-Dukesh nje ylle, i tha Elvana sapo e pa, vllacko mos te te ngel hatri por ta ka marre nurin te gjithe per vete sonte.
-Faleminderit,ia ktheu ne siklet Ermela.
-Motrushe dil cik jasht tani se po na thyen privatesine u degjua zeri i qeshur i Krisit qe ia kishte ngulur syte Ermeles e dot nuk ia shqiste.
-Kris aman te keqen mos ia prish buzekuqin mezi ia bera, prit te beni ca foto te pakten se pastaj gjithe naten e ke tenden, iu lut Elvana qe ishte lodhur vertete per te realizuar ate make up.
I pelqente pafund ajo mardhenia e cilter qe moter e vella kishin mes tyre, vetem se ishin dyshe fantastike edhe per ta vene ne siklet me ato komentet ngacuese duke bere qe ajo te ulte koken e turperuar prej tyre.
-Cke ti se ia rregulloj un foli serioz ai i cili po priste qe ajo tedilte jasht prej dhomes e ai nisi ti afrohej asaj...
-Ah se harrova mos u vononi shume foli serisht ajo para se te perplaste deren pas vetes e te dilte jasht.
-Bonbone... i peshperiti ai teksa i afrohej i qeshur buzeve te saj, qe sot dukeshin me te shijshme se kurre.
-Kris mos i prish te lutem, foli ajo lehte ne lutje, dhe nderkoh qe ndjente ate qe i afrohej mbyllte syte per te ndjere edhe me shume aromen e tij qe i mbushte shpirtin e mushkerite...
Sa mendoi qe ai do ti cekte buzet, i ndjeu buzet e tij ne supin e zbuluar nga fustani fin qe mbante veshur. 'Kris' peshperiti me lehte kete here duke mbledhur supin instiktivish nga veprimi i tij.-...dukesh kaq e bukur, perfundoi ai ate qe kishte nisur per ti thene para se ta puthte.
Ajo buzeqeshi lehte teksa u afrua ta perqafonte, nuk e dinte sesi ia bente ama gjithmone e gjente rrugen per ta bere te ndihej e vecante dhe e lumtur, shume e lumtur.
-More ju akoma nuk mbaruat, qortoi Elvana pasi u fut serisht ne dhomen e tyre, ejani tani se njerezit po presin per ju te dy.
Krisi mbertheu doren e saj qe dridhej dhe ia puthi lehte, e ashtu nisen te dilnin nga dhoma e tyre drejt sallonit te madh te ndenjes te shtepise se Kristit, u priten me duartrokitje nga te ftuarit qe kishin ardhur per te festuar fejesen e tyre, ishte vertete femra me e lumtur krah tij dhe aq me teper si e fejuara e tij, por gjithe ate lumturi nuk e duron njerezit qe ishin aty si dukej, qe me komentet nen ze i jepni asaj epitete nga me te ndryshmet nuk e kuptonte persene ama tek e fundit asnje nuk e njihte ate megjithate ajo shkaterrohej fare kur degjonte sesi gjykohej per hicgje nga te gjithe, po kur u kthye nga Krisi dhe e pa me te buzeqeshur se kurre zgjodhi te mbyllte veshet e te perpiqej te lumturohej per te, per te mos prishur qefin e tij... nuk donte kurrsesi ndonje ulerime te tij kundrejt ndonjerit prej te pranishmeve per ti dale ne mbrojtje asaj edhe pse te gjithe ata meritonin t'ju ulerije aq sa te jepte koka.
-Moj Ermela, te lumte ty fitove! degjoi nje ze te njohur pas vetes, u kthye per te gjetur Marion shokun me te mire te Krisit qe i kishte rastisur shpeshhere ta takonte.
-Mario, si je? Pyeti ajo e qeshur nga prania e tij, e vleresonte vertete shume ate djale.
-Keq jam shum keq, ia nisi ai me te tijat, ajo rrudhi vetullat pa e kuptuar se ku donte te dilte, cke qe me shtemberohesh eee, jo jo te lumt ty ia fute kembet ne nje kepuce ktij shokut tim... po tani cte bej un vetem, ska me kohe per mua ky jo... ia plasi te qeshures me shpirte ajo nga budallalleqet e tij aq sa terhoqi edhe vemendjen e te ftuarve te cilet kthyen kokat drejt saj qe ne siklet deshi te fshihej pas Krisit.
-Pusho mor dreq se na felliqe, s'jemi cmendur te gjithe si puna jote ne qe te rrime te pamartuar gjithe jeten, ia ktheu Krisi batuten kete here.
-Mos me bej kot se un e di mire qe ti qe tani po me xhelozon mua, imagjino kur te behesh me femije qe vij e te qajne mbas b*thes gjithe kohes, u perpoq ta dramatizonte pak situaten shoku i tij e kete here shperthyen ne te qeshura te tre.
-Shoku s'jam budalla un te behem me femije pa shijuar fejesen e martesen i shkeli syrin m ai dhe u kthye drejt Erneles qe po e shikonte ne qortim per ate cfare sapo kishte thene.
-Uiii po qe se ke keq ti do ia gjej edhe un mamin femijeve te mi boll bera jete beqari, ia priti serisht Mario me shaka si gjithmone. 'Po meqe ra fjala ku jane kepucet e mia?' Pyeti ata te dy teksa ngrinte zerin qe ta degjonin te gjithe.
-Pse more zbathur ke mardhur sot ketu ti? Pyeti duke qeshur Krisi.
-Jo jo jam lajmesi un dua kepuce, te kuqe po deshe.
-Lajmesi leshit, shaku Krisi e ai serisht seshi.
-Ju te dy nuk jeni normale i tha pa pushuar se qeshuri Elvana qe i njihte fare mire shoket e ngushte qe thuajse ishin rritur bashke.
-S'thu shyqyr qe ka shprese edhe per mua se ndonje dite mund te fejohem... replikoi menjehere Mario qe nuk pushonte se nxjerre budallalleqe nga goja.
-Ah ajo shpresa jote, kot lodhesh nuk je per fejesa e martesa ti, pastaj kjo pune eshte ceshtje fati.
-Po fati ose te kurvari ose te budallai shkon, kthey syte nga Ernela kur kuptoi se e teproi pak dhe me nje seriozitet te rrall ne fytyren e tij i tha, kurvar ka qene kur ka qene se te betohem se ka 2 vite qe s'ka prekur femer me dor, shyqyr mora vesh se ishte ngaterruar me ty se per pak mendova se mu kthye shoku nga kurvar ne pederast, e sikletosur nga fjalet e shokut te tij buzeqeshi e turperuar dhe e merrte me mend sa shume mund te ishte skuqur nga sikleti, por qe i behej qefi nuk e mohonte dot.
***
Ai i vendosi unazen ne gisht duke i peshperitur lehte ne vesh 'Te dua!', e ajo i buzeqeshi embelsisht.-Po unaza jote? E pyeti kur nuk po gjente kutine e unazes se tij.
-Ca unaze, un s'do te mbaj unaze te kam thene qe nuk e mbaj, i foli ai serioz per te provokuar nje reagim tipik te saj.
-E hoqa qe tani edhe un i foli ajo kercenueshem me vesh, e ai vetem buzeqeshi i lumtur duke kujtuar nje ngaterrese te tyren ne periudhen e lidhjes ku ajo i kishte thene ekzaktesisht te njejten gje...
-He ty te lumt, ta paska mbledhur mire vellacko, foli Elvana nga pas tyre e cila ishte e vetmja qe e kishte degjuar kercenimin e saj.
-Me kishte marre malli te me rebeloheshe keshtu i foli afer veshit teksa ia kafshoi kete te fundit, dhe nga ajo mori serisht nje shikim qortues.
Kapi kutine e unazes se tij qe i zgjati Elvana dhe e vendosi ne gishtin e tij duke buzeqeshur, u duartrokiten dhe pershperimat nuk kishin te ndalur tek njerezit, pjesa me e madhe dukeshin sikur te ishin ne nje varrim e jo ne nje ceremoni fejese ku festohej lumturia e dy te rinjeve marrezisht te dashuruar me njeri-tjetrin. U merzit serisht teksa shikonte fytyra te prishura njerezish qe shtireshin sikur e perqafonin dhe e uronin deri kur Mario shkoi prane tyre dhe perzemersisht i uroi dhe i perqafoi.
-Shok te kam vertete, por Ermela tani eshte motra ime e vockel, bej prove merzite i ziu ti do te te zhdep ne dru kaq po them, dhe nga Ermela mori nje perqafim ndersa nga Krisi nje goditje falenderimi ne shpatull per ate qe sapo kishte thene. Ishte nje fare mbeshtejeje ne gjithe grumbullin e gumzhimave gjykuese e paragjykuese ndaj saj, e keto fjale aty ishin vertete te ngrohta per te.
-O daja, hade me lexho peralat, u degjua zeri i Ajlines qe kiahte shtrenguar fort doren e tij duke e terhequr.
-Ajlin do te ikim ne shtepi sonte ne zemer, nuk do te fleme ketu nje nate tjeter ne rregull, foli Elvana.
-Ouuu jo jo do ma mali Elmela jo jo, do li me dajen shonte, insistoi serisht vogelushja xheloze per vemendjen qe nuk kishte marre sonte.
-Po sikur te te them qe daja dhe Ermela do te te dhurojne nje moter ose nje vella qe ti aq shume po kerkon, u perpoq ta bindte Elvana.
-Hmm epo mile, po neshel dua motlen mile? U hodh menjehere vogelushja dhe Krisi nisi te qeshte sa me fjalet e Ajlines aq edhe me fytyren e Ermeles.
YOU ARE READING
Mos më lësho!!!
RomanceIshte egoiste ama nuk dëshironte ta lëshonte... deshironte ta priste fundin perkrah tij!