-Kris ku po shkon? -mori guximi ta pyeste ajo e para pasi degjoi nje bisede te tij telefonike, toni i zerit te saj buciste me te madhe xhelozi, ishte xheloze tek e shikonte cdo nate te dilte nga shtepia i veshur e i parfumosur dhe mes tyre nuk kishte asnje shkembim fjalesh.Ai nuk i ktheu pergjigje dhe vazhdoi rrugen drejt deres sikur te mos e kishte degjuar fare, sapo ai vendosi doren mbi brave per ta hapur ajo i doli perballe duke e pare drejt e ne sy.
-Te bera nje pyetje un, -foli e acaruar nga mosperfillja e tij karshi saj, e ai serisht nuk reagoi por vetem u perpoq te hapte deren por ajo dukej me e vendosur se me pare dhe ia bllokoi kete levizje duke mbeshtetur shpatullat e saj tek dera.
-Leviz qe aty, -ishte gjithcka ai foli e nderkohe vazhdonte te mos e shihte ne sy, veprim qe ate vetem po e irritonte me tej.
-Nuk leviz pa me thene se ku po shkon ti, -vazhdoi ajo me te veten duke rritur gradualisht zerin.
-Po dal, -shpjegoi i acaruar ai nga veprimet e saj.
-Ne 12 te nates do te dalesh ti... serish? -uli paksa zerin kete here, sonte nuk deshironte ta linte te ikte nuk mund te hante veten me ato dyshime idiote qe ia kishin pushtuar mendjen edhe netet e tjera.
-Po, -iu pergjigj ai pa u zgjatur me tej.
-Me ke? -pyeti serisht me ze te ulet ajo dhe me lotet qe po i turbullonin shikimin.
-Ehaaa, -shfryu ai dhe u perpoq serisht te hapte deren po ajo serisht nuk e lejoi.
-Kris po me tradheton? -Shpalli e acaruar me veten qe nuk po mbante dot lotet dhe me te qe i fliste prere e nuk i shpjegonte asgje. Akoma nuk i kishte kaluar inati.
-Po, - iu kthye ai duke shfryre nervat sepse dicka e tille sigurisht qe nuk ishte aspak e vertete por Ermela kishte rene pre kurthit te xhelozise prandaj nuk ia pertoi nje shpulle qe ia ktheu koken ne njeren anen, e pas saj nje bresheri shpullash e grushtesh ne kraharor duke u hedhur si grifshe me nje force qe as vete nuk po e kuptonte nga po i buronte, kishte jave qe hante keq.
-Je nje ndyresire, nje qelbesire e nje i pafytyre, si ke guxim te ma pranosh ne sy pa pike turpi e droje... dhe pastaj akuzohem un si tradhetarja, - uleriti me te madhe nga nervat qe kishte me te dhe nga dhimbje qe ndjeu kur dora i goditi nje pjese metalike te bluzes qe ai mbante veshur.
-Ik ik mos te ta shoh surratin, me rafte pika qe perpiqem... -foli me inate ndaj vetes qe po tregohej aq e dobet perballe tij por kete here fajin nuk e mbaroi dot, ai i kapi me njeren dore grushin qe kishte ngritur ne ajer per te sulmuar drejt tij e me doren tjeter i kapi belin e holle...
-Mos me prek i ndyre! -cirrej ajo duke u perpjekur me kot ti shpetonte prekjes se tij ndonse realisht nuk donte aspak te shpetonte, ai shtyu butesisht trupin e saj duke e mbeshtetur ne nje cep dhe iu sul buzeve te saj i uritur kishte kohe qe nuk i shijonte e malli po bente te veten, nuk ia leshoi duart deri kur e perfshiu edhe ate ne ate puthje ku secili per shkak te acarimit po kerkonte dominancen qe ne fakt asnjeri nuk e kishte, dashuria kishte kohe qe i kishte dominuar puthjet e atyre te dyve, e ashtu pa e shkeputur aspak puthjen, as sa per te marre fryme e duke u perplasur sa ne njerin ne tjetrin cep te shtepise bene rrugen drejt krevatit te tyre... sonte kishin lene trupat te flisnin e te zgjidhnin ate qe fjalet nuk e kishin zgjidhur dot per dite me rradhe, ndonjehere veprimet e tregojne me mire se fjalet sesa shume dashuri kishte aty mes tyre.
Qendronin te perqafuar me trupat e lakuriqte duke qetesuar frymemarrjet e tyre, ajo u shkeput pakez dhe vendosi koken mbi kraharorin e tij, e ai nisi ti perkedhelte kurizin e zbuluar duke i lene here pas here puthje te vockla ne koke.
-Cfare ishte ajo qe me the pak me pare? -xhelozia po e hante perbrenda per te degjuar prej tij mohimin ndonese perkujdesja e tij gjate aktit fliste qarte.
YOU ARE READING
Mos më lësho!!!
RomanceIshte egoiste ama nuk dëshironte ta lëshonte... deshironte ta priste fundin perkrah tij!