Chapter 30

789 36 11
                                    

-Pra nese do te kisha vdekur un, ju as qe do ta merrnit vesh qe motra juaj po luftonte me jeten dyerve te spitalit. -nuk pyeti jo, konstatoi me nje ze tmerresisht te qete perpara tre vajzave qe nuk pushonin se qari pasi kishin pare nga larg gjendjen e se motres.
-Turp t'ju vije te trejave! -shfryu me shume e zhgenjyer se e acaruar.

-Moj mama, -u perpoq te shpjegonte situaten me e madhja prej tyre.

-Ti je edhe me fajtore se keto te dyja, -iu kthye vajzes qe foli Irenes, ti duhet te jesh mbeshtetja  e ketyre,- beri me gisht nga vajzat e tjera, -apo mos mendon edhe ti se Mela eshte ne ate gjendje se nuk iu bind urdhrave te tet eti? -citoi fjalet e te shoqit.

-Jo moj mama ne nuk e dinim, -arriti me ne fund te shprehej pak me qarte se me pare.

-Ta merrje vesh pra, e kishit detyrim te treja ju ta merrnit vesh ore cberi kjo cupe, pse e beri keshtu? Jo ju cfare zgjodhet ti benit, i mbyllet telefonin sa here ju mori ajo.

-Babai na tha se ishte rrembyer me nje djale, pasi kishte pranuar nje rast qe ju i kishit propozuar, na tha se e kishte bere per...

-Turp t'ju vij te trejave! -perseriti serisht e zhgenjyer nga justifikimi qe i paraqiten dhe vajzat ulen koken.
-Keshtu ju mesova ta doni e besoni njera -tjetren un ju, keshtu? -ngriti zerin pak me shume se me pare.

-Gabuam, nuk e menduam... -nisen te flisnin.

-Nuk deshet ta mendonit ndryshe, -nderpreu serisht vecse e acaruar kete here.
-Mire te tjerat po kur babai juaj ju tha se u rrembye me birin e botes, si motrat e saj nuk menduat se pati nevoje per nje keshille nga ju, keshille qe un ndoshta nuk ia kisha dhene, nuk menduat qofte edhe sikur per nje sekond te flisnit me kete djalin qe ajo do te fejohej apo martohej, per ti cilin kishte hedhur poshte familjen, ndoshta do jua torturonte motren, te voglen qe e kemi rritur bashke te katerta. Ne, ne te katerta Melen qe sot po lufton per jeten, e mani mend se nuk e vendosem dot se kush nga ne do ta gjente emrin e saj, ti Irena deshe shume ta quanim Ermela e mbane mend? -nisi ti kujtonte gruaja me lot ne sy copeza nga femijeria e tyre, nuk e besonte dot qe ajo situate ishte reale, kur i kishte rreshqitur nga duart situata me te bijat, edhe ketu kishte qene e paafte?

-E mbaj mend, -zeri i vinte i dobet Irenes nga lotet dhe denesa qe e kishte kapluar.

-Kur e harrove pra moj Irena, kur e harrove se Mela eshte vajza ime po aq sa jotja, kur moj bije e nenes? -shpirti i dhimbte dhe lotet dot me nuk i mbajti edhe tani e kishte mbajtur veten boll.
Nje heshtje pushtoi ambjentin ku ato ndodheshin, nje heshtje nga ato qe te shurdhonin e qe te mbushnin trupin plot morrica dritherimash te frikshme.

-Mam kjo nuk eshte e vertete apo jo, Mela... Mela eshte mire, kete... kjo... dje un i lekundja krevatin per ta vene ne gjume... nuk eshte atje -nuk ka me keq se te kesh nje njeri te keq prane vetes, te imagjinosh me tej qe ky njeri eshte prindi yte, dike te huaj do ta largosh po prindit c'ti besh.
-Nuk eshte rradha e saj, nuk duhet te jete ajo aty duke luftuar, jemi me te medhaja ne, kemi shijuar me shume se ajo nga kjo bote, ajo e vogla jone nuk e meriton... -ishte rritur ne duart e saj dhe e lehte te pranoje situaten nuk ishte e ajo sikurse edhe te tjerat ishin te gatshme te benin gjithcka vetem qe e vogla e tyre te sherohej.

***

-Ira, Ina, Marsi, -thuajse i uleriti emrat e tyre Ermela e lumtur kur pa te motrat te futeshin ne dhomen e saj, dukej sikur po ia tregonte te gjithe botes qe ato kishin shkuar aty per te.

-O Melushe, -perkedhen Marina dhe Marsela teksa e perqafoni te motren, nderkoh Irena kishte mbetur e hutuar larg tyre, mbeshtetur ne nje cep te dhomes pa guximin per t'iu afruar.

-Irena, eja te te perqafoj edhe ty, -kerkoi sapo kishte shkeputur perqafimin me motrat e tjera dhe kishte vene re distancimin dhe shtang-jen e motres se madhe, e cila pavaresisht kerkeses se saj nuk guxonte te afrohej dukej sikur nuk ishte aty, Ermela u ngrit nga krevati pavarsisht kundershtimeve per te shkuar prane saj.

-Me ka marre malli per ju, -i peshperiti tek e kishte mberthyer nen perqafimin e saj Irenen e shtangur qe nuk po ndalonte dot lotet e pabindur, i kishte premtuar vetes qe do te ishte e forte dhe ja si po e thyente ashtu sic kishte thyer dhe premtimin e mbrojtjes qe i kishte bere Ermeles, rezultati tregonte qe dot nuk e kishte mbrojtur.

-Me fal, Mela me fal zemra ime, -kerkoi me zerin e mekur nga te qarat teksa e kishte shtreguar fort motren e saj te vogel e nuk dinte te arsyetonte se per cfare po ia kerkonte kete falje kishte kaq shume gjera per te cilat ndihej fajtore ndaj saj..

-Nuk ka asgje per te cilen ti mund te me kerkosh falje, faleminderit qe erdhet ketu per mua, -ne miresine e fjaleve te saj sot po kuptonte edhe njehere me shume sesa e keqe dhe e padrejte ishte treguar, e perqafoi serisht edhe me fort se me pare, ndersa Ermela u zgjati doren edhe drejt dy motrave te tjera per ti bashkuar ne ate perqafim.

Sikur padrejtesine e botes te kishin bere kundrejt saj, Ermela nuk mund te harronte kurresesi qe ato e kishin rritur duke qene ende femije vete,  i kishin mesuar hapat e para, kishin qene aty kur ajo kishte thene fjalet e para, e kishin ndihmuar te mesonte vjershat e saj te para, e kishin vene ne gjume duke i lexuar perralla nderkohe qe edhe vete ato kishin nevoje qe dikish ti lexonte dicka.
Nuk do tia harronte kurresesi, sesi ato te treja kishin luftuar me te atin qe ajo te vazhdonte fillimisht shkollen e mesme, nje e drejte e cila u ishte privuar te trejave e me pas edhe te larten, nuk do ti hidhte kurresesi ne kosh te gjitha keto vetem per shak te nje gabimi qe ato mund te kishin bere dhe nuk do ti gjykonte, tani me shume se kurre kishte nevoje per pranine e tyre aty prane saj.

-Kris, motrat erdhen ketu per mua, -fliste me fytyren e ndritur nga buzeqeshja dhe lumturia qe e kishte pushtuar e tjetri vetem tundi koken i buzeqeshur.

-Burri im eshte me i bukur se juaji, -iu kthye te motrave duke qeshur si per ti kujtuar ate diskutimin feminor qe gjithmone kishin bere shume vite me pare, e per ti thene keshtu se mes tyre asgje nuk kishte ndryshuar nga ato vajza te vogla me bishtaleca ndonese secila kishte ne krah nje mashkull te cilin e kishin imagjinuar si princin e kalter.

-Epo jeni me te rinje ju, -perpiqej te qeshte Irena qe nuk e leshonte nga krahet e saj sikur te deshironte ta mbronte, sic gjithmone kishte bere.

***
-Bonbone fli pak tani, je lodhur shume sot, -u perpoq ta bindte Krisi qe mbante koken e saj ne kraherorin e tij dhe me gishterinjte i krihte lehte floket.

-Jam aq e lumtur sa me duket sikur jam sheruar,-fliste e emocionuar duke iu perkedhelur prekjes se tij.
-Motrat erdhen sot, i pe edhe ti nuk ishte enderr apo jo?

-Sigurisht qe erdhen.

-Erdhen per mua, o zot sa e lumtur jam, aq sa nuk e besoj dot, -thoshte me syte qe i shkelqenin me shume se kurre kto dite.

-Zemer mundohu te clodhesh pak, motrat, mami, un, Elvana, prinderit e mi, te gjithe jemi ketu per ty, edhe tani edhe kur te zgjohesh ti! -u perpoq ta bindte ai dhe ajo tundi koken ne pohim.

-Faleminderit zotit ti je serisht prane meje, te dua Krisi im, te dua shume! -peshperiti dhe i ceku buzet lehte ne nje puthje te embel e nje ndjente te madhe, ky djale ishte djale endrrash dhe ajo sot edhe njehere tjeter po e kuptonte dhe ishte kaq e lumtur qe e kishte ne krahet e saj.

-Edhe un te dua bonbon, -peshperiti ai pak minuta me vone dhe nuk arriti te kuptonte ne vajza ishte ne gjume apo zgjuar por i puthi lehte koken ashtu sic gjithmone kishte bere.

'Nuk jam gati te te humbas!' -peshperiti lehte fare aq sa as vete nuk e degjoi tamam dhe ndjeu lotet ti lagnin fytyren, te cilat i fshiu menjehere per force zakoni me se shumti sepse ajo tani nuk e shikonte dot sepse ishte duke fjetur, i fshiu ato lot qe ajo te mos e shikonte te dobet, nuk donte te dukej i dobet para syve te saj, jo se kishte turp sepse po lotonte, lotet nuk kishin qene kurre mbajtes te burrerise sipas mendimit te tij.

Dhe nen peshen e konceptit te burrerise ne shoqerine tone per fat te keq mesonin djemte si te ishin kafshe te egra, apo qenie te pashpirta. I jepnin meshkujve mbi shpatulla barre qe as hajvanet rastiste te mos mundnin ta mbanin dot, te gjitha keto te fshehura shemtuara pas konceptit te forte 'burrerise'.
Fale zotit qe kishte djem si Kris qe ishin kthjelluar ne kohe per te kuptuar se burre ishte ai qe ishte i afte te bente femren qe dashuronte dhe femijet e tij te lumtur e jo ai qe i bente te dridheshin perpara tij si babai i saj, burre ishte te kishe vlera te medha njerezore jo te merrje me te keqen e kafsheve te egra. Te qenurit burre mbi te gjitha ka te beje me te qenit njeri, human me bote te madhe e shpirte te gjere.

Kush eshte me e mira, la la la la la la!
Un moj un! 😂
Te gjithe besimtareve muslimane dhe agjeruesve ju uroj nje muaj sa me te qete e te begate, zoti jua pranofte lutjet dhe agjerimin!
Shume dashuri per te gjithe!❤

Mos më lësho!!!Where stories live. Discover now