Kris as sonte nuk ishte kthyer akoma, kishte mbaruar se gatuarri darken per te dy, kishte mbledhur e rregulluar cdo gje qe kishin prishur ate mbremje te nxehur ne kulm, syte e fryre e te skuqur ishin simboli i nje nate te gjate plot lot e pa gjume, qendronte ulur si mbi gjemba ne dhomen e ndenjes e ne duar me kot mbante mberthyer nje liber te cilin kishte nguruar vetem ta hapte sepse shikimin dhe vemendjen e kishte vetem drejt deres duke pritur ate te kthehej nga momenti ne moment.
Telefonatat e saj ai thjeshte i kishte shperfillur e nuk i ishte pergjigjur asnjeres prej tyre, e kishte telefonuar sepse kur kishte lexuar mesazhet qe i kishte derguar ai ate dite e kishin bere te ndihej fajtore, ne ato mesazhe Kris i kishte shpjeguar se ai vertete po e ftonte te dilnin, nese ai dreq telefoni nuk do ti ishte fikur ate dite me siguri tani do te ishin duke qendruar te shtrire krah njeri-tjetrit, por pertej mundesive sesi mund te kishte ndodhur sonte ishin keshtu, ajo duke pritur e shqetesuar ne shtepi per ate qe kushedi se ku ishte.
E kishte zene gjumi aty ku kishte qene duke pritur per te kur ai u fut ne shtepi, shkoi drejt saj qe mberthyer pas vetes mbante nje liber e ne duar shtrengonte fort telefonin e saj.
I perkedheli lehte floket, e dinte sesa gjume te rende kishte dhe po perfitonte ato pak minuta ta perkedhelte e te ngopej pak me aromen e saj qe i kishte munguar shume, pavaresisht mallit ajo dreq krenarie nuk do tia lejonte ti jepte keto perkedhelje nese do te ishte zgjuar, e mori lehte ne krah duke u perpjekur te mos ta zgjonte dhe u nis drejt dhomes se gjumit per ta shtire e rehatuar ne dyshekun e bute te krevatit te tyre qe sonte nuk do ti perkiste te dyve, rruges drejt dhomes syrit te tij nuk i shpetoi tryeza e ngrenies e shtruar me dy pjatat e mbushur qe si dukej kishte pritur per kthinin e tijqe te boshatiseshin, u kthye drejt saj qe vendosi duart rreth qafes se tij dhe u ngjesh me shume pas tije, nje moment mendoi se u zgjua.-Kris, -por zeri i saj i pergjumur nuk e shqetesoi e dinte qe ajo nuk do te zgjohej tani, prandaj vazhdoi rrugen deri kur e vendosi butesisht mbi shtrat dhe perfitoi edhe pak minuta te sodiste fytyren e saj te embel tek flinte.
-Ah sa shume te dua, -shprehu me ze te ulet ate qe shpirti uleriste me te madhe, lehtshem i puthi doren dhe mori jastekun e tij duke dole prej aty per te fjetur ne dhomen e ndenjes, inati dhe acarimi i asaj mbremjeje nuk i kishte kaluar aspak ndonese e donte si i cmendur, mbase kete inat ajo ia sillte... dashuria.
***
U zgjua ate mengjes per ta gjetur veten ne dhomen e tyre te gjumit, ferkoi syte si per tu kthjelluar e kujtoi se mbreme Krisi kish qene aty, u ngrit me te shpejte nga krevati dhe vrapoi neper shtepi per ta gjetur, do te flisnin kishin shume per te folur ama me pare do ta perqafonte e do ta puthte fort, ama hovi i lumturise iu pre ai nuk ishte aty, me siguri kishte dale kohe me pare.
Fajsoje e acaruar veten perse u zgjua aq vone sot, nese do te ishte zgjuar me heret me siguri do te kishte patur mundesine te realizonte nke e nga nje mendimet qe pak me pare kishte patur, ne djall inati e zemerimi i saj, malli ishte me i madh.Dita i vazhdoi monotone pa asgje te bukur, sot nuk ishte zgjuar nga mesazhe te embla qe i uronin dite te mbare qe vazhdonin me tej papushuar deri kur shkonte ne pune, aty ku ishte edhe sot ama sot asgje nuk po i dukej edhe aq e bukur dhe e mire sa para dy ditesh, nuk kishte ndermend asesi ta linte punen, jo kur Krisi e kishte urdheruar ne ate menyre, ndonese me Eljon do te mbante njefare qendrimi, po perpiqej ta kuptonte ne nje fare menyre ashtu sic ai i kishte kerkuar ate nate, me hapa te vegjel duke hedhur syte here nga qielli i vranet qe pak e nga pak kish filluar te erresohej e here nga rruga e lagesht nga shiu i para pak oreve po kthehej ne shtepi thuajse e sigurte qe Krisi i saj atje nuk ndodhej.
-Ermela, -degjoi zerin e Eljos qe sot nuk e kishte pare gjate gjithe dites, e pershendeti me koke duke mos folur fare dhe mori te drejtohej drejt rruges se saj nuk kishte nge per te tani.
-Cfare ka ndodhur, je mire? -pyeti duke e ndjekur nga pas.
-Mire jam Eljo, -foli ftohte per te mos e zgjatur me tej biseden.
YOU ARE READING
Mos më lësho!!!
RomanceIshte egoiste ama nuk dëshironte ta lëshonte... deshironte ta priste fundin perkrah tij!