11

475 71 104
                                    

Ate pasdite u gjend serisht ne deren e dhomes se saj. Fytyren e kishte te care, shkak ishin copat e xhamit te ngulur nga nata e mbremshme. Nuk ishte gati te prishte qetesine e shpirtit te saj me uraganin e jetes se tij. Rete e tij te zeza mbulonin rrezet e saj te diellit dhe ai sdonte tia fshinte buzeqeshjen e bukur.

E hapi deren, duke lene menjane zerin qe e ndalonte dhe u fut brenda. Ajo ishte me kurriz ndaj tij dhe se kishte degjuar ate te hynte. Po e priste dhe ai e dinte.

'Sheqerke, cpo ben aty?' ajo u duk sikur u tremb paksa prej tij.

U rrotullua dhe buzeqeshi turpshem. Nuk priti qe ai ta rrembente prej beli e ta afronte drejt vetes.

'Ckemi' i peshperiti fare prane veshit.

'Ckemi' ia ktheu ajo.

'Je bere shume e mire sot. Ke ndermend te me besh te vuash apo si?'

'Te vuash?'

'Zot, sa e pafajshme je. E me kete ma heq trurin edhe me' ajo qeshi dhe pershkoi fytyren e tij me duart e saj te buta.

Ndjeu ca te prera dhe rrudhi vetullat. Ja ku vijne pyetjet, mendoi ai me vete.

'Cka ndodhur?' e shqetesuar per te, mundohej e perpiqej ti vinte ne ndihme.

'Hic asgje. Nje zenke e vogel'

'Dilan, je i care ne fytyre. Nuk eshte zenke e thjeshte'

'Sdua te flas'

'Skam te drejte ta di?' pyeti e lenduar, qe ai po e linte serisht jashte botes se tij.

'Jo'

'Jo? Skam asnje kuptim per ty, atehere' largoi duart prej tij, e tentoi te largohej. Por ai e terhoqi perseri prane vetes.

'Jo. Thjesht, smundem. Eshte me mire per ty'

'Mos me thuaj qe u ngaterrove me ate perleshjen e bandave mbreme?'

'Huh?' mendoi qe ajo e kishte pikasur, qe kish marre vesh te verteten.

'Gabimisht' atehere mori fryme thelle dhe shkundi koken.

'Nga e more vesh?' e pyeti kujdesshem, ndersa u ulen ne vendin e tyre te perhershem.

'Ne gazeta. Ma lexoi babi sot'

'Cthuhej tjeter?' ish kurioz cfare shkruanin per te dhe banden e tij, teper krenar per bemat e mbremshme.

'Qe kishin vrare shume persona. Ishte bere nami. Babi me tha qe edhe kishin publikuar personat qe e kishin shkaktuar'

Dilani nuk u ndje i qete. Gjithnje kish qene i kujdesshem per te mos lene gjurme. Policia e njihte fare mire kush ishte. Emri i tij qe neper dosje, per ndonje zenke te lehte, konsumim droge qe slejohej por kurre, nuk qe denuar per perleshje me policine.

Ne ate moment, ish mirenjohes qe Gloria ish e verber vec per dicka. Qe ajo smund te shihte fytyren e tij ne faqen e pare te gazetes me te njohur te qytetit. Qe ajo sdo e merrte vesh qe ai ish krimineli i kerkuar per aq shume vepra penale. E ndoshta sdo e merrte vesh kurre.

'Pse heshtte?' me zerin e bute e ktheu tek vetja.

'Hic. Po mendoja'

'Per?' shtyu edhe me ajo.

'Jeten, gjerat. Ty'

'Po mendoje per mua?' ai e bente te ndjehej e rendesishme, me vlere.

'Gjithmone, engjell, gjithmone' i puthi koken dhe u zhyt ne aromen e saj.

'Cpo mendoje atehere?'

'Sa e brishte je dhe nuk ia ke haberin cndodh ne bote'

'Sepse jam e verber, ja pse. Po te mos isha, prinderit sdo me trajtonin si nje kukull. Sdo te isha e paafte' u ankua dhe filloi te rrefente cka e mundonte.

Mellifluus Where stories live. Discover now