-Uff kam shume emocione! -shprehu me ze ate qe kishte ore qe e shprehte me veprime.
-Oh zot dukesh kaq e bukur! -komentoi e mallengjyer motra e saj prej pamjes qe ajo kishte marre, ai make up i lehte, fustani i bardhe, shalli prej dantelle i bardhe i kishin dhene pamjen e nje nuseje normale.
-Kam vertete shume... kam siklet, -preku stomakun e saj dhe motrat qe po e ndihmonin nisen te qeshnin.
-Ufff, sa e veshtire qenka te martohesh! -komentoi me tej ajo me vajzat qe nuk dinin te ndalonin se qeshuri me te, duke lene pas deres se asaj dhome cdo siklet, shqetesim e ankth qe ndjenin per gjendjen shendetsore te motres se tyre qe sot duke qene ne rolin e nje nuseje po luante edhe rolin e nje njeriu fizikisht te shendetshem, ishin ne nje situate totalisht jonormale ne te cilen i duhej te silleshin sikur gjithcka te ishte normale.-Ku eshte Krisi? -pyeti pak sekonda me vone.
-Eh dil ne teme edhe ti,-ngacmoi Marina kete here dhe serisht shperthyen ne te qeshura, madje edhe ajo vete.
-Kris ku je more? -bertiti pakez duke u perpjekur te emitonte Ermelen dhe sikur te kishte qene pas dere ai u fut ne dhome i qeshur.***
Qendronin vetem ata te dy perballe njeri-tjetrit me duart e kapura dhe shikimin e pashkeputur duke bere premtimet e marteses se tyre.
-... sepse ti je bekimi me i madh i jete sime! -permbylli ai thjeshte pasi kishte shprehur bukur cdo ndjenje dhe lehte i puthi doren qe fort i mbante shtrenguar.
-Kris! -peshperiti me syte e perlotur dhe me duart qe i dridheshin ne emocion. -Te dua, te dua shume! -u hodh ne krahet e tij per ta perqafuar.
-Hmm, kam edhe dicka tjeter, -tha ai duke lene ne doren e saj dokumentin e marteses se tyre legjitime ku Ermela kishte marre edhe mbiemrin e tij.
-Jo s'eshte e mundur, -per fat te ndonje rasti te tille ne shqiperi ashtu funksionte mjaftonin disa njohje aty-ketu dhe veprime te tilla kryheshin lehtesisht e pa shume pengesa...
-Eshte e vertete kjo? -pyeti duke ngritur shikimin drejt tij kete here.
-Si thua ti zonja Aliaj? -ia ktheu ai i buzeqeshur me lumturine e saj.
-Oh zot i madh, -shkoi serishta ta perqafonte tanime edhe me fuqine me te shteruar, ishte lodhur shume sot.
-Je ti bekim ne jeten time! -peshperiti lehte fare prane veshit te tij, mbeshteti koken e saj ne supin e tij.
-Ermel... -therriti ai kur e ndjeu ate te peshonte gjithe trupin tek ai.
***
Kris... ne momentin qe po e shkruaj edhe po e therras emrin tend dhe eshte kaq i bukur, ja pse kurre nuk zgjodha te te vendosja nje pseudonim apo nje emer perkedheles sepse mbushem kur te therras keshtu... Kris, dashuria ime perjetshme!
Lumturia ime me e madhe qe mban po ashtu emrin tend...
Po ta shkruaj kete leter me gjysemzemer ama duhej, ti... ti duhet te mesosh shume gjera dhe te lutem dua te me premtosh qe pasi ta lexosh vetem nje here do ta djegesh te njejten gje qe dua ti besh edhe trupit tim pas vdekjes, te lutem mos e lexo deri ne fund nese e di qe nuk mund ta djegesh, te lutem mos, ose mendoje si deshiren time te fundit e ma ploteso, te lutem beje edhe kete here ate qe gjithmone ke bere me deshirat e mia.Te kam thene shpesh here para se te futesha ne operacion qe pas vdekjes te me harroje apo jo?
Heh, ishin nje budallaqe qesharake tek ta kerkoja sepse tani me shume se kurre jam e bindur qe kjo eshte e pamundur, prandaj dua qe tani te te kerkoj dicka tjeter shume larg asaj qe te kam kerkuar deri me tani, te lutem jeto... jeto edhe per mua, mbi te gjitha jeto per ty.
Te lutem Kris, jetoje jeten tende per te dy ne, ploteso cdo plan qe ne kishim per jeten tone, shko bej martesen ne nje ishull te braktisur, Soleil, ato pushimet pasmartese ne Dubai e gjithcka tjeter...
Mendoje sikur duke plotesuar keto deshira po me mban mua gjalle... e mos harro kurresesi te jetosh ti te krijosh endrra e dashuri te reja.
Mos harro te kapesh fort pas jetes sepse qenka shume e bukur, dhe vlera iu kuptonka shume vone vertete shume.
E di, un nga jeta ime un mora shume... ah vetem sikur ta dishe sesa shume, ndoshta prandaj edhe zoti po me merr prane vetes sepse per nje moment zgjodhi te me jepte bashke lumturine e pafunde te se gjithe jetes me te cilen nuk dije as te ngopeshe, ama un u kenaqa, u lumturova shume.Edhe un i dashuri im nuk u ngopa kurre me ty, edhe pse jam e sigurt qe njeriu nuk di te ngopet me buzeqeshjen me ngrohtesine tende e aq me pak me dashirine e pafund qe me dhe, e tani po e kuptoj qe njeriu qenka verete nje egoist i ndyre.
Mendoj se zoti me paska dashur fort mua, te kujtohet kur un te tregova pak per ate planin tim te para disa viteve ku desha te vrisja veten e palumtur dhe e pa ngopur me dashurine jeten apo gjerat e bukura qe ajo te fal, ne keto momente po kuptoj qe do te isha larguar nga kjo bote pa provuar asgje, do te isha larguar nga ndjere ngrohtesine e prekjes tende, pa u kenaqur me buzeqeshjen tende qe me zgjonte cdo mengjes, do te kisha ikur pa asgje me vete... e sot plot goj them Faleminderit zot i shijova te gjitha keto.
Me fal per cdo gje qe te kam detyruar te kalosh se fundmi por mesa duket cdo gje e bukur paska nje cmim ne kete jete, dhe jam e lumtur qe lumturia me e madhe ra mbi mua qe edhe me e lumtur e pagova un ate cmim e jo dikush tjeter.
Ajo bote ku po te le eshte mizore dhe e eger per mua qe te kisha vetem ty e pak njerez te tjere, ama ty mbrapa po te le shume shume njerez qe te duan, vetem te lutem lejoi te te qendrojne prane, edhe kete beje per mua...Kris me premto qe nje dite do ta hapesh serisht zemren tende per dike tjeter, te siguroj qe un nuk do te dal qe aty ama do te hap pak vend edhe per dike tjeter, pak ama un jam egoiste... shumeee egoiste.
Dil nga ai apartament Kris, shite bej dicka ama aty ku cdo cep te sjell mua ndermend largohu... me mjafton nje copez e zemres tende nuk dua te ta pushtoj mendjen si semundje sepse pa e kuptuar ti, un do te te shnderrohem ne nje te tille e do te te bej keq, dhe un nuk dua te te bej keq, mos me detyro.
Me fal per cdo vuajtje qe te detyrova te kalosh ama FALEMINDERIT qe ishte pjese e jetes sime i dashuri im, me fal qe nuk luftova pak me shume ama aq arme kisha e lufta mesa duket nuk ishte ne anen tone sepse te dy ne luftuam fort, un nuk isha e vetme.
Gjithcka kaluam per mua ishte nje nga endrrat me te bukura qe me jan plotesuar ama ato aq zgjasin, sapo zbardh ato shuhen me bardhesine e rrezeve te diellit.
Te kujtohen ato 'Te dua' qe te thoja cdo here para se te flija ne krahet e tu apo jo?
Ti thoja e frikesuar semos pas pak oresh nuk do te arrija me te zgjohesha e nuk do te kisha mundesine te ta shprehja por tani Po kuptoj sa pak here te kam thene se Te DUA... ama ti e di mire UN TE DUA!!!Te lutem dashuria ime ti jeto per te dy ne, un do te te pres gjithmone atje lart, vetem mos hajde shume shpejt jeto edhe pak ketu.
Pergjithmone jotja, Ermela!
Edhe 1 pjese ka mbetur.
adelajda1 ti e ke fajin pse nuk kam postuar ta dishe!😅Neser mendojjjjj se do ta postoj (kot flas edhe un se nuk postoj kurre ne kohe).
Pjeset kan gabime sa sbehen me por ne nje moment te dyte do te bej nje rregullim.
Xhan xhan nga un!❤
Shihemi ne phesen e rradhes, apo lexohemi si i bie?
YOU ARE READING
Mos më lësho!!!
RomanceIshte egoiste ama nuk dëshironte ta lëshonte... deshironte ta priste fundin perkrah tij!