Ishin ulur te katert perreth tryezes dhe ne qetesi po hanin darken, me sakte te tjeret po hanin ajo thjeshte i kishte ngulur shikim ushqimit dhe vetem luante lugen ne te.
-Si shkoi? U degjua zeri i babait te tij te fliste kete here.
-Jo aq mire, qe pergjigja e vetme qe dha Krisi pasi kishte marre fryme thelle, e pas kesaj pergjigjeje pllakosi heshja ne ate dhome ku degjohej vetem zhurma e luges qe perplasej me pjaten.
-Sdonte mend, foli e ema e tij kete here qe si dukej e bente kastile por Krisi ne perpjekje per te mos e renduar situaten nuk foli.
-Deshironi qe te shkojme serisht ne? pyeti serioz serisht babai i tij.
-Ku do shkosh mor burr prap ti, kur nuk ka rregulluar e bija gje ca do besh ti? Erdhi serisht komenti i pavende i Zanes e cila perpiqej si e si ta nxirrte ate fajtoren e situates. Askush nuk foli per pak ndersa Ermela fshiu menjehere lotet qe kishin filluar ti pushtonin fytyren.
-Po po mama, bjeri fyellit po me nje brime ti. Komentoi i acaruar Krisi kundrejt se emes qe nuk po i maste aspak fjalet qe po nxirrte nga goja.
-Pse nuk kam te drejte un? Pyeti e acaruar nga pergjigja e te birit .
-Boll grua, iu pergjigj i shoqi kete here duke i hedhur nje shikim qe e paralejmeronte te mos vazhdonte.
-Nejse vazhdoni ju ne po dalim, foli Krisi teksa ngrihej dhe terhiqte doren e saj pas vetes, dhe me nje 'Ju befte mire!' u larguan qe aty.
-E shikon more ca mi ka bere cunit ajo, lolo lolo ma ka bere,fliste e acaruar nga veprimi i te birit Zana qe si dukej shume nuk i pelqeu e si gjithmone deshironte ta fajsonte ate per gjithcka, do te na e largoje cunin mos me thencin Zana mua ne s'do ajo te na e largoje.I shoqi vetem ndiqte me shikim e mosbesues levizjet e saj te acaruara neper dhome.
-Keshtu sic e ke nisur ti moj grua, zere se e ke larguar djalin, po veri gishtin koken e therriti mendjes sa je ne kohe, foli qete te verteten ai.
-Ore Flamur po nuk e sheh... filloi serisht ajo por ai s'kishte me durim per budallalleqet e saj.
-Un e shoh po hapi ti syte, vajza nuk te ka asnje faj, mos i hyr kot ne hak.
-E kush i paska fajet un? Pyeti ajo me nje ze te indinjuar kete here.
-Ti nuk le rast pa e ngacmuar te gjoren e ajo as edhe nje fjale nuk flet, sipas teje kush eshte fajtore? Por pergjigje prej saj nuk mori.
***
-Boll e shikove ashtu, pastaj ti vdes per petulla pse nuk po i ha? E qortoi disi Kristi ate qe vetem i kishte ngulur syte pjates qe kishte perpara duke u perhumbur ne te.-O Kris a jam njeri i keq un? Foli me ne fund nga hici ajo duke injoruar teresisht qortimin e tij qe nga perhumbja mund edhe te mos e kishte degjuar fare, e ai qeshi ne siklet nga serioziteti i fytyres se saj qe priste nje pergjigje, e dinte mire se kush ia kishte fajin qe po i bente ate pyetje.
-Ti eee, upupu u hodh menjhere si plake e keqe duke ngritur duart lart per ti thene larg prej teje.
-Kris nuk po tallem, shfryu ajo serisht e merzitur nga reagimi i tij aspak serioz.
-Pse un po? Ia ktheu edhe ai me serioz kete here dhe do perpiqej te luante asin e tij nen menge qe si me magji ia mbyllte gojen.
-Po, tha ajo serisht e merzitur the ktheu fytyren ne anen tjeter.
-Jo jo tani meqe me pyete merr pergjigjen, 'ca me pyete ti a je e keqe?' perseriti ai serisht pyetjen dhe kur fitoi plotesisht vemendjen e saj filloi te derdelliste gjera qe e dinte se nuk e nxirrnin kurre te humbur.
Epo un jam bere 26 vjec e nuk mbaj mend qe ne jeten time nje femer te me refuzoje 100 here, aq sa te me beje edhe te dyshoj edhe ne vete, po ti eee jo 100 po 200 here m'ke refuzu me rob me te keq se ti ne jete s'paskam qene mpleks po hajt s'ke ca i ben kismetit foli me nje seriozitet te rralle ne fytyre aq sa e beri ate te shkulej nga te qeshurat, ja pse i plaste perher keto budalliqe sepse perhumbej kur shikonte sesi ajo mezi merrte fryme nga te qeshurat qe i vinin nga shpirti.-O Krisi po te pyesja seriozisht, vazhdoje te kembengulte ne te veten pasi kishte marre veten nga te qeshurat.
-E po po, qesh iher ti pastaj pyet prap, i tha ai teksa kapi nje nga petullat dhe ia ngjeshi ne goje.
-Pse me urren aq shume mamaja jote mua? Plasi ajo pyetje e vertete qe e mundonte, dhe ai ngeli per pak, po tani c'ti thoshte.
-S'eshte se te urren jo... mori fryme thelle dhe kroi koken ne siklet, e nga ajo mori vetem nje shikim mosbesues ne kembim, thjeshte eshte tip qe ka pak veshtiresi te perballoje ndryshimet e shpejta permblodhi me nje fjali gjysmeshfajsimi per te emen pergjigjen qe ajo kerkonte.
-Pra ajo nje dite edhe mund te me doje? pyeti ne entuziazem ajo por ai nje pergjigje te mirefillte s'diti ti jap prandaj ia ktheu me batute.
-Pse s'te mjafton dashuria ime ty po do te te gjithe botes? Nderkoh kapi koken e saj dhe i shpupuriti floket.
-Ishalla zoti e ka mbledhur dashurine e te gjitheve per mua tek ti, foli ajo trishte duke mbeshtetur koken ne kraharori e tij e priti qe duart e tij te vazhdonin ti ledhatonin koken.
Mbase ne kushte normale nuk do tia kishte thene kurre dicka te tille sepse te tilla fjale kishin peshe te madhe, ama ne keto momente aq vetem ndihej sa vertete lutej per nje gje te tille te ishte e gjithe dashuria e botes e mbledhur tek ai qe aq fort e dashuronte dhe besonte. Nese per asgje nuk kishte qene e sigurt ne jeten e saje per dashurine qe ndjente per te ishte shume, e ai nuk nguronte tia provonte dita- dites qe e meritonte plotesisht besimin e dashurine e saje.-Mos u bej budallaqe ti e di mire qe ka plot njerez te tjere qe te duan fort!
U perpoq ti mbushte mendjen ai i merzitur nga komenti i fundit i saj, qe per fat te keq rezultonte te ishte i vertete.Ne keto momente me shume se kurre ajo ishte vetem pa dashurine apo mbeshtejen e nje familjeje, pa perkedheljet e nje nene apo babaj, pa mbesheshtejen e nje motre a vellai, pa pa askend perpos tij, pa askend qe nuk ishte ai, prandaj e gjora uronte me zemer qe dashuria e njerezve te saj te gjakut te ishte e gjitha e mbledhur tek Krisi sepse nese edhe ai nje dite e linte te vetme atehere vertete do te ishte e vetme ne kete bote te eger, pa dashurine e askujt, sepse mire e dinte se askush perpos tij nuk ta donte e as nuk do ta vleresonte ate, mire e dinte se nese vinte ajo dite do te mbetej pa mbeshtetje, perkedhelje e dashuri. Lutej me shpirte qe dashuria e tyre vetem te rritej e ajo pa te te mos ngelte sepse vend per nje tjeter Kris ne zemren e saj nuk do te mund te hapte, jo kur mire e dinte se ai ia kishte pushtuar plotesisht ate.
'Zot mos me ler te vetme!' peshperiti e zhytur ne kraharorin e tij.E mbajta fjalen thoni cte doni.
He si ju duken kta te dy?
Keni ndonje mendim se cdo te ndodhe?
YOU ARE READING
Mos më lësho!!!
RomanceIshte egoiste ama nuk dëshironte ta lëshonte... deshironte ta priste fundin perkrah tij!