15

474 63 50
                                    

'Eshte cdo gje ne rregull?' zeri kumbues u degjua nga zeri tjeter i telefonit.

'Po presim per sinjalin tend dhe jemi gati' frymemarrja iu shtua kur kuptoi qe ishin drejt sulmit.

Dilani gjithmone bente gjithcka per veten. Smendonte kurre per dike tjeter dhe asnjehere me pare skish rrezikuar jeten e tij. Ia dilte gjithmone. Por, ate dite, si rrallehere me pare, kishte frike. I frikesohej rezulatit, pasojes. I frikesohej vetes dhe asaj qe ndjente. Kish degjuar shpesh per dashurine, fuqine qe ajo kishte. Ama, asnjehere se mendonte veten te zene ne gracke prej saj. Ai zoteronte, nuk zoterohej.

'Po vjen nje kamion i bardhe. Atje eshte malli. Ju thjesht duhet te thoni qe kutite e transportuara jane rroba per femijet ne nevoje dhe ushqime per te varferit' me aq e mbylli telefonaten, per te lene Dilanin me te sigurt ne vetvete, ndersa perballe mbante qellimin e kesaj nisme.

'Cte tha?' pyeti Kalebi ndersa ndizte cigaren e disate per ate pasdite.

'Qe po vjen nje kamion i bardhe' shtellungat e tymit ngacmonin flegrat e Dilanit, qe i kerkoi edhe ai nje cigare per te tymosur. Kish nevoje qe te hiqte mendjen dhe te perqendrohej ne punen e tij. Sepse nese humbiste kontrollin, do te humbiste gjithcka.

'Ti apo une?' e pa ne sy dhe vereu patundshmerine e tij. Dilani gjithmone kish qene i forte, guximtar, i patrembur. E ate nate, ne syte e tij shfaqej dukshem edhe nje shkendije tjeter, qe ia pervelonte iriset.

'Une. Ste le ty te rrezikosh per dicka qe ste perket' fjalet e tij ishin gjithmone urdhera qe nuk diskutoheshin. Ate beri dhe Kalebi, e la ta udhehiqte ne erresiren e nates qe te frikesonte deri ne palce dhe te mbushte me terr.

Priten derisa skishte me levizje ne rruge dhe i hipen kamionit per ta kaluar ne shtetin e New Jersey. Ne timon ndodhej Dilani, qe voziste perqendruar ne rruget e gjera dhe te asfalta te qyteti, ndersa Kalebi veshtronte qiellin, qe per cudi, ate nate ish qendisur me yje.

'Eshte kaq bukur apo jo?' pyeti Dilanin. Ishin te pakta ato heret kur ata flisnin per gjerat e bukura, te thjeshta. Sepse shpesh here i quanin biseda femrash, kurse ata ishin meshkuj, nga ata te fortet, qe benin muhabet vec per armet dhe vrasjet.

'Ehe'

'Cfare? Ste pelqen?'

'Jo, me pelqen'

'Atehere, pse je kaq i heshtur?'

'Sepse kjo eshte ajo qe po mendoj. Une qe shoh gjithe gjerat e bukura dhe mahnitese te krijimit, ndersa Gloria nuk mundet. E ke menduar sa mire u ecen njerezve te keqinj, K? Vaj, cdo gje vaj'

'Po na quan te keqinj' shpalli si per ti kujtuar vetes, qe ne te vertete tek ata, asgje sishte e mire.

'Kjo eshte e verteta. Ka plot njerez te mire ne kete bote, qe smeritojne asgje per te cilen po kalojne. Kurse ne, kemi gjithcka, e perseri duam te shkaterrojme. E frikshme, nuk mendon?'

'Se kisha pare ne kete kendveshtrim. Njeriu e zgjedh vete rrugen e tij'

'Dhe ne zgjodhem me te lehten. Ate qe do na kushtonte me pak'

'Te ka ndryshuar shoqeria e Glorias mesa shoh, dhe seshte shenje aspak e mire' u merzit me mikun e tij, sepse nuk donte qe ai te largohej prej tij, ta braktiste, ta linte vetem. Sepse Dilani per Kalebin, ishte familja qe se kish patur kurre.

'Gloria nuk hyn ne kete mes. E mendoj cdo nate. Pse mos ishim dhe ne si te tjeret? Me nje diplome, pune, shtepi, makine, gjithe te mirat. Nga dreqin iu futem kesaj pune e kesaj rruge, qe ska kthim pas, por me e rendesishmja, nuk i dihet ku na con?'

'Ti ke qene i pari qe na nxisje per te vazhduar, madje ai qe kenaqej sa here benim ndonje perleshje. Cndodhi tani?'

'Sepse kur njeriu renka ne dashuri, nuk mendon me per veten, por per personin qe ia kushton te gjitha mendimet'

Mellifluus Where stories live. Discover now