13

497 70 118
                                    

'Je e merzitur me mua?' pyeti me zerin e nje femije ndersa koken mbante ulur.

Ai ia mori fytyren ne duart e tij dhe embelsisht, e cuditshme per nje djale si ai qe te silllej ashtu, ia largoi floket nga fytyra. E shikonte qe syte e saj mbanin njefare trishtimi qe atij ia kepuste shpirtin. Nuk duroi gjate, per te shijuar buzet e saj dhe per ta marre afer vetes sepse vetem ashtu mund ta ndjente te veten. Kur ajo zhytej ne perqafimin e tij dhe aroma e cigares dhe vaniljes bashkoheshin ne nje.

'Nuk do merzitesha kurre me ty, engjell. Sepse shpirti yt i bukur sma lejon' mushej me aromen e saj, qe ia hapte mushkerite e ia shtonte jeten.

'Te kam genjyer. Me fal, por smundesha dot te flisja rehat per te shkuaren time. Per menyren si zhgenjeva prinderit'

'Smund ta besoj qe ai te ka braktisur ty. Kush do mund te braktiste nje person si ty?' e keto fjale do i kujtonte nje dite, per te denuar veten.

'Nje person qe sdo donte te kishte te bente me nje gjysmake, te verber'

'Une dua te kem te bej me ty' shpalli papritur me siguri e bindje.

'Dilan...' por ai se la te vazhdonte sepse kerkonte te degjonte per te.

'Si ishte jeta jote para aksidenti?'

'Do te ta them vetem nese me premton dicka' i kerkoi ajo, ndoshta me pak frike.

'Cfare te duash'

'Me trego dicka dicka per veten' e ai luftoi me mendimet e tij sepse ate pjese sdonte ta ndante me dike tjeter.

Dhe pikerisht, ne ate cast, Dilan Hobs kuptoi qe Glorian e dashuronte me gjithe shpirtin e tij. Sepse i pohoi qe do e lejonte te shkelte mbi territorin e ndaluar te erresires qe e kish pushtuar e i kish shkaterrur jeten. Gloria kish levizur idealet e trurit te tij kriminel me mjeshteri dhe e kish rrembyer te gjithin ne miresine e saj. Ndoshta ishte ajo cka ai kurre skish perjetuar apo i kish munguar, ai sdinte ta dallonte. Por, ne thellesine e zemres se tij kish ndjere gjurmet e saj te drites qe ngriheshin dukshem mbi plaget e tij. Ai e donte!

'Kete here po, Gloria' e kjo here do ishte shume me teper se dicka qe kishte te bente me mbiemrin e tij, apo punen.

'Atehere, une gjithmone kam luajtur ne violine. Me duket si nje pjese e pandare e imja, dicka tek e cila ndjej zemren te me cohet peshe. Prinderit me futen ne nje kurs dhe keshtu u pikasa si nje nder me te mirat prej mesueses time dhe me nxiste per te ecur para. Keshtu, fillova te marr pjese ne konkurse, te cilat i fitova dhe emri im u perhap kudo. Isha krenaria e shkolles dhe e familjes.

Per mua, violina ishte gjithcka. Buzeqeshja ime, forca ime. Nuk e mendoja se nje fragment i disa sekondave do me shkaterronin plotesisht. Kur u zgjova ate nate, mendova se dhoma ishte ne erresire. Kurre se mendova qe do ngelesha e verber. Kam qare e jam perpelitur cdo dite. Humba kuptimin e jetes. Mbyllesha ne dhome dhe qaja. Denoja veten, denoja Luisin, denoja gjithcka me rrethonte.

Derisa erdha te qendra, qe me mesoi te rigjeja veten, te doja jeten serisht. Dhe ketu te gjeta ty' foli turpshem dhe me gjysem zeri pjesen e fundit.

'Une? C'hyj une?'

'Dilan, e ke vene re sa shume buzeqesh kur jam afer teje? Edhe mami me babin e kane vene re. Sdi cfare ndodh por ti je nje nder gjerat e mira qe me kane ndodhur keto muaj'

Ai buzeqeshi edhe pse ajo sarrinte te shikonte qe ajo buzeqeshje ishte e sinqerte dhe e paster. Ajo e bente ate te gjunjezohej sepse pushteti qe kish, qendronte mbi cdo arme, para apo titull. Ajo ishte e shtrenjta e zemres se tij, thesari i tij i cmuar.

'Jam per here te pare mirenjohes qe u tregova nje harbut ate dite dhe u gjenda ne kete dhome dhe pashe diellin qe shkelqente fort mbi fytyren tende. Ne mendjen time erdhe si nje pikture dhe une u hipnotizova prej teje dhe kurre me sdoja te hiqja dore' skish qene kurre romantik por ato fjale i dolen prej shpirtit sepse ai vertet kish ndjere dicka.

Mellifluus Where stories live. Discover now