18

484 73 105
                                    

'Gloria, nje leter eshte derguar per ty. Dhe nje zarf' ishte i ati qe qendronte te dera dhe i fliste te bijes, qe perpiqej te rregullonte shtratin e saj. Donte te ishte e dobishme.

'Nje leter per mua? Nga kush?' u ul duke pritur te atin ti bashkohej.

'Do te ta lexoj?'

'Emrin e personit dua te di' kembenguli sepse nuk njihte ndonje qe te mund ti shkruante.

'Ka vec iniciale. D.H' zemra i rrahu fort dhe ne njefare menyre pergatiti veten per ate qe do te vinte.

Kujtoi nje dite kur Dilani i kish thene qe per te skish vend ne jeten e saj, qe ishte i perkohshem, qe nuk perpiqej kurre per te sistemuar jeten e tij. Ishte thjesht nje shtegtar. Mirepo, Gloria se kish besuar. Kish zgjedhur te mos i degjonte ato fjale, sepse prania e Dilanit ne jeten e saj ish kthyer ne gjene me te zakonshme. E tashme ajo sdo ishte e njejta pa te.

'Lexoje. Ama, nuk dua te me besh asnje pyetje, ba. Do tju tregoj gjithcka vete'

E cmuara Gloria, engjelli i erresires time,

Ndoshta seshte menyra me e mire per te thene nje lamtumire, por duke ditur cfare burracaku jam, kur vjen puna tek ty, e mendova si me te thjeshten. Me pak te dhimbshmen. Kur ta lexosh kete leter, me sakte kur te ta lexojne, do jemi milje larg. Ke te drejte te me urresh, te me vrasesh ne mendimet e tua. E meritoj. Por smund te largohesha pa te rithene edhe njehere qe Te Dua me gjithe forcen time dhe me cdo fryme qe marr.

Ka raste qe jam falenderues per ate dite qe u gjenda ne ate dhome, kur te pashe ty. E ka raste qe mallkoj veten. Me ler te shpjegohem, para se te rrudhesh fytyren tende te bukur. E di qe je e bukur? Kaq e bukur sa po te mundesha, do te te veshtroja gjithe ditet e jetes time. Po nejse, nuk doja te dilja ketu, domethene do dal dhe ketu po kisha dicka tjeter. Dreq, u bera lemsh. E shikon cfare me ben ti Gloria Parker?!

Do e filloj me rastin e dyte, qe mallkoj veten. Ti sme njeh, vogelushe, sepse po te me njihje do ia mbathje nga une. Mekati im do te ishte aq i peshtire, sa sdo doje te kishe te beje me mua. Te kam trazuar boten, Gloria. Te kam kthyer permbys gjerat e tua te mira, te kam infektuar me te keqen time. Ke harxhuar 2 ore kot cdo dite per muaj me rradhe. Me bere te bija ne dashuri dhe per kete nuk te jam mirenjohes. Askush me pare skish guxuar te hynte ne boten time, ne boten time te zeze. Ti ishe ylberi qe shpirti im se kishte njohur dhe pare kurre. I dhurove ngjyra tablose time. Mendove qe me bere nder? Por lendove veten tende.

Te kam thene njehere qe une sjam per te qendruar ne jeten tende. Thjesht nje pasagjer i rastit ne stacionin ku me gjete, vetem sepse humba trenin tim. E di qe ndoshta nje dite edhe mund te jem ne stacionin e fundit e atehere do te jemi vec ne te dy. Por ama, ndoshta.

Me ndryshove. Ndryshove ate pjese te karakterit tim qe mendova se ishte e hekurt. Me zbute. Dhe kjo u vu re nga te gjithe ata qe me rrethonin. Sdoja ta pranoja para tyre dhe as para teje sepse mendoja qe do dukesha i dobet. Por tani kuptoj qe dashuria nuk te ben te dobet, perkundrazi te ben me te forte. Sdoja qe jeta jote te perlyhej me ate timen. Ti nuk e meriton. E di cfare meriton ti, engjell? Yje te zbritur nga qielli dhe rruge te shtruara me margaritare.

Por, seshte vec kjo. Eshte edhe ajo pjesa ku une falenderoj Zotin cdo dite qe te njoha. Je nje rreze drite, dashuri. Kur te pashe ty, kuptova qe jeta nuk eshte aq e keqe. Mendova qe paska edhe njerez te mire ne kete bote. Me pas, kur me pasqyrove shpirtin tend dhe me lejove te depertoja, ishe me shume se e mire. Ishe e forte, e guximshme. Nje luftetare e vertete. Prej teje mesova shume gjera. Mesova si te jem i duruar, si te pres, si te kem shprese edhe ne rastet me te pashpresa. Mesova si te shoh te miren edhe ne te keqija. Por, keto te gjitha vec kur isha me ty.

Mellifluus Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang