"Politikani i njohur u gjend i vdekur sot ne zyren e tij. Shkaqet ende jane te panjohura, ashtu si edhe autoret e vrasjes. Xhirimet e kamerave nuk jane te disponueshme. Mesa duket gjithcka mbetet nje mister"
Ishin ulur te tre ne dhomen e ndenjes, duke degjuar edicionin e lajmeve te mengjesit. I ati i Glorias tundte koken, i tmerruar nga ngjarja e sapondodhur. Ndersa Gloria e dinte se kush mund te ishte fajtori. Por zemra sia bente ta pranonte. Tashme, mund te priste gjithcka nga ai.
Papritur, i erdhi nje mesazh ne celularin e saj, te cilin e hapi pertueshem. Kur pa se Klara donte ta takonte, u detyrua te cohej nga rehatia e saj, edhe pse nuk donte.
'Me duhet te dal' lajmeroi prinderit.
'Ku do dalesh? Se shikon cbehet?' u alarmua i ati.
'Ba, nuk ka per te me ndodhur asgje'
'Rruget e lagjes tone po behen te rrezikshme me kalimin e kohes. Nuk eshte e sigurt te dalesh vetem'
'Te thashe qe mua sme ndodh gje' perseriti serisht ajo.
'Nga e di ti?'
Ajo u mendua per pak dhe iu pergjigj 'Thjesht e di'
Mori rrugen drejt bistros se qytetit, vendi i zakonshem ku takohej shpesh me Klaren. Ende skishte deshire per jeten, ende nuk donte te rikthehej tek realiteti qe e godiste rendshem.
Me tu futur ne lokalin e vogel por te ngrohte, pa rreth e rrotull per ndonje shenje te Klares. Nuk ishte aty. U ul ne cep, afer nje dritareje qe te servirte nje pamje te kendshme te rrugeve te qytetit, me plot njerez qe vraponin. Priti per pak, por sduroi dhe menjehere i nisi nje mesazh shoqes se saj.
Sapo la celularin ne tavoline, ndjeu nje levizje pas saj. U kthye me shpresen se Klara gjendej aty, por gaboi. Ishte Dilani.
Tentoi te ngrihej e te ikte, por nje prekje e tij e ndali. Ishte serisht si muaj me pare, kur ai i ish afruar dhe ajo kish ndjere me mijera flutura ne stomakun e saj. Dhe ai donte ta shtrengonte ne krahet e tij, perjetesisht.
Ajo nuk foli, as e pa. Ndersa ai e kundrroi per pak, sikur donte te mbushte gjithe boshlleqet qe mungesa e saj kishte shkaktuar. Mbetej serisht e bukur, ndoshta edhe me.
'Dua te flasim Gloria. Dua te me degjosh. Deri ne fund'
'Skemi per cfare te flasim' iu pergjigj e lodhur sepse kish kuptuar qe dashurine smund ta luftoje.
'Do flasim per ne'
'Nuk ka nje ne'
'Kaq shpejt harrove gjithcka qe kaluam bashke?'
'Ti sishe i vertete, ne asnje moment. Me genjeve'
'Nuk te genjeva. Thjesht sdoja te te tregoja te verteten. Te lutem, a mund te ulemi?'
Ajo smund ti rezistonte fytyres se tij. Ishte kaq i pashem, sa ajo mund ta veshtronte gjithe diten e sdo lodhej. Muskujt e formuar, syte e zinj dhe vetullat e trasha, gjithcka fliste per nje persosmeri tek ai. E Gloria donte ta prekte, qe te shihte ne ishte i vertete apo jo.
U ulen te dy perballe, ndersa ai ngopej me engjellin qe kish perpara. Donte tia ledhatonte duart, tia puthte, tia vendoste mbi zemer si per ti thene qe ajo rrihte vec per te. Skish patur femer qe do mund ta zoteronte ndonjehere Dilan Hobs, e ja ku vinte zonjusha tekanjoze qe ia kish permbysur gjithe boten.
'Dua vec te me degjosh. Pa me nderprere' por ajo spremtoi dot, sepse e dinte qe sdo rezistonte dot.
Donte te qeshte me kokefortesine e saj, qe aq shume e pelqente.
'Une jam Dilan Hobs dhe vij nga nje familje e shkaterruar. Te kam treguar dhe me pare sa e katranosur ishte jeta ime, sa e ndotur, sa e veshtire. Por ti di vec pjesen kur une doja te vrisja veten, kur premtova qe sdo qaja me, kur u largova nga prinderit e mi per te nisur dicka te re.
YOU ARE READING
Mellifluus
General FictionAshtu ishte zeri i saj per te, nje melodi qe skish fund te cilen do zgjidhte ta degjonte pafundesisht, deri ne infinit. Ishte i embel qe e bente zemren e tij te rrihte fort. E ashtu ishte dhe jeta per ta. Zhurme. Zhurme e madhe qe ne fund, i shtohes...