4

573 70 105
                                    

Kerciste gishtat me nervozizem me friken se kishte harruar si te shtypte tastat. Mos valle ligeshtimi e kishte terhequr dhe nuk dinte te bente as ate per te cilen kish luftuar qe ne vogeli?

Mori fryme thelle, e kaloi neper mushkerite qe i digjnin nga forca, e nxorri serisht jashte. Spo qetesohej dot. U mundua te kontrollonte te dridhurat e trupit. Here pas here, rrethonte krahet rreth vetes, si nje forme ngushellimi.

'Je e forte Gloria. Keshtu thote babi, qe je e forte. Jepi, eshte violina jote' perpiqej te bindte veten edhe pse lotet mundoheshin te shkeputeshin prej saj, e ti ceknin faqet e bardha bore.

U ul ne toke, me duar gjeti violinen, u ngrit perseri. Mori pozicion dhe vazhdonte te dridhej. Anoi koken ne siperqafen e drunjte te violines dhe atehere cdo kujtim e goditi. Atehere mund te shihte duartrokitjet, buzeqeshjet, turmat qe coheshin e brohorisnin emrin e saj. Atehere mund te shihte fytyren e saj ne gazetat e njohura te qytetit e mund te falenderonte kedo.

Filloi me melodine qe vec ajo dinte. I prekte telat ne menyren me te persosur, i trajtonte plot dashuri dhe ne ato pak sekonda dha gjithcka kishte. Kur mbaroi, atehere pas shume ndjeu plotesine qe i kish munguar. Ndjeu zemren ti rrihte serisht si me pare, me ate euforine dhe ndjenjen e dikurshme. Ndjeu Gloria qe qe zhdukur prej saj, te rikthehej perseri.

Buzeqeshi fort, aq sa faqet filluan ti dhimbnin. Nuk donte te ndalonte. Akoma skish marre fund. Ia nisi nga e para dhe atehere mbylli syte, si dikur. Imagjinoi veten para shume njerezve, e imagjinoi veten te veshur me nje fustan me lule, buze nje liqeni, me drita anembane. Enderroi endrren e saj.

Melodine ia nderpreu nje fishkellime qe vinte nga e majta e saj. Spo kuptonte cpo ndodhte. Qendroi e ngrire per pak caste, priste qe personi i cili kish nderprere gjithcka.

'Zemra, qenke kaq e mire. Dalim nje xhiro?'

'Kush eshte?' u tremb nga zeri qe jehonte neper dhome. U tremb nga prezenca e tij qe mbulonte gjithe ajrin.

'Si ben sikur ste intereson. Qenke alamet goce ti' e ndjeu shume afer vetes dhe per tiu fshehur fjaleve te tij ngacmuese. E dinte qe ai djale fshihte dicka.

'A ka mundesi te ikesh?'

'Shpirto, ma jep numrin atehere. Ta dija qe ishe ketu, do kaloja gjithmone perpara kesaj ndertese qe deri sot me eshte dukur e merzitshme'

Ajo kthente koken sa andej kendej, e nervozuar ne fytyre, me duart qe i dridheshin. Tashme, jo me prej emocionit te violines, por prej frikes qe i percillte.

E kur ndjeu ate ti prekte supin e zbuluar, u struk dhe filloi te kelthiste. U mundua te largohej prej tij, por smundi dot te shikonte dritaren e hapur me te cilen u perplas.

E shtrire pertoke, ende ne perpjekje per ti shpetuar njeriut qe po e frikesonte dhe po e rikthente ne kujtime, prej te cilave gjithmone ia mbathte.

'Hej, a je mire?' iu afrua prane teksa e shihte ate me syte e shtrenguar, dhe duke iu larguar prekjes se tij.

'Ik. Me ler, te lutem' vuri re qe ajo nuk shikonte ne drejtimin e tij dhe kjo e beri akoma dhe me shume kurioz te dinte te zbulonte syte e saj te kulluar.

'Se pe dritaren?' ia mori doren dhe me kujdes, per here te pare, e ngriti dhe e ndihmoi.

'Nese do kisha sy, do e shikoja' ia ktheu me inat, ndersa duart i rrethoi afer vetes, njefare mbrojtjeje ndaj tij.

'Cfa...ooo. Hmm..epo...' futi duart ne xhepat e perparem te xhinseve te zeza pis dhe krroi fytin.

'Mos fol' u mundua te largohej serisht prej tij. Perseri ne drejtimin e gabuar.

Mellifluus Where stories live. Discover now