20

474 76 54
                                    

Rrezet e diellit pervidheshin nder cepat e thyer te dritares, si per ti kujtuar Dilanit qe dita e re kish ardhur. E ai si cdo mengjes tjeter zhyste koken nen jastek, per ti shpetuar drites. Sepse ne ishte dicka qe Dilan Hobs e bente mire, ishte zhytja ne erresire dhe mbathja prej drites. Si perhere, shishe bosh gjendeshin rremujshem ne dhomen e tij, mjekra i qe zgjatur edhe me teper.

'Kur ke ndermend te na bashkohesh Di?' Mason u fut ne dhomen e tij, pa trokitur.

I kishin hequr menjane formalitetet, qe ate nate kur ia shpetoi koken ne nje sherr ne bistron e qytetit. Ishte nje nga ato heret kur Dilani ishte aq i dehur saqe kembet se mbanin dhe nese sdo te kishte qene per Masonin, do kishte perfunduar me te cara e ndoshta disa dite ne qeli.

Mirepo, Dilani ia kish bere te qarte qe miq nuk behej me askend. Jo me, pas vdekjes se Kalebit. Ai kish pohuar me koke, pasi kish pare dhimbjen ne syte e tij te kuq flake. Ama, me kohen, ai e kishte bere shume pjese te tijen. Madje, as ne raste te tilla kur ai hynte ne dhome me force, nuk e kundershtonte, nuk e perzinte. E duronte.

'Me ler te fle' hungeriu si i cmendur ndersa i hodhi nje shikim vrases.

'Nese mendon qe je duke me kercenuar me ate shikim qenushi, e ke gabim' ai po qe dinte si ta acaronte dhe ta bente te levizte. I kujtonte veten, kur ishte vec 16 vjec dhe fitoi pelqimin e te gjitheve.

Mori nje nga kepucet e tij dhe ia hodhi drejt trupit, qe u lakua, per tu evituar. U ngrit dhe me duart ne koke, u mbeshtet pas murit serisht. Smbante mend asgje nga nata e kaluar. Copeza te vogla i bashkoheshin nder mend, por asgje e qarte.

'Banda na pret poshte. Duhet te mblidhemi. Kemi kohe qe te presim'

'Do vij'

'Keshtu the edhe heren e kaluar' mori nje shishe alkooli ne duar dhe pa me trishtim kryetarin e bandes se tij.

'Mos me shiko ashtu. Me meshire. Se dua' shqiptoi fjalet tere peshtirosje sepse vertete meshiren se duronte dot.

'Nuk eshte meshire Di. Thjesht une sdua te te shoh me keshtu. Njeriun te cilin e admiroja dhe e shikoja si shembullin tim, te rrenuar nga nje shishe alkooli. E mban mend cna thoje dikur?'

Dilani priti qe ai te vazhdonte.

'Qe alkooli nuk i zgjidh gjerat. Ne gjithmone pinim. Pas ndonje fitoreje me ndonje bande tjeter rivale ose edhe per tu shfrenuar ne deshirat tona. Por ti kurre nuk doje te beheshe skllav i nje pijeje, sepse na thoje qe perpara te qendronte si figure e shkuara'

Dilanit menjehere i shkoi mendja tek nena e tij. Njeriu alkoolist qe mendonte vec per vete, sepse ata qe jane te varur mendojne vec per veten. Egoiste te qelbur qe jane gati te shesin gjithcka, madje dhe shpirtin e tyre qe te provojne nje pike uji nga oqeani i thellle e i madh i varesise.

Po kthehej nga nje takim mes cunash, teper i lumtur nga sasia e larte e hashashit qe kishin konsumuar. Ishte vetem 14 vjec. Ne deshiren e madhe te endrrave te tij, kapjes se qiellit me dore, ambicies se thelle per te dale nga pislleku ku rritej, po kthehej ne shtepi per te perballur jeten dhe realitetin e tij.

Me te hyre ne oborr, ku pjesa me e madhe e siperfaqes se tij mbulohej nga mbeturina, ushqime te kalbura, bishta cigaresh, kanace birre, pa qe shtepia nuk ishte bosh. Madje mendoi edhe per ate makinen luksoze qe qendronte disa metra larg deres se tyre. E kur ngjiti shkallet, pa nje burre rreth te 50-ve, me mustaqe dhe kapele. Kishte hije te rende qe te frikesonte, me nje bastun floriri ne dore, kepuce qe shndrrisnin nga lustra, nje pallto qe peshonte me shume se Dilani.

Pasi e kaloi pa nje gjysem fjale, i hodhi nje veshtrim percmues qe i shkaktuan te dridhura djaloshit te ri. Po te mos ishte per zerin cjerres te se emes, do i kishte peshtyre ne fytyre nga guximi dhe adrenalina qe i jepte bari qe sapo kishte konsumuar. Ajo e kishte bere serisht. Nuk e kishte degjuar.

Mellifluus Where stories live. Discover now