Rrezet e diellit te asaj dite gushti perkedhenin trupat e tyre te lakuriqte qe vazhdonin te qendronin te ngjeshur persosmerisht pas njeri -tjetrit.
-Kris, tha ajo sapo hapi syte nga perkedheljet e embla te dores se tij mbi fytyren e saj.
-Mirmengjes gjumashe!
-Jam shume e lodhur, vazhdoi te fliste ajo teksa syte i mbante mbyllur per te mos ia vrare drita e forte e diellit qe lehtesisht depertonte perdet e bardha.
-Eshte ora 2 pasdite! informoi ai dhe buzeqeshi djallezisht duke pritur reagimin e saj, qe nuk vonoi...
-Cfare? Sa? Uleriti nderkoh qe shkeput menjehere nga krahet e tij e nisi te verdallisej ne dhome me trupin e lakuriqte, dhe per kete fakt u be e vetedijshme vetem kur nisi te ndjente dhimbje dhe veshtiresi nga ecejaket qe po bente.
-Se ke punen mire po vazhdove edhe ca ashtu, foli i qeshur ai duke iu referuar trupit te saj te zhveshur qe si pa te keq levizte sa andej ketej neper dhome.
-Po ti cke qe me qesh? Iu kthye atij me nje mimike nevrike qe vinte si pasoje e mpirjes qe po ndjen, e pa levizur aspak nga pozicioni i pak meparshem, sikur po ia bente per inate e ai qeshi serisht.
-Ore pse zgerdhihesh... e pyeti serisht teksa shkonte drejt jastikut te saj per ta goditur por e ndaluan duart e tije qe e terhoqen trupin e saj te zhveshur siper te tijit, me vetem mantelin e holle te carcafit qe ia ndante prekjen e lekurave te tyre, gje qe po e torturonte ne maksumum qenien e tij.
-Bonbone po me provokon, apo cfare? Pyeti ai serioz kete here e me pas filloi te puthte lekuren e bute te qafes se saj, e ajo nuk e ndaloi nuk kishte fuqi te kundershtonte aspak, te pakten jo shkrihej e tera nen prekjet e atyre buzeve.
-Kris... jam e lodhur... peshperiti ajo me ze te dobet te verteten, fizikisht ishte vertete e lodhur amam shpirterisht ishte e mbushur plot ndjenja dhe emocione te reja dhe kaq te bukura.
-E di! Eja shkojm lahemi, kerkoi ai qetesisht duke mberthyer trupin e saj ne krah e duke u nisur drejt banjos se asaj dhome.
-Kris jam... u perpoq te kundershtonte por kundershtimi i doli me i dobet kete here.
-Te lahemi thash perverse, aty te rri mendja ty eee? Ia ktheu ai dhe si kunderpergjigje mori vetem nje grusht te lehte ne krah.
E sigurt ama ishte qe ajo dite do te kalohej e gjitha ne ate dhome...
****
-Me cmende me ate liber, kritikoi ai sapo doli nga deti duke thare floket me nje peshqire dhe ajo serisht nuk reagoi fare, nuk ishte i sigurt ne e kishte vene re pranine e tij aty apo jo prandaj iu afrua dhe i terhoqi ate liber te bekuar nga duart.
-Ore... iu hakerrye ajo menjhere pa e pare se kush ia kishte terhequr librin nga duart.
-Po boll tani me kete lesh libri, nuk e ke leshuar nga dora qekur kemi dale nga dhoma, tani qe e mendoj nuk duhet te kishim dale fare! I foli ai sa qortues aq edhe provokues ne fjalet e fundit.
-Shshsh... ule zerin! U perpoq ti terhiqte vemendjen ajo dhe u ngrit me shpejtesi ti mbulonte gojen me dore e nderkoh po shikonte rreth e rrotull e turperuar.
-Po po na kenaqe tani, foli ai ne dukje i merzitur dhe i kafshoi lehte doren e saj qe vazhdonte te qendronte mbi buzet e tij.
-Auch, bertiti ajo me nje fytyre te merzitur duke e terhequr menjhere doren e saj.
-Hajde ktu tani ti, i tha ai nderkoh qe terhoqi belin e saje te zhveshur dhe e perplasi ne kraharorin e tij.
-Kris, u cmende ti, me lesho po na shohin te gjithe! qortoi me fytyren qe i ishte bere spec i kuq nga shikimet qe po merrnin nga pushuesit e tjere qe ishin prane tyre.
-Po me cmende ti 3 ore me at lesh libri ne dore, un flas ti hic... nisi te ankohej ai duke injoruar totalisht lutjet e saj per ta leshuar.
-Mire me fal qe s'te degjova se cfare the, e lash librin, do te te degjoj ty vetem me lesho! stisi shpejt e shpejt ato genjeshtrat e saj ajo por qe tjetri nuk u bind aspak.
-E kuj ia thua kto ti, mua eee? Beri nje pyetje retorike pergjigja e se ciles dihej fare mire.
Eee jam ngopur nga kto un nuk ti ha me, por qe po deshe te te leshoj mund te biem ne kompromis, i tha ai dhe uli koken per ta pare ne sy dhe desh qeshi me fytyren e saj kurioze sikur te kishte qene duke pritur per ate kompromis. Si dukej nuk e njihte fare ate perversin qe e mbante trupin e saj te shtrenguar fort pas vetes.
'Me puth tani po deshe te te leshoj!' I tha me nje seriozitet te rende, qe dukej sikur te ishte duke i thene se ishte e arrestuar, ah ky profesioni i ketyre policeve. 'E ke denim ta dishe.' Shtoi me pas por, me pak seriozse me pare.-Ah ky kompromisi yte e sikur ta dija, tha ajo e acaruar nderkoh qe perpelitej ne krahet e tij per tu liruar nga shtrengimi i tyre.
-Boll kerceve si gjel, me puth ose te putha vete kercenoi kete here ai.
-Kris mos fol kot... nisi ti thoshte ajo por me kot, buzet e tij u bashkuan me te sajat pavarsisht atyre levizjeve qe bente ajo per tu shkeputur prej tij.
-Je nje i cmendur te betohem, na flliqe ne mes te njerezve foli sa e inatosur me te aq edhe e turperuar nga te syte kurioz te te tjereve.
-Vete e ke fajin, tani do vish vete te futemi ne det apo...
-Do vij! Thuajse bertiti ajo kete here sepse duke ia njohur koken e dinte fare mire qe ndonje budallek tjeter do ta bente ,nuk e kuptonte as pse kishte dyshuar pak me pare per kete fakt kur e njihte fare mire ate.
-Per nje puthje u be kjo, ta kisha ditur te kisha puthur para 2 oresh, ia ktheu ai talles e ne kembim mori nje shikim te vrenger prej saj.
'Hajde tani nevrikja ime hajde.' Kerkoi ai i qeshur me fytyren e saj nderkoh qe e terhiqte drejt detit.-Kur do kthehemi ne? Pyeti ajo tek qendronte e mberthyer ne krahet e tij e mbuluar thuajse plotesisht nga uji pisk i ftohte i bregdetit jonian.
-Ku ne dhome, ke nisur te behesh e pangopur ta dishe nuk te mjaftuan 2 dite te mbyllur ne dhome vetem? Ia ktheu ai me nje tjeter pyetje ndonese e dinte mire se pyetja e saj konsistonte ne tjeter gje.
-Ne shtepi, ia ktheu ajo duke shkundur koken ne mosbesim nga pergjigja e tij ndonese nisi te buzeqeshe pakez.
-Ku mi, ne shtepi eee, pse? Vazhdoi serine e pyetjeve ai me vetullat e ngrysura e me gishterinjte qe lehtshem i perkedhelnin kurrizin nen uje.
-Dua te them... nisi te fliste ajo por me shume i doli si peshperime ato duart e tij nuk e lejonin te mendonte drejt.
-He ca do te thuash? E pyeti ai me nje ngerdheshje ne fytyre teksa qarte kuptonte ndikimin e prekjeve te tij ne trupin e saj te brishte.
-Dua te takoj mamin, shpalli me ne fund e ai shpertheu ne te qeshura.
-Po tallesh ti, epo femer qe te bezdiset me pranine time per nje jave e te nise e te kerkoje mamin ja ti paske qene, s'ke faj ti jo se do sqarohemi sonte. Ia ktheu ai ne dukje i indinjuar nga fjalet e saj, ama e verteta ishte se nuk deshironte kurrsesi qe ai cast i tyre i lumtur te kthehej ne merzi per te nuk i pelqeu aspak shprehia qe mori ajo ne fytyre.
-Behu serioz tani, nuk po tallem! Kerkoi e acaruar ajo por ai nuk foli per pak caste vetem e mbertheu ne perqafim dhe i perkedheli floket e lagur nga uji i kripur.
-Kur te duash ti ikim, por un e pata menduar qe te qendronim te pakten edhe 5 dite, vetem ne te dy larg te gjitheve, rehat, shprehu i sinqerte deshiren e tij ai.
-Desha te takoja mamin, kisha ditelindjen ajo e ka te drejten e botes ta takoje te bijen, e un nuk dua t'ia ndaloj pastaj edhe mua me ka marre malli shume per te...
-Un nuk do te te ndaloj kurrsesi, nuk e kam ate te drejte, por mendoj se njelloj do te ishte si te takoheshe neser e si te takoheshe pas 4 apo 5 diteve, por ti vendos sigurisht, ama dije se un ne ate shtepi te vetme nuk te coj, ai... ndaloi fjalen pasuese qe do te ishte me patjeter ofendim per babane e saj qe vertete e meritonte ama e dinte qe nje gje e tille ate do ta bente te ndihej keq sepse i mire apo i keq ai ishte babai i saj, ajo pohoi ne heshtje dhe e perqafoi.
Jam njeriu me i mire ne bote 15007 fjale te shkruajtura ketu.
Historia eshte e vazuar ne nje histori reale, keshtuqe mos me kercenoni meee😢.
Jam marre gjithe diten me shkollen sot me iku truri fare, mesimi online eshte nje deshtim sado perpiqemi ne apo petagoget.😒
✌❤
YOU ARE READING
Mos më lësho!!!
RomanceIshte egoiste ama nuk dëshironte ta lëshonte... deshironte ta priste fundin perkrah tij!