'Ketu do te jete vendi ku ti do te luash. Nuk ka shume sende neper kembe, qe edhe ti te jesh rehat duke levizur vete, pa ndihmen e ndokujt' udhezoi Alisa, nje nga vajzat e stafit te qendres 'Drite per te verbrit'.
Ishte nga ato vajzat e sjellshem, qe shpjegonte ne detaje, e shkurter dhe pak e mbushur. Zeri i gelonte nga embelsia dhe syte e zinj ia shtonin edhe me nurin. Te atit dhe te emes se Gloria u hyri menjehere ne zemer dhe menduan qe kjo ishte ajo per te cilen kishte nevoje bija e tyre. Lidhje e marredhenie me njerezit. Gloria kishte nevoje te gjente veten. E duke qene e lumtur, do arrinin lumturine ne toke.
'A ka dritare te madhe?' pyeti ajo me ngurrim.
Gloria e donte shumte hapesiren, driten, kthjelltesine. Ne dhomen e saj qendronte e madhe sa gjithe faqja e murit dritarja, nga e cila mund te dalloje qarte pyllin e dendur apo mund te ndjeje shiun ndersa binte.
Para se te verbohej, ajo preferonte nje filxhan te ngrohte me cokollate, nje batanije te bute, nje film romantik dhe rrinte per ore te tera duke vezhguar. Kjo i mungonte me se tepermi. Te veshtronte dhe ashtu mund te merrte fryme. I pelqenin detajet, imtesite, gjerat e parendesishme, sepse ne syte e saj ishin te rendesishme.
'Eshte ne te majten tende' e instruktoi i ati dhe e mori me vete duke u gjendur perballe xhamit te forte, ku mund te shikoje gradacelat e larta dhe qiellgervishteset e New Yorkut.
Gloria zgjati duart, e trembur e me zemer qe i perpelitej, preku siperfaqen e ftohte te dritares. Ndjeu trupin ti pershkohej prej ndjenjave trazuese qe ia turbullonin shpirtin.
'Cfare kam perballe?' kerkoi te dinte. Syte e saj tashme ishin bere te tjeret per te.
'Ndertesa te larta plot, makina qe qendrojne rradhe njera pas tjetres, njerez qe shpejtojne' renditi cdo gje i ati, pervec asaj cka Gloria donte te degjonte.
'Po....po zogj ka? Peme? Lule?' ata jetonin ne periferi te New Yorkut, me nje kopsht te bukur pas shtepise, larg ndotjes akustike dhe xhungles se qytetit me te njohur te botes.
'Jo. Vec ndertesa' me keqardhje i deshmoi te verteten qe vrau veshet e saj.
'Do mesohem edhe me kete jete' ishte e forte gjithmone. Dinte si ti bente balle gjerave.
'Te ka babi jete' e te dy e perqafuan fort si per ti thene qe ishin aty per te, kurdohere, kudo.
'Eshte koha qe Gloria te prezantohet me miqte e saj te rinj' nderhyri Alisa, edhe pse sdonte te thyente ate lloj panorame qe kishte para syve.
'Gati?' e pyeti Benita teksa i shtrengoi doren.
Gloria pohoi me koke dhe me hapa te vegjel, u drejtua per tek holli i madh, atje ku ishin mbledhur me dhjetera te rinj. Donte kaq shume qe zerat e tyre ti personifikonte me nje fytyre, e ndoshta te gjente ndonje shoqe.
Paksa e trembur, zgjodhi nje qoshe ku zhurma sishte aq e madhe. U fsheh nga syte e te tjereve, qe mos ndjehej e pavlefshme, keshtu mund tia mbathte nga realiteti. Keshtu mund te qendronte serisht ne erresiren e saj. Serisht...
'Pse ke ikur kaq larg?' zeri i bute i nje vajze e zgjoi prej mendimeve te plogeshta, atje ku dielli nuk depertonte kurre.
'Hmm... si?' rrotulloi koken per te gjetur drejtimin, por dora e vogel e dikujt e udhehoqi ne anen tjeter.
'Jam ketu' ia shtrengoi doren dhe u prezantua thjesht fare.
'Jam Klara, 21 vjece. Ti?'
Gloria ishte ne castin e shumepritur, casti per te bere miq, per te dale nga vorbulla e humbjes, percapjes. Mirepo, me hezitim, bluante ne koke pergjigjet e saj. Dhe vendosi qe te jetonte. Vendosi te ishte Gloria. Vendosi te rikthente veten.
YOU ARE READING
Mellifluus
General FictionAshtu ishte zeri i saj per te, nje melodi qe skish fund te cilen do zgjidhte ta degjonte pafundesisht, deri ne infinit. Ishte i embel qe e bente zemren e tij te rrihte fort. E ashtu ishte dhe jeta per ta. Zhurme. Zhurme e madhe qe ne fund, i shtohes...