9

503 74 63
                                    

'Duhet te jesh edhe ti, Di. Eshte perleshja e vitit. Sia dalim dot pa ty'

'Do jem' ne fytyren e tij pikturoheshin dukshem tipare te inatosura e te brengosura njekohesisht.

'Ke ca kohe keshtu. Rreth dy jave. Cka ngjare?' u ul krah tij, duke i ofruar nje trefletsh(kshu me thane qe i thuhet hashashit 😜).

'Keshtu si?' u kthye drejt tij, pa refuzuar cigaren qe e vendosi mes dy gishtave te tij duke e thithur me nje fryme.

'I plogesht. Nuk largohesh me nga pasditja'

'Cdo te thuash Kaleb?' nuk kishte durim te merrej me lojera fjalesh.

'Po ja, ikje perdite ne te njejten ore, e kur ktheheshe ishe teper i lumtur. Tani je ndryshe. Vec therret, nuk duron. Cfare me ke mbajtur te fshehte, kapiten?' Kalebi e njihte mjaft mire shokun e tij. 13 vite nuk ishin pak.

'Kam njohur njeren'

'Nje zocke?'

'Seshte thjesht nje zocke, K'

'Oh-oh, paske rene brenda, plako'

Ai e pa shtrember, si te donte ta shtrinte pertoke e tia rregullonte qejfin, por u step prej duarve te ngritura lart te tij e fjaleve se ishte duke bere shaka. Dilani nuk besonte ne dashuri e shembulli i persosur per ta vertetuar ishin prinderit e tij.

'Si e njohe? Se mos eshte me ndonje bande qe jemi rivale se atehere na mori lumi'

'Seshte ne nje bande' shpalli pa u menduar sepse Gloria ishte shume larg vajzave te bandave. Ajo ishte ndryshe.

'Spo te marr vesh. Mos do te thuash qe eshte nje vajze normale, nga ato qe shkojne ne shkolle dhe vishen bukur dhe spijne duhan?'

'Pikerisht, vecse kjo nuk shkon ne shkolle'

'Po nga u ngaterrove me kete?'

'Te ta nis historine prej fillimit? Degjo, pa me nderprere perndryshe do hash ndonje grusht fytyres' e atehere Kalebi kurioz e mbylli gojen e me kersheri degjonte Dilanin.

'Do te thuash qe e nise si loje?' me shume se nje pyetje ishte nje lloj konkludimi, pasi ai kish mbaruar rrefimin e tij.

'Po. Doja ta shtija ne dore. Ta kisha timen. Ne fillim. Kaloja kohe me te, madje beja sikur i pelqeja muhabetet e saj. I vija pas qejfit sepse ne fund e doja ne shtratin tim. Si kurseja shakate e pista me te'

'Dhe perseri vazhdonte te rrinte me ty?'

'Po. E cuditshme. Nuk eshte nga ato vajzat shume te mira, qe i marrin leje prinderve per cdo gje. Eshte rebele, por ne limit'

'Pse se sjell tek ne? Te behet pjese e jona' sugjeroi Kalebi, pa ditur gjendjen e vertete te Glorias.

'Nuk i perket botes tone. Pavaresisht rebelimit te saj, ajo kerkon dashuri. Do qe te ndjehet e vleresuar. Ajo ka drite, K. Ne jemi erresire, terr, ndyresi'

'E di per ty?'

Dilani shkundi koken dhe atehere shikimin e drejtoi per te pallati perballe, pothuajse ne rrenoja, perdorej per ndonje shkembim heroine, ndonje doze ne shiringe apo per ndonje cift te dehurish qe sduronin dot deri te moteli.

'Pse nuk ke shkuar me?'

'Se u zura me drejtorin e qendres dhe ajo me tha qe nuk donte te me shihte me'

'Drejtori i qendres? Cfare qendre?'

'Gloria eshte e verber' kjo ishte pergjigjia e fundit qe Kalebi priste.

'E verber? Po si?'

'Nje aksident, me nje kusheri. Kaq di'

'Ke ndermend ta takosh prape?'

Mellifluus Where stories live. Discover now