Chapter 17

835 45 58
                                    

-Neser je ne pune serisht apo jo? Pyeti ajo e merzitur duke perkedhelur nje pjese te tatuazhit qe ndodhej ne shpatullen e tij.

-Ehe, tha ai qete duke tundur koken e sapo degjoi shfryrjen e saje qeshi.

-Pse qesh pyeti ajo duke ngritur koken e habitur nga jasteku i saj per te shquar fytyren e tij permes erresires.

-Je bere nje e pangopur, me do gjithe diten ne shtepi per vete e ke vene re? E ngacmoi ai sa me serioz mundi ama ne fund nuk i shpetoi dot nje te qeshure teksa shikonte koken e saj tek mundohej te fshehej ne jastek ne shenje turperimi.

-Me ty nuk flitet, un them nje gje ti ma nxjerre muhabetin ku do vete... foli pak me vone ajo me nje indinjim te stisur qe e beri te qeshte edhe me shume.

-Cfare nuk eshte e vertete?- pyeti ai duke zene poshte vetes trupin e saje te lakuriqte dhe nisi ta puthte pergjat kraharorit perfundimisht ai nuk dinte te ngopej.

-Un akuzohem si e pangpura ne fund, -arriti te artikulonte ajo me inate ato fjale por me shume i dolen si peshperima sepse puthjet e prekjet e tij po jepnin efektin e tyre.

-Ehe, -pohoi ai kot me siguri as qe e kishte degjuar cfare ajo i kishte thene i perhumbur ne butesine e lekures se saj duke i dhene asaj fitoren e fjaleve sepse ne ate qe po benin te dy ishin te fituar, te dy fitonin kenaqesine dashurise se njeri-tjetrit nga levizjet e trupave te tyre qe si dukej nuk dinin te ngopeshin nga njeri-tjetri...

***

'Sot do ta hashe mengjesin pa shume naze, nuk ka kundershtime. Mirmengjes gjumashe, kujdes orarin kur zgjohesh je nuse tani!' Ishte pusulla qe u ndesh sapo hapi syte dhe buzeqeshi, ishte nje i cmendur e sigurt kjo, u ngrit qe aty u be gati dhe doli jasht dhomes ku gjeti mamane e tij duke rregulluar shtepine.

-Mirmengjes tha me gjysem ze por pergjigje nuk mori, mori fryme thelle sa e acaruar aq edhe e merzitur nuk e kuptonte nga i buronte ajo urrejtje apo inat qe kishte per te, vertete menyra sesi kishte ardhur ajo ne kete shtepi nuk kishte qene me e mira ama ajo te pakten duhej te perpiqej ta njihte ate tek e fundit ishte femra qe i biri dashuronte, dicka te mire duhet te kishte me doemos.

U nis drejt kuzhines dhe u perpoq te sistemonte rremujen e bere aty, mendoi se do te ishte me mire sikur te  bente punen pa folur fare, si dukej Zanes nuk i pelqente shume muhabeti me te e ajo zgjidhte te mos e sforconte deshiren e saje... mbase ne nje moment te dyte ajo do te zgjidhte vete te fliste me te e para, te pakten uronte te ndodhte keshtu, mendimet ia nderpreu zilja e deres dhe ajo  shkoi ta hapte gje qe Zana nuk ia lejoi duke e shtyre nga dera e duke e hapur vete, do genjente nese do te thoshte qe nuk donte te qante ne keto sekonda por lotet i gellditi se bashku me lemshin qe i ishte mbledhur ne fyt nga inati e merzia.

-Moj Drita si je? -Pyeti menjhere e qeshur sikur te mos kishte qene ajo me nerva vetem pak sekonda me pare pa ndonje arsye, te pakten llogjike jo.

-Mire moj Zane mire, ti si ke qene?- Ia ktheu tjetra dhe u fut brenda menjhere duke kthyer shikimin drejt Ermeles qe me nje buzeqeshje te stisur ne fytyre e pershendeti.

-Ti je nusja moj bije? -e pyeti menjehere ajo e pritur pergjigjen e saj vazhdoi... marshalla sa e bukur qenke ju paska pjekur zoti njeri me i mire se tjetri. Te trashegoheni! -uroi serisht ajo pa ndalur te foluren per te pritur ndonje pergjigje prej saj.

-Faleminderit shume!

-Hajde ulemi, e drejtoi Zana duke i nderprere te foluren.

- Do ulem e do ta pije gjithe qef kafen nga dora e nuses sot, -foli serisht ajo embel, e Ermela serisht buzeqeshi duke tundur koken ne pohim por si duket Zana nuk u kenaq nga komenti i fundit fytyra e shtremberuar e shpjegonte qarte kete fakt.

U nis per te shkuar drejt kuzhines per te bere kafete e nderkoh arrinte te degjonte copeza nga muhabeti i tyre, e painteresuar deri kur filloi te flites per te.

-Zana, nusja qenka ylle. -u shpreh pa te keq tjetra serisht  e asaj iu ngroh zemra nga ato fjale te embla te thena pa asnje kast.

-Eh nuk dihet bukuria e ketyre jo, -ia ktheu patakt tjetra duke e ulur ne maksimum ate vajze, cti kishte bere valle?

-Po ta deshi djali ne s'kemi cfare bejme tjeter vecse ti duam si çupat tona, pastaj vajza duket e mire, per bukuri marshalla, aty te miren apo te keqen e dinte djemte tane.

-Po po ashtu eshte, po edhe ata te rinje jane shkelin ndonjehere neper derrasa te kalbura! -pra sipas saj Ermela ishte 'derrasa e kalbur' ku Kris kishte shkelur, prandaj zgjidhte te mos e pranonte, nuk kishte si te mos ndihej e pavlere, ai njeri nuk kishte limite.

-E more vesh moj, -nderroi muhabet teresisht tjetra ...do te fejohej Sara per pak dite, Sara çupa e Nazimes.A sa mu be qefi kur e degjova, eshte alamet vajze ajo.

-Eh e di e di, flori vajze eshte, e kam dashur gjithmone per Krisin tim, ajo ishte vajze per te! Foli e patakte serisht Zana sikur Ermelen te mos e ndante vetem nje mure i holle.

-Moj Zane fjale per tu thene ishte kjo, - i terhoqi menjhere vemendjen tjetra teksa ulte zerin pak ama serisht Ermela arrinte ta degjonte fare mire biseden e tyre. -Me nusen ne shtepi, jo jo nuk jan fjale qe na takojne ne keto keto, -foli me te drejte.

-Te shkuara te kaluara moj Drita, vajza do te fejohet te vete e the, pastaj ne muhabet po benim, -u perpoq te sillej sikur s'kishte thene asgje me qellim ajo por me kot.

-Eshte yt bire i fejuar njhere, pa fejohet apo nuk fejohet ajo ty s'te hyn fare ne xhep po ule zerin ose me mire mos i thuaj me keto muhabete, -perforcoi kritiken e saj te pare ajo.

Biseda e tyre u nderpre nga hyrja e Ermeles ne ate dhome me tabakane ne duar, u ndau kafenete se bashku me karamelet e llokumet dhe u ul ne nje cep per te respektuar prezencen e Drites ne ate shtepi.

-Po ti moj bije ne shkolle je? -Pyeti e drejtuar nga ajo kete here.

-Po, studioj drejtesi, - u pergjigj ajo qete pa u zgjatur shume.

-Bravo te qofte, mos e degjo asnje e mos e ler shkollen per asnje arsye, madje as tet shoq mos e degjo, e para shkolla pastaj burri, -keshilloi ajo e qeshur.

-Edhe ate te beje, te ngele mes kater rrugeve pastaj, se ne shtepine e te atit ska me vend, -erdhi komenti theres qe i mbylli gojen, e me e keqja ishte se Ermeles i dukej sikur te kishte thene te verteten ne ate fjale te vjellura si vrer mbi te.

-Me falni mua po shkoj ne kuzhine, - tha shpejt e shpejt e u zhduk qe aty me lotet qe i mbuluan fytyren.

-Edhe un po iki se u vonova edhe e kam lene mbesen vetem, - u shfajsua ajo per tu larguar qe aty, nuk komentoi me asnje qortim kundrejt Zanes madje edhe prania e saj aty iu duk e tepert kur degjoi ato fjale.

***
U fut ne dhomen e gjumit pasi kishte pershendetur Driten dhe shpertheu ne te qara, nuk e kuptonte cfare kishte qe nuk shkonte, nuk e kuptonte pse nena e tij gjente apo krijonte cdo situate per ta ulur e ofenduar ate, nuk kuptonte cfare ishte ajo e keqe e madhe qe shikonte tek ajo.

Si do te kalonte jeten duke jetuar me nje njeri te tille valle, sepse kurrsesi nuk do te zgjidhte ta ndante Krisin nga familja e tij me mire zgjidhte te bente nje sy qorr e nje vesh shurdh nga ofendimeve te saj... por vone do te kuptonte se po te gabonte, se po bente zgjedhjen e gabuar duke qendruar aty... ajo duhej te vraponte larg qe aty nese deshironte te shpetonte dashurine e mardhenien e saj, por ajo do ta kuptonte vone shume vone kete fakt... do te lejonte te tjeret qe te vendosnin per te, serisht!

Aq ma kan care koken petagoget sot me budallalliqet qe kerkojne saaa me erdhi frymezim, pjesa ishte me e gjate por e shkurtova pak me vone do hedh tjetren. Jan cik te merzitshme keto por duhen per te kapur fillin e ca gjerave pastaj.
Perqaputhje per te gjitha!❤🌹

Mos më lësho!!!Where stories live. Discover now