5

563 70 57
                                    

'Si ndodhi?'

Ishin ulur te dy, serisht ne te njejtin kolltuk, te nesermen. Dilani skish trokitur ne dere, por i lejoi vetes luksin e te zoteruarit te dhomes. Gloria sish nevoja te pyeste kush ishte sepse e dinte. Arrinte te dallonte auren qe aq shume i kishte hije misteriozit qe qeshte aq bukur.

Pasi Gloria kishte luajtur nje pjese instrumentale me violine, e cila e la Dilanin pa fjale, vendosi te pushonte pak dhe te kalonte kohe duke e njohur personin qe e bente te perjetonte mijera ndjesi ne nje sekonde. Po gabohej, e dinte. Mirepo, kur i kishte shmangur ndonjehere telashet Gloria?!

'Cdo te thuash?' hanin pizzat e porositura prej tij, me thjesht nje fjale te vetme. Per cudi, ishin te preferuarat e saj.

'Si mbete e verber? Ndonje aksident, ke lindur keshtu? Ndonje sherr?' beri shaka me ate te fundit, vetem e vetem te shihte si ajo picerronte syte kur qeshte.

'Histori e gjate' zgjodhi pergjigjen e perhershme, me shpresen se ai do e linte me aq.

Mirepo, Dilani kurre nuk mjaftohej me dicka pergjysem. E ai deshironte te dinte gjithcka rreth saj.

'Kam kohe plot'

'Kurse une jo. Duhet tia nis serisht me provat e me pas te bashkohem me grupin e terapise'

'Grupin e terapise? Cfare jeni ketu, qender rehabilitimi?' e qeshi me ate qe tha, por asaj siu duk per te qeshur.

'Ne njefare menyre, jemi te varur. Jemi te varur prej merzise dhe nuk heqim dot dore nga monotonia. E di qe shume prej te rinjve ketu kane tentuar te vrasin veten? Me thuaj tani, a eshte qender rehabilitimi?'

Dilani preferoi te heshtte sepse nuk donte ti shkaterronte fjalet e saj me ndonje nga ato budallalleqet qe shpeshhere nxirrte nga goja.

'Aksident?'

'Nuk heq dore ti'

'Me pelqen qe te marr pergjigje'

'Duhet te mesohesh edhe te heqesh dore nga gjerat qe kerkon'

'Kurre. Ska ardhur akoma ai person qe do me ndryshoje'

'Sdo jete gjithmone ashtu sic do ti, Dilan. Duhet te mesohesh edhe te mjaftohesh me pak'

'Nese mjaftohesh me pak Gloria, nuk prek dot qiellin. Me thuaj, e ke prekur ndonjehere qiellin?'

'Qielli smund te arrihet dot. Cfare idiotesish thua?'

'Sa e pafajshme je, zemer. Si nje engjell'

'Mos nis prape' shfryu ajo, ndersa ngrihej e me shkopin ne dore, zgjodhi terrenin ku do te ecte.

'Te nis cfare?' u ngrit edhe ai, po e ndiqte sepse donte te vidhte prej aromes se saj.

'Nga ato deklaratat e tua, sikur te ishe nje rrugac'

'Ckane te keqe rrugacet?'

'Iuu, jane te flliqur, psikopate, te cmendur, perverse, drogaxhinj. A do te vazhdoj me tej?'

'Ke lexuar shume libra ose ke pare me teper se cduhet filma' qeshi ai, duke iu afruar edhe me trupit te saj te dobet.

Ngjante aq bukur me ate pulovren e kuqe, floket e verdha me onde qe shtriheshin ne kurrizin e saj te drejte. Syte kristal si qielli thyenin bardhesine e fytyres se saj, se bashku me skuqjen e hundes imcake prej te ftohtit te acarte te dhjetorit.

Ajo e ndjeu frymen e tij te renduar afer saj, menyra si ai preku krahun e saj, shtrengimi i tij i shkaktoi te dridhura.

'Cpo ben?' sguxoi te ngrinte zerin sepse kishte frike qe vetja e tradhetonte.

Mellifluus Where stories live. Discover now