-E pse do ikesh ti, s'do te rrije ketu kjo? -Foli me inat duke theksuar shume fjalen e fundit sikur ti tregonte se aq ishte per te e se kurre nuk do ti referohej si dicka me shume se 'kjo'.
-Kjo ka emer mama quhet Ermela e per me teper eshte e fejuara ime e keshtu nuk ta lejoj ti flasesh keshtu, -kritikoi menjhere Krisi i lodhur nga fjalet e se emes e tani me shume se kurre po bindej se vendimi qe kishte marre ishte i duhuri.
-Tani do kapemi pas fjaleve ne, njelloj eshte, -u shtir sikur te mos e kishte thene me ndonje qellim duke zbutur edhe tonin e zerit kur u ndesh me kritikat e te birit.
-E kuptoj, -tha ai aq ironik ndaj saj sa edhe konstatues me veten.
-Cfare ka pra, ti kurre nuk ke levizur prej ketu kur ishe vetem? -e pyeti serisht duke hedhur nje tjeter kunj e kete here pak me te zbutur.
-Ne jemi te rinje e sapo te fejuar kemi nevoje per privatesine tone, ashtu sic keni edhe ju per tuajen.
-Nuk kemi kerkuar hapsira apo privatesi ne te dy, -iu hakerrye duke folur edhe ne emer te te shoqit kete here.
-Mendoj se kjo eshte me e mira, -foli ai autoritar kete here si per ti thene qe po diskutonin me kot sepse vendimi ishte marre.
-Mire mor bir si ta shihni ju me te miren, foli i ati kete here jo fort i kenaqur edhe ai ama mirekuptues sidomos duke pare tensionin e se shoqes.
-Po ikim te fleme atehere ne, neser do te dalim heret, foli ai dhe u nis drejt dhomes me te qe po e ndiqte.
-U kenaqe tani eee? -Degjoi komentin e fundit nga e ema por qe me nuk u kthye te diskutonte vetem terhoqi Ermelen pas vetes dhe mbylli deren e dhomes.
-Degjo nuk je i detyruar ta besh kete... filloi te fliste menjehere ajo, ata te dy...
-Ska me vend per diskutime ketu, - i tha ai qete dhe rendshem u shtri permbysur mbi krevat.
-Mendoje edhe nje here te pakten, -kerkoi ajo dhe shkoi te ulej prane tij duke i perkedhelur floket.
-E kam menduar, -hungeriu ai pak nga prekja e saj e pak nga pergjumja.
-Ndoshta eshte me mire te rrime ketu, -u perpoq tia mbushte mendjen serisht ajo, ndersa ai e terhoqi per ta shtrire prane vetes.
-Mire mire, -ia ktheu ai si per ta mbyll ate biseden e kote qe po behej mes tyre e ajo s'foli me.
***
-Si te duket? -Pyeti pasi kishin perfunduar se shikuari ate apartament te vogel qe per shume pak kohe do te ishte i tyri.
-Eshte shume i kendshem, me pelqen, duket shume i ngrohte.
-Eshte i mobiluar ama nese deshiron mund te ndryshosh cte duash ti.
-Jo nuk e shoh te nevojshme, duket vertete bukur keshtu.
-Atehere grua e dashur, ta gezojme! -tha ai dhe i kapi doren duke ia kthyer permbys e duke i vendosur nje celes ne mes te pellembes.
-Me ty prane nuk ka shanse te ndodh e kunderta, te dua shume! I shprehu e buzeqeshur dhe iu hodh ne perqafim.
***
-Elvana! -therriti e lumtur sapo hapi deren e apartamentit te ri ku kishte nisur te jetonin.-Ckemi, zemer si je? -pershendeti sjellshem tjetra duke e perqafuar.
-Mire mire un, ti je? Po Ajlina zgjati koken per te pare pas saje, -por nuk ishte askush.
-Sot deshi te qendronte me Ledion nuk erdhi, pastaj do te te bente edhe me shume rremuje trazovacja.
-Oh harrova fare un hutaqja, hajde brenda, -e ftoi duke u larguar nga dera per ti krijuar hapsire qe te futej.
Te me falesh per rremujen, por po perpiqesha ti rregulloja neper vende...
ESTÁS LEYENDO
Mos më lësho!!!
RomanceIshte egoiste ama nuk dëshironte ta lëshonte... deshironte ta priste fundin perkrah tij!