6

492 70 87
                                    

'Niko, merre kete canten dhe ngjite te kati i dyte i nderteses. Neser ne mengjes Ujqerit do vijne ta marrin' dha urdher sapo hyri ne fillim te rruges 23.

'Hej Di, nga u zhduke dje? Kishim nje perleshje dhe ti mungove' Kalebi goditi shpatullat e tij fort dhe priti per pergjigje.

'Kam dhe une punet e mia' e pa ftohte dhe u largua te cepi me tutje, per te tymosur nje cigare qe ia dha Hana.

'Ke filluar na mban sekrete tani?' iu bashkua edhe ai duke ndezur nje po te ngjashme si ajo.

'Skam sekrete'

'Mire, seshte nevoja te nxehesh. E ke pare Hanen?'

'Po. Pse?'

'Po katandiset keq e me keq dhe sna hyn me ne pune. Perkundrazi, na hap vec telashe'

'Cdo te thuash me telashe?' ishte i interesuar te dinte me teper rreth bisedes qe Kalebi kish nisur.

'Po ja, malli qe duhej shperndare dje, u hodh neper rruge sepse ajo, e deshperuar per pak heroine, filloi te bertiste. Policia ishte aty rrotull dhe sic dihet qe ne na kane shume qejf, iu qepen asaj dhe Leos. Per te shpetuar koken, braktisen mallin'

'Se ke seriozisht, mendoj. Kjo seshte e mundur. Po, Lordsat?'

'Po na kerkojne'

'Dreqi e mori' shfryu i inatosur, duke goditur me shkelm koshin metalik te mbeturinave.

'Hej, Di' degjoi zerin e cjerre dhe te mbytur te Takos, nje prej portorikaneve, bashkuar se fundmi.

'Cka ndodhur?'

'Kane vrare Uillin. Nje nga Lordsat e kish goditur shtate here me thike dhe ne fund fare ia kishte ngulur ne fyt. Gjaku kish rrjedhur ne gjithe lokalin e prishur te Filit. Policia eshte duke kerkuar personin qe e beri'

'Nuk eshte kapur ende?'

'Jo. Sdime ku ndodhet' pranoi ne faj Kalebi.

'Do e gjejme' kerkoi nje prej anetareve te grupit ti bashkohej dhe menjehere u nisen drejt lokalit te Filit.

Ishin mbledhur rrotull ne nje prej lagjeve te braktisura te New York, bisedonin me zera te ulet por teper te vrazhdte.

'Kerkoji Dragonave te me takojne neser nga paraditja. Sduhet ta leme te shkoje me tej situaten. Nderkohe le te shkojme te shtepia e Uillit'

Pese prej tyre trokiten ne deren e drunjte te katit te pare te nje pallati gjysem te lyer. Rrobat e tyre nuk perkonin aspak me ato te njerezve mbledhur ne dhomen aspak te ndricuar. Te gjithe ishin veshur me te zeza, e nena e Uillit vajtonte ne krahet e nje burri. Me shume mundesi i shoqi, duart e te cilit ishin plot shenja, te ashpra, shkak i punes ne nje prej minierave larg qytetit te zhurmshem dhe modern.

Kur nena e Uillit pa Dilanin dhe miqte e tij qe qendronin krah arkivolit te birit te saj, filloi te bertiste me te madhe. U deshen krahet e bashkeshortit ta mberthenin, qe te mos e lejonin tu versulej djemve te rinj, te frikshem ne pamje.

'Vrases. Jeni te gjithe vrases' akuzonte drejt tyre, kelthiste me lotet qe i dilnin prej syve.

'Cfare po thua?' iu drejtua Dilani me shikim qe i digjej flake dhe kercenueshem.

'Po te mos ishte per ty dhe kete grupin tend te felliqur, djali im tani do ishte gjalle. Ju e terhoqet pas vetes. Ju i mesuat drogen, armet. Ju e shkaterruat. Per fajin tend, sot smund te perqafoj djalin tim te vetem. Zhdukuni prej ketej, para se te therras policine'

Dilani nuk priti me, por u zhduk menjehere larg dyerve qe e akuzonin dhe e hidhnin poshte. Ai do gjente kedo qe kish hequr qafe nje prej te veteve. Askush sguxonte te prekte territorin e tij, askush sguxonte te shkelte ne token e Dilan Hobs.

Mellifluus Where stories live. Discover now