'Edhe nje dite Ernele, pasneser do te vije Kristi' i peshperiti vetes serisht kete mbremje, teksa ne duar kishte mberthyer nje kornize me foton e tijen ku kishte qeshur duke nxjerre dhembet ne pah, e dashuronte buzeqeshjen e tij, i shkonte shume fyttres se saj.
-Moj ti vertete e the kete? Pyeti e indinjuar Elvana e mbeshtetur ne pragun e deres.
-Elvane me trembe! Foli e frikesuar ajo duke kthyer shikimin drejt saje.
-Jo turp te te vije, mendoja se me mua ndiheshe mire ti me numuronke ditet, kur do te iki un, vazhdoi ajo kritikuese ne dukje.
-Jo te betohem nuk e kisha per ate... u ngrit me te shpejte nga krevati ku qendronte shtrire per te qendruar ulur tanime.
-Bej shaka moj bej shaka, po ta dish pas asaj darkes qe hengra sot nuk iki me per nje muaj nga ketu.
-Mos ik me mire, ia ktheu e sinqerte ajo sepse vertete tek ajo kishte ndjere nje lloj ngrohtesie e mbeshtetjeje.
-Po kto dy dit ashtu do thuash ti po ta shofim njehere kur te vije Kristi, ik me vrap do t'me thuash.
-Jo te betohem un ndihem mire kur jeni ju ketu...
-S'eshte turp te duash privatesi me te fejuarin tend eee, ia ktheu serisht duke i shkelur syrin kete here ngacmuese.
Ajo uli koken e turperuar e me pergjigje nuk i ktheu, nuk e kishte menduar aspak kete pjese ama, cdo te bente kur te kthehej Krisi. E dashuronte fort ate njeri ama per te tjera gjera gati nuk ishte aspak.
Ngamendimet e nxorri Elvana qe terhiqte lehte drejt vetes te bijen qe po flinte ngjitur saj duke e mbajtur ne krah dhe menjehere i foli 'Mos e merr Ajlinen do te flini ngushte atje me mire lere ketu nuk e kam bezdi aspak...'
-E di por ndonjehere trrembet gjate nates dhe duhet ti gjeshe anen se te ngrene pallatin ne kembe me te qarat, justifikoi Elvana veprimin e saj.
-Po te doni flini ketu ,u ngrit menjhere ne kembe ke here, krevati i dhomes tende eshte shume i vogel per ju te dyja.
-Jo zemer s'ka gje, pastaj te dhoma ime nuk kapin mire valet e po te te telefonoje Kristi mund te mos arrij telefonata, rri ti ketu me mire. Pastaj kjo eshte edhe dhome e nxehte, prandaj hiqi ato tutat e Krisit se pervecse dukesh si dordolec eshte edhe shume vape, pa merak ses'vjen njeri naten ketu jo fli e qete, tha dhe pasi i uroi naten e mire terhoqi deren pas vetes.
U kthye te shikonte veten ne pasqyren qe kishte perballe dhe i dha te drejte Elvanes dukes vertete si nje dordolec, e se vertete po plaste nga i nxehti buzeqeshi dhe hoqi tutat duke qendruar vetem me bluzen e tij te zeze qe i rrinte e gjate deri ne gju si fustan, gjumi e mori shpejt ishte lodhur shume sot.
Nga mesi i nates ndjeu deren qe hapej dhe hapa te forte qe i afroheshin krevatit te saj, ishte mjaftueshem e pergjumur sa per te mos ta besuar dhe prandaj i dukej si enderr gjithcka po ndodhte.
'Bonbone' degjoi nje peshperime dhe ndjeu buzet e tij ne qafen e saj.
-Kris... foli e pergjumur pa e kuptuar akoma ne po enderronte apo ishte ne realitet ajo qe po ndodhte.
-Jam ketu gjumashe, foli serisht ai kete here duke i puthur buzet e plota.
-Kris... u ngrit ajo shpejt duke iu hedhur ne qafe atij, me ka marre malli shume...
-Edhe mua bonbon edhe mua, por nuk munda te te telefonoja. Ka ndodhur gje keto dy dit qe un nuk isha? e pyeti menjehere ai.
-Je lodhur ti nga rruga bej nje dush, shkojme te hash dicka se do flasim me vone.
-E di ca po me haet mua tani? E pyeti ai ngacmues dhe ajo u kthe drejt tij me nje shikim pyetes ne fytyre.
Ai nuk priti me dhe e terhoqi drejt vetes duke e puthur si kurre me pare, duke i dhuruar nje puthje malli, nga ato qe te shkrinje shpirtin e te mbushin plot zemrem, nga ato qe duket sikur ulerasin me te madhe 'Te dua' ndonese goja eshte e mbyllur. Duart e tij nisen te leviznin neper trupin e saj i cili ishte i mbuluar vetem nga bluza e tij, e kur puthja i kishte perfshire mjaftueshem te dy dhe duart e tij po vazhdonin rrugen gjithnje e me lart poshte asaj cope ajo u shkeput duke peshperitur emrin e tij si per ti thene qe nuk deshironte te vazhdonte me tej.
-Epo ksaj i thone e ke gruan tende ne krevatin tend po ce do prap se ke gati, u perpoq te ç'tensiononte pak situaten e te qetesonte gjendjen e saj.
Ajo vetem buzeqeshi dhe u struk ne kraharorin e tij, ishte e lumtur pafund, sotnte edhe nje here tjeter Krisi i vertetoi respektin qe kishte kundrejt saj, tek e fundit e kishte ne shtepine e tij, ne krevatin e tij thuajse zhveshur dhe nuk po tentonte te bente asgje kunder deshires se saj, edhe pse e dinte mire qe po te vazhdonte te insistonte, pasioni qe do ti perfshinte do ta gjunjezonte edhe ate apo deshirat e saje.
-Te dua shume i tha teksa i linte nje puthje te lehte ne kraharonin e mbuluar nga manteli i holle i bluzes qe mbante veshur.
-Pas fejeses nuk ke shpetim me nga un ta dishe, e marrte e mira s'jam pederast e marrte e mire, me ngefet edhe mua kur sapo mendoj se edhe ti si un je gati per me shume ti ndalon, e ngacmoi serisht ai
-Budalla, tha ajo duke qeshur me fjalet e tij te verteta, dhe i pelqente shume te degjonte sesi ai shtypte ato deshira mashkullore vetem per te treguar se e respektonte.
-Po po budalla, budalla,po kam dy vite pa prek femer me dore prej fytyres tende un, ia ktheu me shaka ama duke i thene te verteten.
-Vetem dy? Pyeti ne ngacmim ajo kete here si per ti thene qe ata te dy njiheshin qe prej dy vitesh e gjysme.
-Shi shi, kete nuk ta pranoj pastaj gjysem viti s'kemi pas gje, un te vija mbrapa se me refuzoje, edhe se ishte super femer qe atehere, ia ktheu ngacmimin ai. Ernela kot sa merrej me ato ngacmime, Krisi dilte gjithmone i fituar aty.
-O Krisi boll, u perpoq ta bente te heshte ama per dreq ato fjale i pelqyen shume.
-E mire mire e lash, i tha teksa e perplasi prap me veten dhe nisi ti linte puthje te vockla pergjat qafes, edhe ato i kishte sa per te shuar pak mallin nuk do te tentonte asgje me te sonte, sepse e kuptonte qe ajo akoma nuk ishte gati, e ai nuk do ta detyronte kurresesi.
-'Auch' bertiti pak sapo ai e kafshoi.
'Kris mos jo shenja' e kritikoi gjasme e nevrikosur ama zeri i doli me shume si peshperime.-O c'me cmende, po shenja pse jo as per shenjat s'je gati i tha ai i qeshur kete here teksa verente perhumbjen e saj ne ato puthje e sikletin e saj nga ato fjale.
-Shko lahu je i lodhur, i tha kete here duke qeshur nga budallalleqet e tij e per ti shpetuar te tjera situatave.
-Mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet ti i tha ai serisht ngacmues kete here dhe u ngrit qe aty duke marre nga dollapi rrobat dhe peshqirin. U nis drejt banjos e u kthye serisht nga ajo pak me serioz kete here 'Semos flen, do te flasim kur te dal nuk do te vonohem shume.'
Ajo pohoi me nje tundje koke, dhe aq shume u hutua duke menduar sesi ti tregonte ngjarjen sa per dreq harroi edhe te vishte tutat qe me keshillen e Elvanes kishte hequr, e sapo u kujtua dera e banjos u hap e ai u fut me dhome. Dukej kaq bukur vetem me ato tutat gri dhe ate peshirin e hedhur ne qafe sa e hutoi edhe me shume.
-Spaske fjetur, konstatoi ai duke pare drejt saj.
-Ti me the te te prisja pastaj ne duhet te flasim... te sqarohemi.
Nxorri nje bluze nga dollapi i tij dhe e veshi shpejt, u fut ne krevat duke ngejtur ulur dhe u kthye drejt saj.
-He... ishte gjithcka qe ai tha pa i bere asnje pyetje tjeter.
YOU ARE READING
Mos më lësho!!!
RomanceIshte egoiste ama nuk dëshironte ta lëshonte... deshironte ta priste fundin perkrah tij!