'Cdo te thuash? Luisi...Luisi eshte ketu?' te rrahurat e zemres iu shpejtuan dhe frymemarrja iu rendua.
Tim e shihte i merakosur, sepse nuk donte qe Gloria te perjetonte serisht veren e dy viteve me pare. Ata ia kishin shkaterruar edhe me jeten, por me miresine qe e karakterizonte ajo i kish falur. Ta pakten ate, ndersa Luisin...
'Po. Dhe do te te takoje'
'Sdua' foli prerazi, per te ndalur fjalet e tjera te tij.
Luisi bente pjese ne ato faqe te se kaluares ne te cilat Gloria nuk donte te rikthehej me. Aty do kishte perseri pranga genjeshtrash, lot dhimbjeje dhe zemra tradhetare. E kaluara e saj me Luisin ish deshtim dhe zhgenjim, qe smund te zhbehej me. U ngrit me veshtiresi, per tu drejtuar tek dritarja me shkopin e saj. Kish nevoje per ajer, kish nevoje qe lemshin ne stomakun e saj ta perpinte era dhe ajo te mbetej serisht bosh. Ashtu si Luisi e kish lene.
'Jepi nje mundesi' i kerkoi pothuajse me pergjerim Timi. Te luftonte per miqte e tij me te mire, ish deshira e vetme qe kish.
'Mos me mbush mendjen kot. Ai kapitull eshte i mbyllur per mua' ishte kokeforte gjithnje per gjerat qe donte.
'Thjesht degjoje. Vec kaq. Do jem dhe une. Nese nuk te pelqen te vazhdosh te bisedosh me te, me thuaj dhe e largoj. Por ai ka nevoje qe ti ta falesh'
'Ai me braktisi Tim. Ne momentin me te veshtire te jetes time. Nuk pranoi te ishte prane meje, qofte edhe si nje mik. Zgjodhi rrugen me te lehte'
'Eshte penduar. Te dy jemi penduar'
'Teper vone, Tim' dhe syte i mbylli, si per te deshiruar qe asgje prej gjerave te cilin kane ndodhur, mos ishte shfaqur kurre.
'Me mire vone se kurre, thone'
'Jo' kembenguli ne te sajen dhe nuk la fjalet e Tim te mbushnin mendjen e saj.
Ate nate kaloi plot makthe, rikthyer ne te shkuaren. Ndeshej e luftonte me gjigandet e erresires, por sia dilte dot. Therriste per emrin e tij, por ai ish zhdukur diku dhe krah saj nuk ishte. Edhe ai e kishte lene, e kishte braktisur, harruar. Ose ndoshta sdonte tia dinte me per te.
Por, ndjenjat e zhytura dhe te harruara te saj, sikur moren jete dhe u ngriten te gjalla. Donte te degjonte dhe njehere zerin e tij. Sdo ti kushtonte shume. Vec nje bisede.
Me kete mendim, shkoi te nesermen ne qender dhe keshtu i kishte thene Timit. I kish kerkuar te vinte me heret se ora 2. Nuk donte ndonje perplasje mes tij dhe Dilanit. Ishin mjaftueshem dy personat te cilet kishin provuar grushtat e tij.
Priste e nervozuar, ulur ne kolltuk, ne pritje te hapjes se deres apo cfaredolloj zhurme. Dhe kur doreza kerciti pak, si per te paralajmeruar prezencen e dikujt tjeter ne dhome, zemra i rrahu shpejt. Ndoshta kish gabuar e ne ato caste denonte veten qe e kish thyer premtimin e saj. Qe kurre me, sdo risillte te kaluaren. Dhe ja ku ishte, duke pritur per personin qe zemren e besimn e saj e kish bere copash.
Sfoli asnjeri nga te dy, por pranine e Luisit ajo arriti ta ndjente. Sidomos parfumin e tij te rende, ate qe ajo ia bente dhurate cdo permujor. Duart i dridheshin dhe zerit si besonte. Nese do fliste, ndoshta do te qante. Dhe ajo sdonte te qante per te. I la hapesire qe ai te niste dicka, mirepo as Luisi skish ndermend te hidhte hapin i pari.
E kundrronte embel, sepse Gloria e tij tashme ish shnderruar ne nje zonjushe te bukur, nje femer te vertete. Edhe pse veshur me nje pulover te gjere, e dinte qe trupi i saj ishte njesoj. Ashtu sic ai e mbante mend. Floket i ishin zgjatur edhe me, ngjyra i ishte erresuar pak dhe ia nxirrte ne pah faqet e saj te bardha qe skuqeshin mjaft kollaj.
'Lor' peshperiti emrin e saj, te vjeter, ashtu sic i therriste kushdo afer saj.
Por, pasi kish pesuar aksidentin, u kishte ndaluar kujtdo qe ta quanin Lor. Ajo per te gjithe ishte Gloria.
YOU ARE READING
Mellifluus
General FictionAshtu ishte zeri i saj per te, nje melodi qe skish fund te cilen do zgjidhte ta degjonte pafundesisht, deri ne infinit. Ishte i embel qe e bente zemren e tij te rrihte fort. E ashtu ishte dhe jeta per ta. Zhurme. Zhurme e madhe qe ne fund, i shtohes...