-Ti moj kurve u bere te me flliqesh mua? Bertiti duke ngjedhur serisht shuplaken e tij te fort e te ashper mbi fytyren e saj te brishte e te bute, ajo vetem renkoi ne dhimbje.
-Hajde ketu ti hajde! Kerkoi duke i terhequr floket kur vereu qe vajza e gjore mundohej te levizte larg tij.
-Sokol me qafsh mua, leshoje vajzen bertiste e ema teksa shikonte e tromaksur goditjet qe po i jepte ai kafshe se bijes, sepse nje baba nuk ishte... baballaret te tille nuk jane.
-Ta leshoj kete te perdalen t'me dal rruge e t'me shkerdhehet me lloj lloj qeni, do t'ia marr shpirtin me duart e mia. Uleriste i terbuar duke mos i ndaluar goditjet e nje pas njeshme qe i kishte dhene se bijes.
-Sokol te keqen, u beme gazi botes. Foli serisht e ema e saj duke u perpjekur te nderhynte qe t'ia shkepuste vajzen nga duart te shoqit por me kot, ah ajo grua e gjore kishte ngrene dajak nga ai kafshe per 30 vite me rradhe prandaj edhe dukej si nje 70 vjecare kur ne fakt ishte vetem 48.
-Kjo... kjo e pacipa... kjo kurva e ndryre na beri gazin e botes ne... nuk ngeli njeri pa me ardhur e pa me pyetur nese e kisha fejuar, po kush ma merr me kete te ndyren nga dera mua... foli serisht por kete here gruaja ia kishte hequr nga duart te bijen qe po vraponte e mbytur ne lot per ne dhomen e saj. 'Ta harrosh shkollen nga tani e tutje, do te te jap per 2 jave tek kush te te kerkoje me pare, more vesh?' bertiti ne fjalet e fundit per tu siguruar qe do te degjoheshin mire deri ne dhomen e saj.
Deri me tani kishte derdhur lot e mpire pa ndjere dhimbjen e flokeve te shkulura, shuplakave qe i jepte fytyres, pa e kuptuar shijen e gjakut qe po i njomte buzet e thars... por tani shpertheu ne ngasherima te paqetesueshme, po e ndjente dhimbjen me shume se kurre me pare, po i dhimbte shpirti tani sepse ne trup nuk kishte as gjysmen e dhimbjes qe po i jepte shpirti... ai do ta fejonte me dike tjeter, do t'ia jepte ate vajze te pafajshme por te dashuruar me dike tjeter, ah sa po i dhimbte ai shpirte.
***
-Po pse moj bije pse? E pyeste e ema teksa i mjekonte plaget e fytyres se saj delikate te mbushur me njolla te zeza qe me siguri do te qendronin te vulosura ashtu per dit te tera.-Po nuk kam bere gje te keqe moj mama. U pergjigj menjhere ajo me syte te mbushur me lote qe nuk kishin te ndalur.
-Eshte e vertete ajo qe thote ai? Pyeti duke iu referuar fjaleve te se atit te saj.
-Nuk kam bere asgje tjeter vecse e kam dashur, te betohem. U pergjigj ajo duke kuptuar nensensin e asaj pyetjeje.
-Ah moj bij... psheretiu thelle e ema e saj.
-Mama te lutem ndaloje ate fejese, te pergjerohem ndaloje... mos ma beni kete te keqe mos me martoni me dike qe un nuk e dua. U lut e deshperuar vajza.
-E ka dhene fjalen qe para nje jave yt ate per ate djale e nuk e kthen me mbrapsht.
-Te lutem thuaji ta ktheje, do te flas me Krisin ai do vije te me kerkoje doren sic doni ju vetem te lutem mos e lejo te me fejoje me dike qe nuk e dua, mos me vrisni keshtu. U pergjerua e sakatuar nga pergjigja e se emes kete here por pergjigje tjeter nuk mori vetem pa sesi e ema u nis drejt deres dhe pasi i tha naten e mire e terhoqi kete te fundit pas vetes duke i shuar keshtu edhe shpresat e fundit 'te shpetimit'.
'Kris ku je?' Peshperiti emrin e tij ne deshperim dhe menjhere ndjeu nje dridhje te telefonit te saj.'Bonbon tani sa u ktheva nga puna. Pse kaq shume mesazhe dhe thirrje cfare ka ndodhur.' Ishte mesazhi qe u afishua menjhere ne ekranin e atij iphoni te vjeter te hedhur shkujdesshem ne shtrat, e mori ne dore dhe e mbeshteti fort pas vetes sikur te ishte duke perqafuar ate.
-Cfare te te theme tani Kris, si te te pergjigjem si e premtuara e tjeter kujt, si ta bej? Pyeti veten e penduar per te gjitha thirrjet dhe mesazhet qe i kishte derguar ne deshperim e siper.
'Me telefono e mos me bej merak kot, sepse e di mire qe ti nuk fle kurre pa folur bashke.' Ishte mesazhi tjeter qe ia theu zemren, sigurisht qe nuk flinte kurre as sonte nuk kishte fjetur... vecse sonte ndryshe nga heret e tjera po vajtonte fatin e keq te dashurise se tyre e nuk po priste ate...
'Do te te telefonoj tani, perndryshe do te me ike truri nga meraku'. Vazhdonte ti shkruante i merakosur ai.
'Kris jam mire, sonte e kam shtepine plot me njerez e nuk flasim dot.' Ia ktheu menjhere mesazhin e alarmuar, nuk donte qe ai te kuptonte kurrsesi gjendjen e saj.
'Ne rregull bonbon, un po fle se jam i lodhur, kur te jesh pak me e lire me telefono, TE DUA❤'
Kete here me nuk i ktheu vertem ia plasi te qares serisht, 'Te dua Kris, edhe un te dua.' Peshperiti me vete e dermuar mes loteve, ama atij asgje nuk i tha, nuk ia thoshte dot, te pakten tani jo...
Hey njerez, uroj te jeni mire e kjo periudhe te kaloje sa me lehte per te gjithe. Bekime!❤
YOU ARE READING
Mos më lësho!!!
RomanceIshte egoiste ama nuk dëshironte ta lëshonte... deshironte ta priste fundin perkrah tij!