Chapter 33

696 40 7
                                    

-Kris ku ishe, te kam pritur gjithe diten?! -me nje ze qortues u drejtua drejt tij sapo ai u fut ne dhome, ne keto momente i ishte vertete falenderues Irenes qe e kishte bere te kthjellohej si dreqin mund te mos viheshin re ato sy qe shikonin cdo hapje dere aq shpresplote ne pritje te tij.

-Erdha bukuroshe! -shkoi prane saj duke e perkedhelur sic gjithmone bente dhe ajo u shkeput menjehere nga perqafimi i se emes per tu hedhur ne krahet e tij.

-Un po dal pak! -njoftoi mamaja e saj duke ecur drejt deres per ti lene vetem.

-Mendova se nuk do te vije fare, -foli sa kritikuese aq edhe e merzitur fill pasi e ema kishte dale qe aty.

-Cfare, po un vij cdo dite! -u mbrojt tjetri tek i puthte lehte koken i penguar nga copa e kuqe e shamise qe fshihte floket e saj prej pak kohesh.

-Mos ndoshta jam un ajo qe ta ndjej mungesen dhe ndihem sikur koha qe po kaloj me ty eshte shume e shkurter, -ne te vertete ishte ai qe qendronte vetem pak aty ose me mire theni qendronte aq sa mumdte perballonte rolin e te fortit e koheve te fundit kishte filluar te pesonte renje ne kete rezistence.

-Po e mar si kritike kete, -foli ai pas pak e ajo qeshi pakez.

-Jo mos e merr... ose- ose merre keshtu ndoshta te kam gjithe diten ketu, -ishte shaka por per te po tingellonte kaq e hidhur ne keto momente sa vetem si e tille nuk mund te perceptohej.
'Dolen analizat e mia sot.' -hapi vete ajo ate bisede per te cilen ai e kishte kaq te veshtire vetem te mendonte...

-Ehe, -pohoi duke gelltitur ate lemshin qe i ishte formuar ne fyt.

-Do te me tregosh? -pyeti kete here duke ngritur koken ne drejtim te fytyres se tij por pa u shkeputur nga ai gjysem perqafim qe kishin.

-Te premtova! -nuk e kuptoi a u degjua apo jo aq i ulet doli zeri i tij dhe ajo me nuk foli vetem mbeshteti serisht koken ne kraharorin e tij e ne qetesi priti ta degjonte...

-Mjeku... doktori sot me tha se... eee se... do te te transferojme ne nje spital ne Greqi, nga ku mund te gjendet me lehtesisht edhe nje donator per te ku kushtet per mjekim do te jene me te mira se ketu, -shfryu ne fund kur mbaroi se treguari se cfare do te ndodhte duke e zbukuruar plotesisht situaten e dike mos iu pergjigjur drejtperdrejt pyetjes se saj.

-Po analizat kerkoi serisht, -pas pak minutash heshtje.

-Nuk ka shume... nuk... nuk ka shume permiresime, aq sa pritej... -nderpreu me aq duke mos ditur cte thoshte me shume por nga ajo nuk mori asnje pergjigje me ze, uli pak koken si per te kerkuar nje reagim nga fytyra e saj por edhe aty asgje. Nuk e kishte menduar se me keq do te ishte nje mos reagim sesa nje reagim i keq por i pritshem.

-Nuk do te thuash asgje? -ngacmoi duke pritur dicka prej saj... serisht.

-Jo! -u pergjigj shkurt por jo ftohte, u pergjigj si normalisht dhe kjo gje Krisit nuk i pelqeu, ndermend i erdhi ideja se ndjeu njefare 'zhgenjimi' ndaj asaj qe degjoi krahasuar se cfare ai ishte pergatitur te degjonte.

-Bonbon, nuk me pelqen kjo! -shprehu hapur se nuk i pelqente kjo ndrydhje qe ajo po i bente ndjenjave te saj ne kete moment.

-Cfare? -pyeti po aq qete ajo duke mos u kuptuar ne nuk po kuptonte vertete apo po shtirej mire.

-Nuk dua qe te fshehesh prej meje ate qe ndjen apo mendon, -u tregua i hapur kete here.

-C'do te thuash? -ajo qetesi ishte e frikshme e kishte kuptuar ajo valle qe ishte disa hapa me prane se keqes apo cfare?

-Ermela, -vendosi gishte tregues dhe ate te mesit ne mjekren e saj per te barazuar shikimin e saj me te tijin, - nuk ke pse qendron e ngurte, un vertete te dua te forte, te forte te luftosh per veten, per mua... per ne, per te ardhmen tone. Por, kjo ngurtesia jote perballe kesaj qe sapo thash nuk me pelqen aspak, me frikeson, ndej sikur nuk ke besim tek un as aq sa per te shprehur ate qe mbase ju rezervohesh te tjereve per tu thene.

-Kris...-peshperiti pa ia ndare shikimin asnje sekond, -deshiron te dish se cfare dua te them un tani... -ai menjehere pohoi me koke pa bere ze ne menyre qe te mos e nderpriste, -un dua te te kerkoj te te kem ne krah cdo sekond, nuk dua te me leshosh -ktheu shikimin nga duart e tyre te ndethurura me njera-tjetren dhe butesisht vazhdoi te fliste -... deri ne fund!

Cfare dreqin ishte kjo tani? Nje dorezim i saj kundrejt fatit, apo nje kerkese tejet normale e saj kundrejt tij per tu siguruar qe do ta kishte prane vetes kurdohere dhe te ishte e qete ne pritje te...

-Bonbon ne cfare momenti e ke dyshuar se un mund te te leshoj? -pyeti duke nderprere ato mendime te kota qe e pushtuan.

-Asnjehere, vetem thash te vetmen gje qe mendova tani, -u shfajsua per fjalet e saj dhe vendosi koken butesin ne kraharorin e tij.
'Zemra jote rreh kaq bukur, si nje melodi!' -shprehu pas pak castes e ai stisi nje buzeqeshje, gjithcka dukej si nje fund...

-Po prisja nje rreh per ty una, -u llastua kur ai nuk foli.

-Ti e di mire kete! -vajza buzeqeshi nga ajo pergjigje.

-Jam shume e shemtuar? -pyeti kurioze per nje pergjigje duke iu referuar pamjes se saj.

-Je shpirti me i bukur qe njoh dhe kjo ktu, -vendosi gishtin ne zemren e saj, -me jep lumturine me te madhe qe me ka bere te burgosurin e saj, nuk e merr me mend sa e bukur eshte aty! -pamja e saj e jashte ishte e bukur ama perpara shpirtit e zemres se saj ishte pak gje.

-Ah sa shume te dashuroj! -i tha me ze te larte duke bashkuar buzet e saj me te tijat.

'E sa shum nevoje kam per kohe, me shume kohe qe te te shijoj... nuk jam ngopur akoma me ty!' -ishte mendimi qe deshiroi  tia thoshte me ze te larta qekur mori vesh rezultatin, ama zgjodhi ta treste ne ato levzje te embla buzesh.

Mos më lësho!!!Where stories live. Discover now