U shtri rendshem ne krevatin e saj, me lotet e thare nder fytyre. Sdonte te fliste me asnje, as me te emen, as me te atin. Kishte nevoje te rrinte vetem, kishte nevoje qe per pak bota e saj te mos rrotullohej me rreth Dilanit.
'Pse duhet te me ndodhte mua? Pse per heren e dyte? Pse duhet te dashuroja nje bandit, nje kriminel, nje vrases?' lotet i vershuan serisht si rreke, nuk e diti per te saten here.
Tashme kishte driten e syve, tashme mund te shihte por deshiroi aq shume qe te kthehej ne te kaluaren, te qendronte ne mosdijen e saj. Ashtu mund ta dashuronte cmendurisht Dilanin e saj. Atehere i jepte boten, i falte zemren, sepse nuk dinte gje.
Per te disaten here rradhazi, ngulej neper kujtime dhe vec zeri i tij e plotesonte. Me te ajo ishte Gloria, me te ajo mund te qeshte, mund te luante serisht. Pikerisht prej tij, ajo nisi serisht violinen. Gjithcka vetem prej tij. Dhe ne fund, skishte me asgje.
Ndersa Dilani e la te shkonte, u kthye perseri ne dhomen e tij, dyshemeja e te ciles qe mbushur me rroba te hedhura sa andej kendej. U mundua te cante mes tyre, ti hidhte serisht neper qoshe qe nuk ekzistonin, per te zene vend ne nj te cep te krevatit.
U shtri tejet i lodhur prej mundimeve qe ia turbullonin zemren. Gloria serisht vinte dhe krijonte fantazi neper koken e tij. Por ket Amen radhe nuk qe nje mirazh. Ishte e vertete. Ajo e kishte zbuluar kush ai ishte. Ose me sakte kush kishte qene. Nese ajo do e njihte Dilanin e para nje viti, do tmerrohej prej tij. Do donte mos e kishte njohur kurre.
Ai i qe mirenjohese asaj dhe borxhli per gjithe jeten, sepse ajo ia hapi syte. Syte e mendjes. Jeta nuk mund te vazhdonte mes rrezikut te vdekjes. Jeta nuk ishte krijuar per te vrare. Jeta ishte krijuar per te dashur. Gloria e mesoi ate te donte. Dhe jo vec femren si qenie, por edhe vete veten.
Dilan Hobs kish filluar te donte veten e te urrente mekatet e tij. Mirepo, skish ndonje uje te kulluar qe tia lante te gjitha, sepse ashtu do ndjehej i rilindur. Ama, ish ne kerkim. Ne kerkim te shpirtit te tij.
Kish provuar me kohe qe te behej njeri i mire. Por vec njehere do tregohej serisht i njejti. Vec per Kalebin. Do e bente per te, per gjakun e tij, per nderin e tij. Me te menduar keto fjale, Mason u duk ne pragun e deres se tij, i cili mezi mbante frymen.
'Cka ngjare?' pyeti pa kurrfare interesi. Ndoshta ndonje puthje serisht mes tij dhe te rrembyeres mendoi.
'Barren ka vene ne alarm gjithe vendin per Kaylen. Cdo kush po e kerkon' dukej pak i frikesuar krahu i djathte i kryetarit te Hobsave.
'Shume mire'
'Shume mire? A e degjove cfare te thashe?'
'Sonte do sulmojme'
'Ke pire me duket. A e kupton...'
'Mason' e ngriti zerin. 'Thashe qe do sulmojme sonte. Te gjithe rojet e tij do jene ne kerkim te princeshes se babit. Ai do te gjendet vetem'
'Ke akoma ne plan ta vrasesh?' me ngurrim e pyeti, ndonese pergjigjen e dinte.
'Kur ndryshoi ndonjehere plani im?'
'Po ja, meqe erdhi Gloria. Ku di une'
'Nese te vjen keq per ate picirruken, mund te mos perfshihesh ne operacion. Sduam qe emocionet dhe ndjenjat te na mposhtin'
'Une jam me ty Di, pavaresisht gjithckaje'
Dilani i buzeqeshi dhe ndersa e veshtroi, kuptoi qe ai mund te zinte vendin e tij. Ai mund te ishte nje lider i denje i Hobsave. Mason se kish qejf vrasjen, keshtu udhetimi i asaj bande do mbetek vec ne frikesimin e disa banoreve. Larg vrasjeve, pijeve, shantazhebe apo zenkave.
YOU ARE READING
Mellifluus
General FictionAshtu ishte zeri i saj per te, nje melodi qe skish fund te cilen do zgjidhte ta degjonte pafundesisht, deri ne infinit. Ishte i embel qe e bente zemren e tij te rrihte fort. E ashtu ishte dhe jeta per ta. Zhurme. Zhurme e madhe qe ne fund, i shtohes...