Akoma nuk ishte kthyer ne shtepi edhe pse ora shenonte 1 pasmesnate per pak, ai kurr nuk ishte kthyer kaq vone me pare, dhe keto vonesa kthimi ate po e nervozonin vertete shume, dy jave pa asnjelloje komunikimi pak nuk ishin sidomos per ata te dy qe sherri me i madh qe kishin patur mes tyre tre dite pa komunikuar ju kishte zgjatur.
Shikonte oren qe per pak do shenonte 3 e mengjesit dhe turfullonte e shqetesuar kete here, kete here po shqetesohej per te duke lene menjeane ato nervozizmat e medimet e pak meparshme, kapi telefonin dhe nisi ti shkruaj nje mesazh, e fshiu nje here, dy here, tre... shume here, gjithcka qe po i shkruante i dukej idiotesi, ama kjo frike qe po ndjente po e hante perbrenda, klikoi mbi emrin e tij dhe nisi ta telefononte.
'Numri qe thirret eshte i padisponueshem per momentin, por do te...'
-Kris ku je? -peshperiti me vete sapo ndepreu te foluren e sekretarise telefonike.
Vendi nuk e mbante levizte e stresuar sa andej-ketej, sa ne njeren dhome sa ne tjetren, i dukej sikur keshtu koha do te kalonte me shpejt, u ul serisht dhomen e ndenjes duke kthyer shikimin prej ores kur degjoi kerrcitjen e deres, u ngrit menjehere ne kembe dhe sapo u sigurua qe ishte Krisi shfryu e lehtesuar, gjithcka deshi te bente ato momente ishte ta perqafonte por vetem u ul serisht ne vendin ku pak me pare kishte qene e ulur.
Ndiqte e vemendshme me shikim cdo levizje te tijen, fakti qe nuk ia kishte hedhur syte as per qofte edhe nje sekond qekurse ishte kthyer vajzen po e merziste, ai piu uje dhe u nis drejt dhomes se gjumit me siguri per te fjetur, ne krevatin ku ai kishte fjetur keto kohe e ulur qendronte ajo.
-Kris...-doli perballe trupit te tij.
Tjetri nuk reagoi aspak madje as koken nuk e uli per ta pare.
-Kris... -therriti si per ti kerkuar shikimin e tij mbi veten gje qe ai nuk ia kurseu kete here ama nuk ishte shikimin qe ajo merrte nga ai, kurr nuk e kishte marre nje shikim te tille, shikim i ftohte pa asnje ndjenje.
-Kris, keshtu do te vazhdojme ne te dy? -peshpertiti teksa zgjaste duart per te mberthyer fytyren e tij ama ai nuk e lejoi shtyu koken pas dhe i uli duart qe i mbeten te paralizuara ne ajer, lotet ia braktisen serisht syte, ky veprim e vrau vertete, pervec te tjerave ai po i mohonte edhe prekjen, kjo ishte e teper per tu perballuar prej saj ama me te shpejte fshiu lotet, ngopi mushkerite me ajer dhe foli serisht.
-Kris, cfare po na ndodh ne, cfare po bejme ne keshtu? -beri edhe veten e saj fajtore ne kete rast, ndihej e tille e deri diku padashur ishte bere fajtore per gjendjen ku sonte ndodheshin.
-Pyete veten Ermela, cfare po ben keshtu? -iu pergjigj rende me rende se kurre me pare, nuk po ulerinte ne inat e ne xhelozi tani vetem po qeshte shemtuar dhe me nje ton edhe me te shemtuar fliste.
-Kris te lutem... -deshi ti kerkonte te mos fajsohej prej tij, deshi te shpjegohej gjeresisht sonte por djali thjeshte nuk donte.
-Jam i lodhur dua te fle! -vazhdoi rrugen e tij drejte dhomes se gjumit, e ajo nuk e ndaloi vetem pa sesi ai u hodh rendshem mbi krevatin e tyre qe per shume net kishte qene vetem i saji, por sonte nuk do ta kishte vetem Krisi ajo do te shtrihej prane tij.
Me hapa te ngadalte u fut ne dhome e me pas butesisht u perpoq te futej ne shtrat prane tij, u afrua prane trupit te tije vetem per tu mbushur me aromen e tij per te cilen e kishte marre malli sa e sa net, ngriti doren duke e afruar me droje drejt tij por serisht e uli, pa guximin per te pare ate sesi do te ikte pas veprimit te saj, u mjaftua vetem me aromen e tij kete mbremje qe e ngrysi duke u kenaqur me qenien e tij qe flinte qetesisht prane saje, vetem tani po kuptonte sa shume e kishte marre malli per te, e nuk kishte te ngopur, u zgjat drejt tij per ta perqafuar do te fajaonte gjumin nese ai do te zgjohej, do te shtirej sikur te kishte qene nje veprim i pavullnetshem i saje por ajo dreq zileje qe vinte nga telefoni e tij nuk e lejoi, mbylli syte me te shpejte dhe u distancua pak prej tij, u pendua sapo ai kapi telefonin ne dore e u bind edhe me tej ne pendesen e saj kur trupi i tij braktisi shtratin dhe me pajisjen e vogel ne duar doli jashte dhomes, e qortoi veten qe u tregua budallaqe dhe frikacake, e shiko tani si po e shpaguante mungesen e guximit te saj, degjoi edhe sesi ai u largua nga shtepia fill pas asaj telefonate e ne kete moment as vete nuk e kuptoi se cfare ndeju, ama nuk ishin edhe aq te kendshme si ndjenja...
'Duhej te ishe pushim sot Kris, pse nuk je kthyer akoma ne shtepi?' -pyeste e acaruar me veten, ndihej xheloze, pra kjo ishte ajo ndjenja e shemtuar qe ndjente Krisi, mbase po e kuptonte pak tani, ato vonesat e Krisit thjeshte e merzisnin, shume...
Me e keqja e gjithe kesaj ishte se keshu ajo kuptonte sesa vetem ishte, kujt ti tregonte, kujt tia hapte zemren per ate cfare po ndodhte, me ke te keshillohej, kishte nevoje per nje sup ku te qante hallin dhe te nxirrte hidhesine e merzise ama nuk e kishte, askend nuk kishte... ishte vetem ajo dhe vetja e saj, kete here edhe pa Krisin.
***
Serisht sonte ishte kthyer vone ne shtepi, e serisht me te nuk foli kishte filluar te behej nje rutine normale e gjithe ajo situata e tyre anormale, ndryshe nga netet e tjera ajo sonte nuk i foli, nuk e kuptoi pse, nuk e kuptoi ne nuk e la inati apo xhelozia por ajo nuk i foli te pakten deri ne nje fare pike jo.-Deshiron te hash dicka? -sapo ndjeu pranine e tij ne dhomen e ndenjes deshi te fliste, ndonese toni doli jo ashtu sic deshiroi ajo te dilte.
-Jo, -mohoi menjehere ai.
-Ke ngrene? -pavaresisht acarimit deshironte njefare komunikimi me te ne djalle zenkat e inati pasues i tyre.
-Po, -u pergjigj duke hedhur shikimin drejt saj.
-Me ke? -sapo kuptoi si ishte te te fliste goja para mendjes, ai vetem ngriti vetullen por pergjigje nuk i dha vetem vazhdoi rrugen e tij dhe shkoi drejt dhomes se tyre te gjumit e pas tij edhe ajo...
-Te pyeta dicka, -foli e acaruar prej mos pergjigjes se tij e serisht heshtje prej tij.
-Kris, po flas me ty! -u shtri prane tij si nje nate me pare ama sonte e acaruar prej qendrimit te tij.
-Kris...
-Do te flesh ti ketu? -pyetja e tij vetem e acaroi me tej ate dhe agravoi situaten
-Po sigurisht, krevati na perket te dyve. -iu hakerrye edhe me e acaruarse me pare.
-Ne rregull, naten! -uroi ai qetesisht dhe mbertheu ne duar jastekun e tij dhe u be gati te ngrihej qe aty por ajo ia lidhi krahet perreth belit te tij duke i mbeshtetur koken ne kurriz per ta ndaluar veprimin e tij pasues.
-Jo mos ik me sonte, te lutem! -kerkoi nderkoh qe vazhdonte ta shtrengonte belin e tij fort.
-Ermele, do te debatojme serisht, me lesho me mire.
-Jo nuk te leshoj sonte, mos ik!
Lutjet e saj gjithmone e kishin zbutur, ate efekt kishin edhe sonte e tani gjithcka donte te bente ishte vetem ta perqafonte fort ta puthte e ta perkedhelte sepse malli e kishte marre si dreqi, por nuk e beri sigurisht qe jo vetem u shtri dhe u perpoq te largonte duart e saj prej vetes por kembengulja e saj e beri te dobet dhe ia lejoi mberthimin, e per te pati nje copez shprese se te nesermen do te zgjohej ne krahet e tij nen perkedheljen e puthjeve te tij ama mengjesi erdhi shpejt per ti treguar se gjothcka do te gjente ne mengjes ishte nje krevat bosh pa te...
YOU ARE READING
Mos më lësho!!!
RomanceIshte egoiste ama nuk dëshironte ta lëshonte... deshironte ta priste fundin perkrah tij!