U futen ne dhome dhe mbyllen deren, ajo mbeti ne mes te dhomes e ngrire.
Po tani! Ajo mbante unazen e tij ne gisht ata ishin fejuar tanime, cfare do te bente ai valle,a do ta pyeste ate ne ishte gati ta hidhnin nje hap tjeter ne mardhenien e tyre?
-Do shkosh te lahesh ti para, apo te shkoj un e nxorri nga mendimet ai dhe i mblodhi belin me njeren dore dhe zhyti koken ne qafen e saj e filloi te linte puthje te vocka aty.
-Sh... shko ti s'ka problem foli me ne fund ajo me zerin qe i dridhej e nuk e kuptonte ne e kishte nga emocionet apo nga frika.
-Ne rregull, peshperiti ai duke i puthur lehte faqen dhe u nis ne drejtim te banjos.
Shfryu lehte dhe u ul ne fund te krevatit duke zgjidhur sandalet qe si per inat po e siklerosnin edhe me shume. Ndejti aty duke pritur nervoze qe ai te dilte nga dushi, degjoi kercitjen e celesit edhe instiktivisht u ngrit ne kembe, sapo ai doli ajo hodhi shikimin drejt tij, deshironte te kuptonte dicka nga ai shikim, ndiqte e perqendruar levizjet e tij dhe kur ai po afrohej prane saj u gelldit me veshtiresi dhe po perpiqej te qetesonte frymemarrjen qe kishte dale nga ritmi i saj normal,ai vendosi doren ne belin e saj dhe nisi ti puthte i uritur buzet e saj te plota te cilat te lyera me nje buzkuq te roze te lehte ashtu beheshin edhe me te deshirueshme e te ftonin ne mekat, e ajo sigurisht ia ktheu puthjen nuk ishte gje e re fakti qe atyre buzeve dot nuk i rezistonte.
U shkeputen per te marre fryme dhe me zerin qe i nderpritej nga uljet dhe ngritjet e kraharorit ai foli 'U permbajta mjaftueshem perpara njerezve e qefin per mos te ta prishur buzkuqin perpara mbremjes ta plotesova mos mu llasto kot tani'. perfundoi me frymemarrjen me te qete se me pare.U shkeput nga krahet e tij dhe vrapo drejt banjos, por zeri i tij teksa i thoshte 'Prit' e ndaloi menjehere, u kthye drejt tij e hutuar me mendjen qe s'dinte se nga po fluturonte, edhe aty ku nuk duhej madje, nderkoh ai u afrua prane saj dhe e ktheu me kurriz nga vetja, dergoi duart te zinxhiri i fustanit te saj dhe filloje ta ulte poshte ate teksa butesisht prekte lekuren e saje me gishtin e madh te dores se tij, buzeqeshi pak kur shikoi sesi dridhe dhe reagonte ajo nga prekja e tij, i puthi lehte supin e zhveshur dhe lehtesisht i peshperiti prane veshit 'Shko lahu dhe qetesohu tani!' ajo vrapoi per tu larguar e ai qeshi me veten, situata e tyre sa vinte e kthehej me komike, ai nje i poshter qe 'perfitonte' nga pafajsia e saj e ajo nje frikacake qe dridhej sapo ai afronte duart tek ajo.
U fut ne banje edhe rrahjet e zemres se saj nuk kishin te qetesuar, dukej sikur do ti dilte nga kraharori aq fort perplasej me te, e buzeqeshur kapi rripat e holle te fustanit te saj dhe i uli poshte dule e lene ate cope ti reshqiste ne trup e buzeqeshi duke kujtuar situaten e pak meparshme, hapi ujin e ftohte dhe e la ti pikon ne trup e ta qetesonte pakez.
Doli nga dushi duke kritikuar 1001 here veten se perse kishte harruar te blinte rroba per te fjetur, dukej sikur me bluzat e tij po perpiqej ta provokonte ate dhe kjo ishte gjeja e fundit qe ajo donte te bente, levizi me hapa te lehte neper dhome kur vereu se ai i kishte syte mbyllur dhe shkoi drejt dollapit te tij ne kerkim te ndonje pale tutave, qe si per dreq edhe ato ishin zhdukur.
-Cfare po kerkon? pyeti Krisi duke u kthye drejt saj menjehere.
-Nje pale tuta, u pergjigj si e zene ne faj ajo.
Nuk e dinte nese e kishte pare ndonjehere me seksi se sonte, ku me fytyren e saj engjellore te pastruar nga make up-i i tepert, floket e qulleta te kaluara me nje ane dhe si per ta torturuar me teper ne trup mbante veshur vetem nje bluze te tije te holle qe i vinte deri ne gjunje po arrinte ta linte pa mend.
-Leri nuk ke cfare i do, i foli ai pasi mori fryme thelle.
-Kam ftohte, u perpoq ta bindte ajo edhe ate per kerkesen qe kishte.
-Hajde se te mbaj un ngrohte, i tha ai pa nota ngacmimi duke mos i lene me mundesi tjeter vecse te shkonte te shtrihej prane tij.
Hapi jorganin me te cilin ishte mbuluar Krisi dhe vereu qe ai qendronte veshur vetem me nje pale tuta te zeza nderkoh qe ne pjesen e siperme nuk kishte veshur asgje, mbylli syte duke i shtrenguar fort dhe u fut ne shtrat duke u perpjekur qe te qendronte sa me ne cep te tij, veprim qe nuk e lejoi dora e tij e cila u vendos ne belin e saj dhe lehtesisht e terhoqi duke e perplasur ne kraharorin e tij, i mori ere flokeve te saj dhe ndjente sesi ajo po dridhej.
-Perse dridhesh? e pyeti prane veshit i qete.
-Un... nuk... un... kam ftohte arriti te nxirrte rremujshem ato fjale qe me keq e kishin prishur punen.
-Afrohu pra te te ngroh foli serisht ai duke e shtrenguar me shume prane vetes.
Serisht nuk tentoi asgje kundrejt saj, madje - madje as doren nuk e levizi nga mberthimi qe i kishte bere ne bel ndonese tani ajo mbante ne gisht unazen e tij... ai serisht po rrespektonte deshiren e saje pavaresisht se demonet e tij mashkullore po cmendeshin per trupin e brishte qe po mbante te mberthyer nen perqafim.
Po tregohej nje mashkull i vertete kundrejt femres se tij duke mos tentua asgje me te teksa shikonte qe ajo nuk ishte gati per prekjen e tij, e pa e kuptuar edhe vete ndoshta asaj po i falte shume me shume siguri.
YOU ARE READING
Mos më lësho!!!
RomanceIshte egoiste ama nuk dëshironte ta lëshonte... deshironte ta priste fundin perkrah tij!