Chapter 31

908 41 13
                                    

-Nuk erdhi diteziu apo jo? -pyeti sapo shikoi vajzat te futeshin kokeulura ne deren e spitalit.

-Nuk e bindem dot, -foli njera prej tyre me buzen qe i dridhej nga te qarat.

-Ne e kemi fajin, largesia qe krijoi mes nesh prej fajit tone po e ben edhe tani te mendoj qe kishte te drejte qe ka te drejte. -vazhdoi tjetra.
-Ajo nuk duhet te jete atje, Mela jone nuk e meriton kete, -e shikonin cdo dite sesi po i tretej dhe i vuante e motra e nuk ishte pak.

-Nuk eshte faji juaj ky, -iu kthye e ema e me te drejte, nuk ishte faji i tyre qe per pjese u kishte qelluar nje baba i atij lloji.
Kishte zgjedhur te mos e shikonte te bijen, ndonese e dinte qe mund te ishin momentet e fundit qe do te kalonte prane saj.
Si ishte e mundur valle, edhe guri ne nje situate te tille donte thyhej, edhe shkembi levizte, nga cfare dreqin ishte e perbere zemra e atij burri pra?

***

-Kris pse mendon se nuk erdhi babai im sot? -pyeti teksa qendronte e mbledhur nen e perqafimit te tij, e ai pergjigje nuk diti ti jepte, mbase edhe nuk deshi ti jepte, nje pergjigje negative nuk do te ishte me e mira e mundshme ne keto momente.

-E di ca po mendoja un, -u kthye djali per te hequr vemendjen paksa nga ajo teme e ajo ngriti koken drejt tij.
-Po mendoja kujt prej nesh do ti ngjante vajza jone e madhe, -e qeshura e saj mbushi dhomen dhe shpirtin e tij qe i lumtur shikonte sesi shkelqenin syte dhe rrezelliste buzeqeshja e saj.

-Nga te vijn keto ide? -pyeti e qeshur dike u mbeshtetur serisht ne krahet e tij.

-Po si nga me vijne, un ate mendoj gjithe diten? -iu kthye serisht tjetri duke e shtreguar fort ne krahet e tij.

-Te behem mire njehere, -nje hije pesimizmi dallohej ne zerin e saj dhe ai e kuptoi shume mire por nuk do ta linte ne asnje menyre qe rrjedha e bisedes te ndryshonte.

-Po dasmen, te cili ishull e kishim vendosur edhe njehere, -u perpoq ti kthente ne mendje planet e tyre duke injoruar totalisht komentin e saj.

-Kris... -peshperiti me syte qe kishin nisur ti shkelqenin vecse nga lotet kete here.

-Varja i mendojme prap, -tha duke e mbledhur me fort nen perqafimin e tij.

-Ke folur me mjekun, cfare... cfare te ka thene? -pyeti kurioze, kurre nuk i kishin thene asgje askush per gjendjen e saj ndonese me shume te drejte se te gjithe te dinte kishte ajo.

-Jo akoma, nuk me ka thene asgje...

-Kris te lutem me premto dicka, -kerkoi me nje fytyre serioze si kurre me pare dhe ai vetem ngriu duke e pare as nuk pohoi e as nuk mohoi dhe vajza vazhdoi te fliste...

-Me premto qe un do te mesoj gjithcka rreth gjendjes sime, qofte e mire apo e keqe, -Krisi vetem ktheu koken menjeane per te bere nje shkeputje ndaj shikimit te saj serioz dhe vajza i kapi koken e ia ktheu serisht drejt vetes.

-Kris te lutem, ma premto, sot me shume se tek te gjithe tek ti kam besim, eshte e drejta ime te lutem! -kishte te drejte ne ato qe po thoshte dhe ai mire e dinte ama po i rezutonte shume e veshtire t'ia jepte ate premtim.

-Te lutem! -kerkoi serisht e djali tundi koekn ne pohim dhe vajza e perqafoi dhe puthi lehte ne faqe.

-Edhe nje gje tjeter, Dukem shume e shemtuar? -iu referua gjendjes se saj dobesimit, rratheve te nxire poshte syve dhe flokeve te pakesur.

-Ama na kenaqe tani, personin e duhur gjete ta pyesesh, un edhe kur te behesh plake shpifarruqe do te me dukesh ylle, -iu kthye ai dhe ajo sforcoi nje buzeqeshje, cdo devijim i nje bisede te papelqyeshme nxirrte shtigje te tjera edhe me te papelqyera.

-Uroj qe te behem... -nisi te fliste ajo ndersa ai e puthi fort ne koke duke e bere qe ta ndalonte fjaline qe kishte nisur.

E veshtronte me vemendje tek flinte dhe po perpiqej te bente ndryshimin qe per cudi gjate gjithe ketyre diteve  nuk kishte arritur ta bente, mollezat e ngritura sot i kishte me te rena se kurre, rrathet e zinje poshte syve e beninin me te dallueshme lodhjen ne fytyren e saje, floket e saj ishin holluar kaq shume, vertete kishte qene kaq qorr per te pare ndryshimin  apo mos ndoshta nuk kishte dashur ta verente ate ndryshim, levizi lehte doren e saj nga e tija e puthi butesisht dhe u ngrit per te dal jasht.

****
-Kris mblidhe veten, -keshilloi Elvana tek shihte gjendjen me te keqe ne te cilen e kishte pare ndonjehere te vellain.

-Nuk eshte aq e lehte o Elvane, -luante me duart ne nervozizem dhe kruante here pas here koken.

-E di zemra ime e di qe nuk eshte e lehte ama ajo ka nevoje per ty, ka nevoje per forcen tende, mbase rruga qe do te na duhet te bejme donte jete e gjate, nuk ben ta leshosh veten kaq shpejt! -kishte te drejte ajo gjendje ne te cilen ai ishte nuk do ti sillte asnje te mire as shendetit te tij.

-Pse na ndodhi keshtu ne, perse asaj, perse te vogles sime? -kishin qen pyetjet qe gjithmone ia kishin torturuar brendesine dhe asnjehere nuk i kishte nxjerre ama dot me perbrenda nuk i mbante.

-Ndonjehere jeta na vendos perballe disa sprovave te veshtira per te na dhene nje cmim ne fund te saj, mbase ajo qe do te vij per ju te dy pas kesaj veshtiresie do tju sjell vetem lumturi...

-Po sikur te mos... -nuk ia zuri goja te perfundonte me tej ate qe mensonte dhe Elvana i perkedheli lehtesisht koken.

-Do ia dilni Kris, jam e sigurt! -u perpoq ti thoshte disa fjale ngushelluese ama qe vertete i mendonte.

-E di se cfare me tha sot? -e motra ishte bere mbeshtetja me e madhe e tij keto kohe, ishte e vetmja qe dinte sesa vuante dhe sesi ndjehej ai, ishte kthyer ne 'ditarin e tij'.

-Cfare?

-Me kerkoi te dinte gjithmone gjithcka rreth gjendjes se saj, dhe un thjeshte... -shfryu rendshem.

-Nuk mendon se ajo eshte gati te mesoje gjithcka rreth gjendjes se saj, -plotesoje ajo me tej fjaline e tij dhe ai tundi koken ne pohim.
-Kris un mendoj qe pavaresisht gjithckaje, ajo e ka kete te drejte te dije rreth gjendjes se saj, ne nje fare do te ishte me mire edhe per ty do te hiqje nga shpatullat kete barren e madhe qe mban duke ia fshehur...

-Me duket sikur me shume do te vuaj, eshte kaq e vogel o Elvane, eshte... -shfryu serisht dhe uli koken i deshperuar kete here.
-Kam kaq frike nga ajo cfare mjeku do te me thote pas nje jave sa... -tjeter gje nuk diti ti thoshte, edhe ajo i frikesohej asaj pergjigjeje shume prandaj e mori te vellain ne perqafim dhe i puthi lehte koken.

-Do te kaloje zemra ime, e gjitha kjo do te kaloje dhe ju do tia dilni se bashku, mos e harro se ke shume njere perkrah teje me ne krye mua, do te jemi prane jush cdo sekond.

-E di motrushe e di qe mund te mbeshtetem tek ti, -i puthi lehte doren qe ajo i kishte mbledhur koken.

-Gjithmone! -sigurisht qe do ti behej mbeshtetje te vellait dhe Ermeles ai ishte pasuria me e madhe e saj dhe ishte e vetedijshme se Ermela ishte lumturia me i madhe e tij, prandaj do ta kishin gjithmone ne krah te dy ata.

Ndjese per vonesat, por keto jane pjese delikate dhe duhet te jeshe ne mood per ti shkruar.
Xhan-xhane nga un!

Mos më lësho!!!Where stories live. Discover now