'Mund ti hapesh syte' i foli qete dhe bute, ndersa ishin vetem ne dhome.
Por ajo kishte frike. Frike se mos ndoshta do te ishte serish si dje dhe nuk donte te zhgenjehej. Ishte tejngopur nga heret te shumta te deshtimit e te njejtat fjale 'do e provojme serish'. Ajo sdonte te provonte me. Prandaj, edhe prej fillimit, nuk donte ta merrte ate hap.
'Prit' hezitoi ndersa zemra i rrihte fort.
'Cfare ndodhi tani mush?' iu drejtua e ema tek i shkoi prane.
'Dua..' u gelltit njehere dhe vazhdoi 'Dua te rri pak vetem. Vetem me ty mam'
Te gjithe u larguan nga dhoma per ti lene vetem ato te dyja. Me shume mundesi nje nevoje e madhe ia kish pushtuar shpirtin Glorias dhe e mundonte.
'Me thuaj, shpirt' i kerkoi Betina, e cila u ul ne cep te krevatit.
'Sme keni pyetur asnjehere rreth Dilanit' ishte hera e pare qe ajo fliste per te pas aq shume kohesh.
Kishin kaluar jave te tera dhe me shume mundesi 2 muaj, qe nga koha kur ajo se kish pare me Dilanin, vec letres qe ai i kish lene si nje frikacak. Prinderit e kishin respektuar deshiren e saj per te mos folur rreth asaj ceshtje, por me diten e sotme, Gloria e ndjeu si detyre per ti rrefyer gjithcka asaj, sekretet se ciles sia fshihte dot.
'Sepse keshtu deshe ti qe prej fillimit' ende se kish kuptuar ku donte te dilte e bija.
'Dilani eshte dashuria qe i kish munguar jetes time, ma. Por ai u zhduk'
'Kush eshte ky djale dhe nga i ka gjetur gjithe keto para, Gloria?' ishte koha per te verteten, ate te vertete qe as Gloria vete nuk e dinte.
'Ai eshte nje djale qe me rrembeu te gjithen ne momentin qe u shfaq gabimisht ne dhomen time te trajnimit. Eshte ai te cilit i thurra melodine me te bukur krijuar prej meje ne vite te tera. Eshte ai qe me riktheu shpresen dhe driten. Ai qe i dha kuptim jetes time dhe me beri te qesh serisht. Ai qe edhe vrau serisht ato rrezet e para te drites. Filizin e ri te shpreses'
'E paske dashur shume' Betina nuk e kritikonte te bijen sepse gjithmone donte te ruante ate marredhenien e vecante me te, pa frike, pa presion.
'Por, une se di kush ai eshte. As parate se di ku i ka gjetur. Nuk di asgje per te, o ma' e ato momente donte te shperthente ne lot serisht, por fashot qe mblidhinin syte e saj se lejuan.
'Shhtt. Cdo gje do shkoje mire' e mori ne krahet e saj si perhere, me dashurine me te ngrohte qe kjo bote ofron, e rrethoi me miresi dhe e mbushi me jete.
'Kam frike'
'Nga cfare, bukuri?'
'Po sikur edhe kete here te jete nje operacion deshtimi dhe une serisht mos shoh me? Kete sdo mund ta duroja dot'
Glorias operacioni i pare nuk doli me sukses. Mjeku u kish shpjeguar qe ne shumicen e rasteve ndodhte keshtu. Ai u kishte dhene shprese e u kish premtuar qe do bente gjithcka kishte ne dore qe Gloria te shihte serisht. Por, kur kishte pare lotet ne syte e saj dhe fjalet 'Nuk shikoj' i erdhi keq.
Qendroi edhe per ca dite n'en mjekim dhe e futen perseri ne salle. Kete here doktor Philips i kish premtuar prinderve te saj qe Glorian do e nxirrte nga ajo salle per te pare diellin, lulet, ata, per te pare gjithcka i kishte munguar ne aq vite.
'Ti e di qe cdo gje ndodh per nje arsye apo jo bukuroshe?'
'Keto kohe po mendoj shume per rastesine'
'Fjala rastesi nuk ekziston ne fjalorin e shpreses, dashuri. Bashke do ia dalim' i puthi ballin embel dhe te dyja priten qe te tjeret te hynin ne dhome.
YOU ARE READING
Mellifluus
General FictionAshtu ishte zeri i saj per te, nje melodi qe skish fund te cilen do zgjidhte ta degjonte pafundesisht, deri ne infinit. Ishte i embel qe e bente zemren e tij te rrihte fort. E ashtu ishte dhe jeta per ta. Zhurme. Zhurme e madhe qe ne fund, i shtohes...