misteri i tij. Ishte i rrethuar me te njejten ndjesi qe prej dites se pare deri ne diten e fundit.

Ndoshta i kish treguar pak per familjen e tij, per jeten e tij, endrrat apo makthet. Por, kurre nuk i zbuloi nje pjese te shpirtit. Nje pjese qe ajo te kuptonte cfare e lendonte ate, cfare e merziste. Pikat e tij te forta dhe ato te dobeta. Deshiroi me zemer te zjarrte te dinte cfare e bente Dilan Hobsin te qeshte. Deshiroi fort e ate nate gjumi e zuri me te njejtat endrra, si perhere. Vecse ato te asaj rradhe ishin me te forta e me te largeta.

Ndersa Gloria qendronte ne dhomen e saj te gjumit, duke u ndeshur me perbindesha, Dilani ndeshej me zerat qe i bucisnin ne koke. Ndodhej ne nje nga baret me te rendomte dhe ordinere te lagjes se poshtme te zones. Po rrekellente gota te njepasnjeshme, te nje pijeje te rende. Tymi i cigareve ngrihej lart e zbriste poshte, duke formuar figura te shumta, qe disi ia terhoqen vemendjen Dilanit.

'Hej, bukurosh. Prape vetem sonte? I sigurt qe sdo shoqeri prej meje?' ishte po e njejta bjonde qe i afrohej kur ai shkelte kembe ne lokalin e degraduar te Bobit.

Dhe ai e kishte refuzuar me dhjetera here, por ate nate, ishte i intoksikuar. Kishte pire aq shume, sa kembet nuk i mbaheshin dhe madje as fjalet nuk i shqiptonte dot. I merrej goja dhe ne perpjekje per ta perzene serisht bjondinen qe i vardisej, thjesht tundte koken dhe nxirrte fjalente pakuptimta. Nuk cohej dot dhe u detyrua te pranonte oferten e saj per ndihme. E papritur e pakujtuar, perfunduan ne apertamentin e saj pothujse bosh.

Mellifluus Where stories live. Discover now