Chapter 3

937 46 13
                                    

-Shume faleminderit jane shume te bukura vertete.

-Merri vishi keto tani, i drejtoje ajo disa rroba, dhe rrobat e Krisit vishi kur te jeni vetem, pa keto tutat kuptohet nuk dukesh fare seksi.

Nisi te qeshte pak e turperuar kete here nga ngacmimi i saj, ndonese menyra sesi ia tha nuk ishte ngacmim negativ aspak.

****
Po luante me Ajlinen ne dhomen e Kristit dhe here pas here hidhte shikimin mbi telefonin e saj, donte sonte sikur edhe nje mesazh te shkurter, po plaste e vetme aty, pa ate ne krah... malli po bente te veten, kishin nje muaj qe nuk ishin takuar dhe ato pak oret e ritakimit te mbremshme nuk e kishin shuar mallin aspak madje e kishin shtuar ate.

Ishte mbeshtetur ne nje cep te dhomes dhe syte nuk ia shqiste telefonit, ah ajo situate po e cmendte, pa kuptuar lotet kishin nisur serisht rrugen e tyre, tmerrohej kur mendonte qe kishte edhe dy dite te tjera pa te aty.

-Ernela zemer, eja te hame darke. Degjoi zerin e Elvanes ta therriste dhe fshiu lotet me te shpejte.
'Ej, ej cfare ndodhi? Pse po qan?' Pergjigje nga ajo nuk mori ama ai telefoni qe shtengohej fort ne duar e saj i dha nje pergjigjen.
'Mos u merzit zemer, Krisi do te vij per dy dite, nuk ia lejojne telefonat me duket prandaj nuk te ka telefonuar akoma.' Dhe e mori ne perqafim.

Ajo nuk reagoi me, nuk donte te behej e bezdisur me ato qyrravitjet e saj, prandaj vetem tundi koken dhe fshiu lotet me nje merzi edhe me te madhe kete here.

-Eja te hame darken tani, i kujtoi serisht ajo por ajo mohoi duke genjyer se nuk kishte uri, por tjetra vazhdoi te kembengulte ne te sajen, 'Moj vajze mos do te na fusesh ne sherr me Krisin ti, nje gram me pak ta gjej me tha ne telefon mbreme, mjere ju.'
Ajo buzeqeshi serisht dhe eci pas Elvanes per tu ulur ne tryeze ku u pershendet perzemersisht nga i ati i tij, ndersa e ema e tij as edhe nje shikim nuk i hodhi me mire se nje shikim shperfilles mendoi.

-Ke folur me Krisin ti? Pyeti ashper ajo pak pasi kishin nisur te hanin.

-Jo nuk kam folur, ia ktheu ajo qete dhe me ze te ulet.

-Se mos do tregosh ti, edhe po te kesh folur thuaj, s'do tja dije per nene e baba tani ai... filloi te ankohej ajo.

-Nuk ka folur mama, iu kthye Elvana kete here kur vereu sesi ndryshoi fytyra e Erneles, po edhe nese do te fliste me llogjike do te ishte qe te fliste me te para, im shoq mua do te me telefonoje para se te telefononte te emen.

-Yt shoq te mori si njeri me tradita e zakone, nuk te coi ne shtepi mes te nates ne shtepi si...

-Ju befte mire, nderpreu Ernela teksa vraponte per ne dhomen e Kristit, per te evituar degjimin e atyre fjaleve qe do e vrisnin vertete shume.

-He u kenaq tani? E pyeti Elavana e acaruar nga fjalet e veprimet e se emes.

-Na ben edhe si e prekur pale, ashtu moj e solli si rrugace ne mes te nates. Komentoi serisht veprimin e saje ajo duke zbutur epitetin qe i vendosi kete here e duke anashkaluar pyetjen e Elvanes.

-Po boll moj mama boll, nuk e shikon sa po vuan ajo vajze, e ka te qaren ne buze nga merzia, e si te mos i mjaftonin te tjerat duhet merret edhe me fyckat e tua tani.

-Kush me tregoi mua se ku ishte halli? u mbrojt menjehere ajo.

-Kur e pyete si nene ti? Krahasoje Ernelen sikur te isha un, kenaqu me lumturine e tet biri, edhe vleresoje ate vajze i foli me ton me te zbutur e bija kete here dhe u ngriti nga tavolina.

Hapi deren avash avash dhe u ul prane saje, i vinte vertete keq kur e shikonte duke qare ne denese, i perkedheli pak koken dhe vendosi te thyente heshtjen ne fund.

-Ernele, zemer kerkoj ndjese per biseden e pak meparshme me nenen time, ajo nuk deshi te thoshte ashtu vetem se u shpreh jo mire... u perpoq te justifikonte te emen llafazane ajo edhe pse mire e dinte qe ato veprime justifikim nuk kishin.

-Ata nuk kane faj Elvana, ajo qe tha nena jote ishte shume e vertete,te pakten ne syte e tyre po, por ajo qe tha im ate kete mengjes jo, un nuk jam e pacipe e as e perdale, as rrugace nuk jam, rrethanat me detyruan mbreme te vija ketu ashtu sepse nese situata do te ishte tjeter un nuk do te kisha zgjedhur kurre ate prezantim me prinderit e Krisit, nuk jam as me barre nese kjo mendon qe eshte situata qe me detyroi qe te dal ashtu nga shtepia dhe qe te futesha ne ate menyre ketu... ishte... po perpiqej te sqarohej ajo por fjalet nuk i dilnin tamam per shkak te te qarave.

-Nuk ke perse te me japesh asnje sqarim per situaten tuaj, ti dhe im vella e dini me mire perse keni bere kete zgjedhje dhe un nuk ju gjykoj, jo vetem un por askush s'ka te drejte tju gjykoje ju, dhe ti meso se te vetmet sqarime ne jeten tende duhet t'ia japesh tim vellai, dhe te presesh ti marresh prej tij, eja lajme fytyren tani dhe fli pak qe te qetesohesh. I tha ajo vertete ate qe mendonte ndonese e dinte fare pak per situaten e tyre.

***

-He, te zgjoi mistrecia? Pyeti menjehere Elvana sapo ajo u fut ne kuzhinen ku po pergatiste mengjesin.

-O mami po nuk flihet aq çume xhume, kjo ma kaloi edhe mua, iu kthye menjehere e bija ndersa ajo nuk foli vetem buzeqeshi.

-Deshiron te te ndihmoj? u ofrua ajo drejt Elvanes qe po pergatiste krepa ate mengjes kur per fat te mire prezente ishin vetem ato te treja.

-Jo moj, tani qe mbarova eee, do besh darken sonte ti ska ketu, sdo t'ia hedhesh kaq lehte, duhet te te testoje kunata e vjeherrit, ia ktheu ajo me shaka, Ernelavetem pohoi me koke, dhe u ul ne tryeze shume e uritur kishte shume dit pa ngrene normalisht. Kapi koken me duar dhe nisi ta shtrengonte nga dhimbja qe po ndjente.

-Cke te dhemb koka? Pyeti Elvana menjhere sapo e pa ne ate gjendje.

-Jo jo, pak, me kalon u pergjigj ajo duke genjyer, nuk donte te dukej si barre tani, kush kishte nerva te merrej me te, ne ate shtepi prinderit e tij e shikonin si mine me sahat qe dukej sikur do te shperthente nga sekondi ne sekond, ndersa Elvanes qe sillej mire dhe e trajtonte normalisht thjeshte nuk donte ti behej e bezdisur e te dukej si nje llastice me teka.

Ajo e dinte se fundja nuk ishte askushi aty vecse nje mjerane qe s'vlente ne syte e asnjerit, edhe ne te Elvanes qe sillej mire me te sepse Krisi ia kishte kerkuar e ne nje fare menyre ishte e detyruar, jo sepse e vleresonte vertete Ernelen e faj nuk i vihej sepse mire nuk e njihte.
Askush nuk e njihte si Krisi qe e vleresonte thjeshte sepse ajo ishte Ernela, vajza me shpirtin e bukur e te lire qe vetem perpiqeshin tia shemtonin e ndrydhnin, vajza me shume endrra e deshira per jeten, vajza qe here-here i rebelohej, ne syte e tij ishte bonbone me sije cokollate, nderkohe qe ne syte e te tjereve ajo ishte thjeshte nje objek, here i shitshem e here i tepert, ama mbetej objekt...

Ah, sa mall kishte tani per Krisin e saj!

___sl20 pjesa eshte e gjitha jotja!

Mos më lësho!!!Where stories live. Discover now